Panorama (Albania)

Rriten rastet e reja, në 24 orë 739 të infektuar

-

E premtja ka regjistrua­r sërish një numër të lartë rastesh pozitive me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë raportuar 739 raste të reja nga më shumë se 3300 testime të kryera. Aktualisht sipas të dhënave zyrtare numri i të infektuarv­e aktivë ka shkuar në 26,457, pjesa më e madhe prej tyre në Tiranë. “Janë kryer 3314 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 739 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 251 raste në Tiranë, 39 në Durrës, 35 në Vlorë, 34 në Lushnje, 30 në Elbasan, 27 në Lezhë, 22 në Krujë, 20 në Fier, nga 19 raste në Kavajë, Kamzë, 18 në Shkodër, nga 15 raste në Kukës, Himarë, nga 14 raste në Berat, Shijak, nga 11 raste në Mallakastë­r, Ura Vajgurore, Dibër, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, nga 9 raste në Mallakastë­r, Përrenjas, 8 në Gjirokastë­r, 7 në Vorë, nga 6 raste në Sarandë, Divjakë, Gramsh, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Skrapar, nga 4 raste në Pukë, Vau i Dejës, Bulqizë, Peqin, Kuçovë, nga 3 raste në Korçë, Mat, Pogradec, Tepelenë, Patos, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Delvinë, Belsh, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Përmet, Selenicë, Roskovec, Klos, Poliçan, Dropull”, ka bërë me dije Ministria. Por edhe pse shifrat e të infektuarv­e kanë ardhur në rritje, në spital numri i të shtruarve thuajse nuk ka ndryshuar. Prej javësh, numri i pacientëve që marrin trajtim mjekësor në 4 spitalet COVID vijon të jetë nën 300 duke dëshmuar qartazi se një pjesë jo e vogël e pacientëve zgjedhin të ndiqen në kushte shtëpie nga mjekët e familjes. Lidhur me rastet fatale, në 24 orët e kaluara kanë humbur betejën me sëmundjen 7 persona. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet COVID. Katër qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 59-75 vjeç”, bëhet me dije nga Ministria. Prej 11 janarit ka nisur edhe vaksinimi i personelit shëndetëso­r. Por të dhënat tregojnë se në 12 ditët e para janë më pak se 650 mjekë dhe infermierë, të cilët kanë injektuar dozën e parë të vaksinës “Pfizer”. Sipas planit Kombëtar të vaksinimin në fazën e parë që do të vaksinohen janë personeli shëndetëso­r, më pas do të vijohet me të moshuarit që jetojnë në shtëpitë e përkujdesi­t social si edhe të moshuarit që vuajnë nga sëmundje bashkëshoq­ëruese.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania