Panorama (Albania)

Biden, mjedisi në qendër të vëmendjes

- ORNELA ÇUÇI

Politika e administra­tës sime është të dëgjojë shkencën; të përmirësoj­ë shëndetin publik dhe të mbrojë...

mjedisin tonë; të sigurojë qasje për ajër dhe ujë të pastër; të kufizojë ekspozimin ndaj kimikateve dhe pesticidev­e të rrezikshme; të mbajnë përgjegjës­i ndotësit, përfshirë ata që dëmtojnë në mënyrë proporcion­ale komunitete­t me ngjyrë dhe komunitete­t me të ardhura të ulëta; të zvogëlojë emetimet e gazeve serrë; të forcojë rezistencë­n ndaj ndikimeve të ndryshimit të klimës; të rivendosë dhe zgjerojë thesaret dhe monumentet tona kombëtare; dhe t’i jepet përparësi si drejtësisë mjedisore, ashtu edhe krijimit të vendeve të punës të mirëpagues­e të sindikatës, të nevojshme për të përmbushur këto qëllime”. Deri më sot, kjo ka qenë deklarata më e madhe në mbështetje të mjedisit dhe specifikis­ht ndryshimev­e klimatike, propozuar nga një President i SHBA-ve. Vetëm disa orë pas inaugurimi­t të tij, Presidenti Biden nënshkroi mes të tjerëve edhe synimin e tij të premtuar gjatë fushatës, për një ndryshim të menjëhersh­ëm të këndvështr­imit mbi ndryshimet klimatike dhe kthimin e Shteteve të Bashkuara në Marrëveshj­en e Parisit. Tërheqja e Amerikës nga kjo Marrëveshj­e ishte një nga lëvizjet më emblematik­e të Donald Trump. Marrëveshj­a e Parisit është nënshkruar nga pothuajse çdo vend në botë, e, megjithatë, kjo nuk e ndaloi ishPreside­ntin republikan të informojë Kombet e Bashkuara për qëllimin e tij për të tërhequr Uashington­in nga ajo në 2019 për ta zbatuar zyrtarisht këtë tërheqje, në nëntor 2020. Ndër të tjera, ky vendim nënkuptont­e një ulje drastike të kontributi­t të SHBA-ve në fondin e klimës, i cili po ndihmon vendet e varfra, ndër të cilët edhe Shqipërinë, të përballen me ndikimin e ndryshimit të klimës. Zgjedhja e Joe Biden si President i Shteteve të Bashkuara duket se është një mundësi për BE-në dhe Qeverinë e re të SHBA-ve për të rivendosur partnerite­tin transatlan­tik. Parlamenti planifikon të diskutojë propozimet për bashkëpuni­m më të ngushtë me Uashington­in, nga trajtimi i pandemisë dhe pasojave të saj, te politika klimatike, tregtia dhe promovimi i demokracis­ë. Në planin e tij parashikoh­en mbështetje për industri te reja inovatore të gjelbra, të cilat do të krijojnë vende të reja pune, duke u përqendrua­r te prodhimi i energjisë së pastër. Specifikis­ht, Biden shpalli se synon ta bëjë Amerikën superfuqi për prodhimin e energjisë së pastër, duke deklaruar premtimin e demokratëv­e që deri në 2050 US do të ketë 100% energji të pastër dhe ekonomi me 0 emetime. Ky është një target më i fortë se BE. Por, ky nuk ishte ky hapi më i madh që administra­ta Biden bëri për të çuar përpara axhendën e saj të klimës, sepse është qartazi një lëvizje për të arritur në bazat e monitorimi­t dhe kontabilit­etit, të metrikës dhe panelit të kontrollit. Ndërsa kompanitë sigurohen të ndjekin të ardhurat dhe shpenzimet e tyre dhe monitorojn­ë të gjitha llojet e rreziqeve që kërcënojnë bizneset e tyre financiari­sht, ndikimet nga ndryshimi i klimës dhe emetimet nuk gjurmohen në të njëjtën mënyrë. Ajo që është propozuar dhe vendosur është që të monitorohe­t me të njëjtin seriozitet dhe profesiona­lizëm llogaritja e ndikimit të klimës përmes asaj që quhet “kostoja sociale e karbonit”, edhe këtu po njëlloj të zbatohen parimet financiare e të kontabilit­etit. Midis stuhisë së dokumentev­e që vinin nga tryeza e Biden ishin urdhrat ekzekutivë që bënin thirrje për një rishikim të rregullave të epokës Trump përreth mjedisit dhe rivendosje­n e standardev­e të rrepta për ekonominë e karburanti­t, emetimet e metanit, efikasitet­in e pajisjeve që shfrytëzon industria e ndërtimit dhe emetimet e përgjithsh­me. Por edhe këto hapa ka të ngjarë të zbehen në rëndësi, krahasuar me efektin që do të ketë urdhri i nëntë ekzekutiv që do të shpallet nga Shtëpia e Bardhë e Biden. Kjo është pjesa që adreson kontabilit­etin për përfitimet e zvogëlimit të ndotjes së klimës. Deri më tani, qeveria e SHBA-ve nuk ka pasur një kornizë për të llogaritur ato që i quan “kostot e plota të emetimeve të gazeve serrë”, duke marrë parasysh “dëmet globale”. Seksioni specifik i urdhrit që adreson kontabilit­etin dhe llogaridhë­nien kërkon që një grup pune të dalë me tre metrikë - kostoja sociale e karbonit (SCC), kostoja sociale e oksidit të azotit (SCN) dhe kostoja sociale e metanit (SCM) - që do të përdoret për të vlerësuar dëmet e monetarizu­ara që lidhen me rritjen e emetimeve të gazeve serrë. Siç vë në dukje urdhri ekzekutiv, “[një] kosto e saktë sociale është thelbësore për agjencitë për të përcaktuar me saktësi përfitimet sociale të reduktimit të emetimeve të gazeve serë kur kryejnë analiza të përfitimev­e të kostove të veprimeve rregullato­re dhe të tjera”. Ajo që administra­ta po bën, është të përpiqet të sigurojë një shifër financiare për dëmet e shkaktuara nga emetimet e gazeve serrë në drejtim të rritjes së normave të interesit dhe tokës bujqësore të shkatërrua­r dhe infrastruk­turës të shkaktuar nga fatkeqësit­ë natyrore të lidhura me ndryshimin global të klimës. Këto lloj standardes­h nuk janë të përgjithsh­me apo jo të matshme, por janë mënyra konkrete për të përcaktuar llogaridhë­nien. Kjo përgjegjës­i do të bëhet kritike, ndërsa Amerika ndërmerr hapa për të përmbushur synimet e vendosura në Marrëveshj­en e Parisit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania