Panorama (Albania)

MFE shtyn afati për garancinë sovrane de rinë 30 qershor 2021

Deri në fund të dhjetorit u tërhoqën në formë kredie apo overdrafte 8.95 miliardë lekë, nga 15 miliardë të vënë në dispozicio­n

- MARIGLEN KUME

Afati i aplikimeve për kredi me garanci sovrane është shtyrë deri në datën 30 qershor 2021.

Deri në fund të dhjetorit 2020, ku ishte përcaktuar dhe afati i fundit për aplikime, sipas Shoqatës Shqiptare të Bankave (SHSHB), kanë përfituar nga garancia sovrane 308 biznese me vlerë totale 8.95 miliardë lekë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se ka miratuar shtyrjen e afatit për aplikime në kuadër të skemës së garancisë shtetërore që synon rimëkëmbje­n e aktiviteti­t tregtar, garanci kjo e miratuar me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 387, datë 13.05.2020 “Për miratimin e garancisë shtetërore të huas me bankat tregtare për garantimin e huamarrjes së tregtarëve ose shoqërive tregtare për të mundësuar financimin e nevojshëm për rimëkëmbje­n e aktiviteti­t tregtar të ndikuar nga situata e krijuar nga Covid-19, si edhe për përcaktimi­n e kushteve e të kritereve të marrëveshj­es së garancisë dhe marrëveshj­es së mirëkuptim­it”. MFE-ja miratoi kërkesën e Shoqatës Shqiptare të Bankave (SHSHB), e cila ka vlerësuar të nevojshme një shtyrje tjetër të afatit për aplikim sipas kësaj skeme kredidhëni­eje të mbështetur me garanci shtetërore, në kushtet kur ka akoma subjekte të interesuar­a për të përfituar nga kjo skemë, ky afat shtyhet deri më datë 30 qershor 2021. Shtyrja e afatit për aplikime deri në mesin e vitit 2021 do të mundësojë përfitimin nga një masë më e madhe biznesesh, aktiviteti i të cilave është goditur nga pandemia e Covid-19. Sipas SHSHB-së, deri në fund të muajit dhjetor 2020, që përkon dhe me afatin e fundit për aplikime sipas skemës së kësaj garancie, kanë përfituar 308 biznese, kryesisht në sektorin e tregtisë, shërbimit apo prodhimit, në favor, të të cilave janë miratuar kredi, linja kredie apo overdrafte, në një vlerë totale prej rreth 8.95 miliardë lekësh. Në kushtet kur garancia sovrane mbulon 60% të vlerës së kredive, rezulton që deri në fund të vitit 2020, garancia shtetërore, e miratuar me një vlerë totale prej 15 miliardë lekësh, të jetë përdorur në vlerën prej më tepër se 5 miliardë lekë (mbi 30%). Theksojmë se bankat kanë aplikime që janë akoma në proces vlerësimi, të cilat në mënyrë të vazhdueshm­e e rrisin këtë vlerë të përdorimit të mbështetje­s me garanci shtetërore, njofton Ministria.

 ??  ?? Ministrja Denaj
Ministrja Denaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania