Panorama (Albania)

COVID-19, më pak se 3% e popullatës e infektuar

-

Më pak se 3 për qind e popullatës ne vendin tonë ka kaluar COVID-19. Të paktën kjo është panorama që na vjen nga shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësi­së. Referuar pasqyrës së të dhënave, në vendin tonë janë regjistrua­r 69,238 persona me koronaviru­s që prej fillimit të pandemisë. Peshën më të madhe të rasteve e mban Tirana. Lidhur me situatën në 24 orët e kaluara, nga më shumë se 3300 testime të kryera janë konfirmuar 670 persona të infektuar. “Janë kryer 3331 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 670 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 262 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 27 në Durrës, 25 në Fier, nga 23 raste në Lezhë, Vlorë, 21 në Krujë, 16 në Berat, 15 në Lushnje, 14 në Kavajë, 13 në Shkodër, nga 12 raste në Sarandë, Dibër, Himarë, nga 11 raste në Kurbin, Mat, nga 10 raste në Korçë, Kukës, Cerrik, nga 9 raste në Kamëz, Gjirokastë­r, nga 8 raste në Librazhd, Delvinë, nga 7 raste në Prrenjas, Shijak, 6 në Peqin, nga 5 raste në Mallakastë­r, Ura Vajgurore, Divjakë, Gramsh, Kuçovë, nga 4 raste në Pogradec, Tepelenë, Roskovec, nga 3 raste në Mirditë, Skrapar, Vorë, Patos, nga 2 raste në Memaliaj, Poliçan, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Përmet, Kolonjë, Klos, Dropull, Konispol. Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41,969 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Ndërkohë në harkun e 10 muajve, numri i personave që kanë humbur betejën me sëmundjen ka shkuar në 1291. Të mërkurën janë raportuar 4 humbje jete, në mesin e të cilëve edhe një 37-vjeçare. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë nga Tirana, Fieri, Kavaja dhe Mati, të moshave 37-77 vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen”. Lidhur me situatën në spital, vijon të paraqitet e qëndrueshm­e. Aktualisht sipas Ministrisë, në 4 spitalet COVID, po trajtohen 279 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania