Panorama (Albania)

A mund të besojmë te zgjedhjet kur s’ka llogaridhë­nie?

- AGIM BAÇI

Përvoja na kujton një të vërtetë të rëndësishm­e,...

që qeveria e përgjegjsh­me nuk vjen vetëm përmes zgjedhjeve. Ajo vjen së pari përmes respektit të ligjit, përmes shpirtit publik dhe përmes një kulture rrëfimi e pendimi”, shprehet filozofi dhe esteti politik Roger Scruton, teksa gjykon lidhur me qeverisjet e fillimshek­ullit 21, sidomos në vendet postkomuni­ste. Por çfarë po ndodh realisht me Shqipërinë? A duhet të besojnë qytetarët se zbatohet ligji në Shqipëri dhe se qeveria është inkurajues­e që qytetarët të fitojnë të drejtën e tyre? A funksionon në Shqipëri shpirti publik dhe rrëfimi e pendimi? Trashëgimi­a e kulturës komuniste la pas në Shqipëri një kulturë të qartë bindjeje dhe sjelljeje asociale, dehumane, ku tjetri shihej si kundërshta­r. Kjo kulturë duket se u shfrytëzua nga politika, edhe pas rënies së komunizmit për të shmangur shpirtin publik në debatin mbi të përbashkët­ën, për të shmangur atë shpirt publik që e shikon shoqërinë si një sferë të rëndësishm­e ku duhet kërkuar dialogu dhe ngritja e urave të marrëveshj­es me fqinjin, kolegun, e pa dyshim edhe kundërshta­rin. Shumica e udhëheqësv­e të derisotëm, të edukuar në komunizëm apo të ardhur nga ai oborr, bënë gjithçka brenda të njëjtit model dehuman e asocial, duke shmangur kështu jo vetëm zbatimin e ligjit, por sidomos rrëfimin dhe pendimin për atë që u bë keq, që nuk u arrit të zbatohej, edhe ajo që nuk kanë mundur të bëjnë mund të ketë qenë premtimi, mbi të cilin kanë marrë votat për të udhëhequr. Ndoshta, pakkush e ka besuar se ajo kulturë do të kishte aq shumë adhurues edhe pas shumë vitesh nga rënia e diktaturës. Janë adhurues, të cilët, për shkak të frikës nga liria, nga përgjegjës­ia individual­e në liri, i mbetën përgjithës­isht besnik modelit të vjetër nën diktaturë, ku preferohet që dikush tjetër të na drejtojë jetën tonë, edhe kur nuk ka asnjë sens llogaridhë­nie nga ata që kanë marrë votën. P.sh., Kryeminist­ri Rama, në vend që të lejojë hetimin për vartësit e tij apo për vendimet që merr me votat e kabinetit të tij apo të Kuvendit, zgjedh të sulmojë këdo që mendon ndryshe, duke zbehur kështu edhe mrekullinë e demokracis­ë, që qëndron pikërisht tek ekzistenca e mendimit ndryshe, që e ka fuqinë te ruajtja e njeriut që guxon të mos përshtatet për mbijetesë me turmën, por që arrin të thotë me zë të lartë atë që beson se është e drejtë për lirinë dhe dinjitetin e tij. Po ashtu, z. Rama ka preferuar prej shumë kohësh që në publik të komunikojë vetëm me “të vërtetat e ERTV-së” dhe ku askush nuk ka akses të nxjerrë ndonjë version tjetër, veç atij që i pëlqen shefit të qeverisë. Edhe nëse ka investigim­e me argumente nga media, si në rastin e investigim­it nga BIRN për mosjustifi­kimin e pasurive të ministrave apo për tenderët në kohë pandemie, ku përfshihet edhe blerja e vaksinave, sërish Kryeminist­ri jo vetëm që nuk rrëfeu, por edhe sulmoi ata, të cilët guxuan të ngrenë pyetje lidhur këto hetime. Një lloj i tillë politikani nuk premton asnjë shans për pendim ndaj asaj që bën keq pasi, zakonisht, një politikan që nuk zbaton ligjin dhe që nuk pendohet për veprimet e tij, funksionon me konceptin e “pronarit kombëtar” dhe ndihet padron i jetës së atyre që e kanë votuar dhe jo shërbëtor i tyre. Pra, a mund t’i besojmë ne zgjedhjet pa një proces të paraprirë nga besimi dhe llogaridhë­nie nga qeveria? Kjo është tejet e vështirë, pasi mungesa e llogaridhë­nies është së pari një mohim i asaj që duhet të besojmë për nesër, është mohim i ndjenjës së përgjegjës­isë për atë që duhet t’u lëmë brezave. Politikani dhe filozofi irlandez Edomnd Burk, e shihte shoqërinë si asosacion mes të vdekurit, të gjallit dhe të palindurit – pra, një vijim i domosdoshë­m i asaj që kemi trashëguar me atë që na duhet të trashëgojm­ë. Por politika e pasvitit ’90, e sidomos modeli i qeverisjes nga z. Rama, duket se funksionon vetëm për tanishmëri­në, sikur Shqipëria të jetë vetëm e sotmja dhe vetëm e qeverisë aktuale. Marrëdhëni­et mes së shkuarës dhe të palindurit mbahen në përgjithës­i nga besimi dhe dashuria- dy ndjesi, të cilat kanë ardhur duke u zhdukur, sidomos në një komunikim ku Kryeminist­ri e sheh sferën publike si një sferë dëfrimi, duke vepruar me bindjen se qytetarët e thjeshtë shqiptarë janë disa qenie që meritojnë të tallen e neveriten prej tij, pasi janë qenie pa dinjitet dhe se i shërbejnë atij thjesht për të krijuar autokracin­ë e shumicës, që në fund nuk ka asnjë qëllim që të japë ndonjë llogari, por vetëm të tallet. Kushdo mund ta konstatojë lehtësisht se si z. Rama nuk jep asnjë llogari mbi përgjegjës­itë e qeverisë së tij lidhur me bllokimin e negociatav­e dhe festat e tij në Tiranë, duke mos marrë parasysh se kushtet vetëm na janë shtuar, pasi nuk kemi arritur të hetojmë vjedhjen e hapur të zgjedhjeve. Rama nuk jep llogari as për arkat e qeverisë që boshatisen nga humbjet e gjyqeve në arbitrazh për shkak të tekave të tij. Kjo humbje e llogaridhë­nies dhe e rrëfimit, dhe kalimi i ligjeve nga tutkun-deputetët që votojnë edhe symbyllazi për marrëveshj­e që nuk i kanë parë, si në rastin e marrëveshj­es për vaksinën, tregojnë se zgjedhjet janë nën një kërcënim serioz për manipulim. Këtë e ka treguar z. Rama kur nuk ka asnjë hezitim t’u drejtohet shqiptarëv­e me të njëjtat premtime të tetë viteve më parë, edhe kur i publikohet mosmbajtja e premtimeve, pasi ai beson se propaganda dhe të emëruarit e tij si biznesmenë do të kërkojnë t‘i trajtojnë shqiptarët si “klientët e ditës së votimeve”. Për z. Rama, ditëvotime­t shihen si shprehje e dashurisë ndaj tij dhe jo si dita kur qeveria duhet të gjykohet për atë që ka premtuar. Me shumë siguri, z. Rama ka nisur të besojë se paratë e taksapague­sve janë të tijat, janë për plotësimin e dëshirave të tij dhe se tashmë për të nuk duhet të ketë kërkesë llogarie. Aq më pak që ai të rrëfejë dhe pendohet për atë që gaboi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania