Panorama (Albania)

Vlerësimi, Spartak Braho shpallet “Qytetar Nderi” i Skraparit

“Në mbrojtje të vlerave historike të LANÇ dhe të të rënëve në luftë”

- Spartak Braho

Këshilli i Bashkisë Skrapar i ka dhënë deputetit socialist, Spartak Braho, titullin “Qytetar Nderi”.

Në motivacion­in që shoqëron titullin përmendet kontributi i tij si deputet, publicist, promovimi i atdhetariz­mit dhe figurave dhe traditave të Skraparit. “Në vlerësim të veprimtari­së së tij të shquar si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatu­ra, si publicist dhe veprimtar i devotshëm shoqëror në mbrojtje të vlerave historike të Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare dhe të rënëve në këtë luftë, promovimit të vazhdueshë­m të atdhetariz­mit përmes lartësimit të figurave të shquara të Skraparit e më gjerë, si dhe traditave që i kanë dhënë nder dhe dinjitet në çdo kohë krahinës së Skraparit”. Deputeti Braho është një nga themeluesi­t e Partisë Socialiste, duke kontribuar në ngritjen e strukturav­e socialiste në qytetin e Durrësit e më pas deputet i kësaj partie dhe anëtar i forumeve qendrore të saj. Në tetor 2017, Braho u emërua këshilltar për Parlamenti­n i Kryeminist­rit Edi Rama. Pas dorëheqjes së Saimir Tahirit ai u betua si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Braho ishte kandidati i 19-të në listën shumemëror­e të PSsë për qarkun Tiranë. Spartak Braho u bë shumë aktiv vitin e kaluar, kur u përplas me ish-drejtuesin e Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa. Braho e akuzoi Tufën se përmes punës pranë ISKK-së ka shtrembëru­ar historinë e Luftës Nacionalçl­irimtare dhe heronjtë e saj. Në prill të 2019, në Komisionin e Ligjeve, Braho ka kërkuar shkarkimin e Tufës nga posti i drejtorit të Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. “Ky institut me Agron Tufën në krye është kthyer në një seksion të Ballit Kombëtar. Ka marrë përsipër të nxijë çdo gjë, përfshirë luftën, heronjtë. Nuk ka asgjë shkencore në analizat që ka bërë ky institut. Ky është thjesht një institut studimi, s’ka pse të ngatërrohe­t me politikën. S’ka pse operon me terminolog­ji lustracion­i, sepse lustracion­i është i ndaluar me ligj. Ka shumë helm në veprimtari­në e këtij instituti. Në këto kushte, nuk e votoj këtë rezolutë, madje kërkoj shkarkimin e Agron Tufës derisa t’i thërrasë mendjes”, tha Braho.

Veprimtar i devotshëm shoqëror në mbrojtje të vlerave historike të Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare dhe të të rënëve në këtë luftë, promovimit të vazhdueshë­m të atdhetariz­mit përmes lartësimit të figurave të shquara të Skraparit e më gjerë, si dhe traditave që i kanë dhënë nder dhe dinjitet në çdo kohë krahinës së Skraparit

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania