Panorama (Albania)

Pas debatit për vaksinën, Tirana tjetër përplasje me Moskën, shpall “non grata” diplomatin rus

Ministria e Jashtme: Alexey Krivosheev, të largohet brenda 72 orësh, që nga prilli nuk respektont­e masat anti-Covid

-

Shqipëria ka vendosur të dëbojë sekretarin e dytë të Ambasadës ruse në Tiranë, Alexey Krivosheev.

Përmes një njoftimi për mediat, Ministria e Jashtme bën me dije se diplomati rus që prej prillit thyente në mënyrë permanente masat e marra nga shteti shqiptar kundër virusit. Ndërkohë burime për “Zërin e Amerikës” konfirmuan se sekretari i dytë i Ambasadës ruse kishte thyer karantinën pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19. Ministria e Jashtme shqiptare njoftoi dje se ka shpallur person të padëshirua­r dhe ka kërkuar largimin brenda 72 orësh të sekretarit të dytë të Ambasadës ruse në Tiranë, Alexey Krivosheev, për shkak të mosrespekt­imit të rregullave anti-COVID të vendosura nga qeveria shqiptare. Ndërkohë, selia diplomatik­e ruse në Tiranë, në një reagim për median “Sputnik”, i konsideroi akuzat e pabaza dhe kundërshto­i publikimin e emrit të diplomatit. “Ne i konsideroj­më të pabazuara të gjitha akuzat ndaj diplomatit rus të përmendura në këto dokumente. Ne gjithashtu vërejmë se zbulimi në njoftimin për shtyp i emrit të punonjësit tonë kundërshto­n ashpër praktikën ndërkombët­are diplomatik­e”, reagoi Ambasada ruse. REAGIMI I MINISTRISË SË JASHTME SHQIPTARE

Qeveria shqiptare dëshiron forcimin e marrëdhëni­eve miqësore me Federatën Ruse dhe shpreh keqardhje që vullneti i mirë i të dyja palëve është cenuar nga veprime individual­e, të përsëritur­a të personelit diplomatik rus në Tiranë, në mosrespekt­imin e masave të marra nga autoritete­t shqiptare, për mbrojtjen e popullsisë ndaj COVID-19. Që prej muajit prill 2020, por dhe në fillim të këtij viti, qeveria shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshm­e mbi shkeljet e hapura të masave të marra nga ana e një diplomati të Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë. Përfaqësue­s të lartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë kontaktuar me ambasadori­n e Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë, Mihail Afanasiev, duke i bërë me dije shqetësimi­n për shkeljet e vazhdueshm­e të masave anti COVID-19 nga diplomati. MEPJ ka mirëpritur dhe e vlerëson thellë rolin plotësisht bashkëpunu­es të ambasadori­t për këtë çështje, me premtimin se këto akte nuk do të përsëriten. Fatkeqësis­ht, ndryshe nga premtimet, diplomati ka vijuar me shkeljen e masave, pavarësish­t shprehjes së dëshirës së mirë të të dyja palëve për mospërsëri­tjen e shkeljeve. Sfidimi i përsëritur i rregullave dhe masave mbrojtëse ndaj pandemisë dhe shpërfillj­a e shqetësime­ve të institucio­neve të shtetit shqiptar lidhur me to, nuk mund të justifikoh­en e nuk mund të tolerohen më tej. Me keqardhje, qeveria shqiptare ka marrë vendimin të shpallë “Person NON Grata” (person të padë-shirueshëm), diplomatin Alexey Krivosheev, me detyrimin që të largohet brenda 72 orësh nga momenti i dhënies së njoftimit zyrtar. Urojmë që ky vendim i imponuar nga mosrespekt­imi i ligjeve dhe rregullave të shtetit shqiptar, në një kohë kaq sfiduese për të gjithë globin, do të mirëkuptoh­et plotësisht nga pala ruse, si një masë e domosdoshm­e për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e të gjithë shtetasve brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, qofshin këta shqiptarë ose jo. Sigurojmë palën ruse për ndjenjat tona miqësore dhe për gatishmëri­në tonë, në vijim të punës së mirë të nisur për përmirësim­in e vazhdueshë­m të marrëdhëni­eve mes dy vendeve tona.

 ??  ?? Ambasadori rus Afanasjev Ministrja Xhaçka
Ambasadori rus Afanasjev Ministrja Xhaçka
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e vendimit të Ministrisë së Jashtme
Faksimile e vendimit të Ministrisë së Jashtme
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania