Panorama (Albania)

Apeli i Kim: Jo kandidatë problemati­kë në zgjedhje

Kreu i KQZ e ndëshkoi me 1500 lekë, KAS: Rasti s’provohet

-

Komisioni i Ankesave dhe Sanksionev­e në KQZ në mbledhjen e tij të parë për vendim, vendosi të rrëzojë vendimin e Komisioner­it Celibashi për ndëshkimin me gjobë të drejtorit të Kadastrës në Lushnjë. Në fund të vitit që lamë pas, deputeti i PS-së në Lushnjë postoi disa foto në “Facebook”-un e tij duke shpërndarë leje legalizimi në zonën e tij zgjedhore, akt i konsiderua­r si veprimtari e ndaluar 4 muaj para zgjedhjeve. Pas ankimimit të bërë nga PD-ja, në fillim të vitit kreu i KQZ-së, Lirjan Celibashi, zhvilloi seancë dëgjimore me kreun e Kadastrës së Lushnjës Arben Qalliu. Pas zhvillimit të procedurës, kreu i KQZsë vendosi të ndëshkojë simbolikis­ht kreun e Kadastrës së Lushnjës me 1500 lekë gjobë. Ky vendim u ankimua si nga z. Qalliu për të hequr gjobën, por edhe LSI kërkonte ndëshkim më të rëndë për zyrtarin. Dje Komisioni i Ankesave dhe Sanksionev­e i drejtuar nga Ilir Rusmaili zhvilloi mbledhjen e parë pas konstituim­it. Në përfundim, ish-ministri demokrat, Rusmajli, bashkoi votat me anëtarët e propozuar në KAS nga PS-ja për të anuluar gjobën e vënë ndaj drejtorit të Kadastrës në Lushnjë. “Rrethanat e rastit nuk provojnë shpërndarj­en e certifikat­ave nga deputeti, por ama krijojnë bindjen se ai ka marrë pjesë në proces. Nga ana tjetër nuk rezulton e provuar që kryerja e veprimtari­së të jetë bërë në vende të hapura për publikun, në sheshe apo njësi komunitare të zonës, apo mediat të kenë shoqëruar deputetin”, tha Rusmajli. Ndërkaq, Rusmajli tha se i kanë kërkuar kreut të Kadastrës që të marrë masa që të mos përsëriten veprime të ngjashme. “Ndonëse nuk vendosim dot masa dënuese për shkak se veprimtari­a nuk ka qenë publike ashtu si e kërkon Kodi, pavarësish­t nga këto edhe pse veprimtari­a nuk është e dënueshme, bie në kundërshti­m me standardin tonë të zgjedhjeve, sepse cenon parimin e neutralite­tit të administra­tës. Prandaj i kemi kërkuar Agjencisë së Kadastrës që të mbajë qëndrim aktiv dhe të marrë masa që veprime të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, tha Rusmajli. Më 24 dhjetor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi aktin që ndalon maxhorancë­n dhe drejtoritë kryesore që të promovojnë investime, për të cilat fondi akordohet 4 muaj para zgjedhjeve. Akti, po ashtu, e ndalon promovimin e dhënies së lejeve të legalizime­ve. Sipas vendimit të KQZ-së, drejtoritë do të mund të lëshojnë leje legalizimi, hipoteka, por ato nuk duhet që të promovohen në publik apo në prani të mediave.

 ??  ?? Nga mbledhja e Komisionit të Ankesave dhe Sanksionev­e
Nga mbledhja e Komisionit të Ankesave dhe Sanksionev­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania