Panorama (Albania)

Dëbimi i diplomatit, reagon Ministria e Jashtme ruse: Nuk do mbetet pa përgjigje

“Është një provokim i qartë që synon përkeqësim­in e marrëdhëni­eve ruso-shqiptare, ky hap jomiqësor nuk do të mbetet pa përgjigje”

-

Ministria e Jashtme ruse e ka cilësuar provokim që kërkon të përkeqësoj­ë marrëdhëni­et ruso-shqiptare dëbimin e sekretarit të dytë të Ambasadës së saj në Tiranë.

“Moska shpreh keqardhjen për vendimin e dëbimit të diplomatit rus nga Tirana”, i tha agjencisë ruse të lajmeve “RIA Novosti” zëvendësmi­nistri i Jashtëm rus, Aleksandër Grushko.

“Ky është një provokim i qartë që synon përkeqësim­in e marrëdhëni­eve ruso-shqiptare dhe, natyrisht, ky hap jomiqësor nuk do të mbetet pa përgjigje”, komentoi Grushko për “Ria”. “Kjo është hera e parë që një diplomat rus përjashtoh­et në këtë vit të ri. Në vitin 2020, hapa të tillë u ndërmorën në Bullgari, Holandë, Austri, Sllovaki dhe Republikën Çeke, ku më shpesh kishte akuza për spiunazh. Moska reagoi njësoj”, shkruan më tej artikulli.

AMBASADA Edhe Ambasada ruse në Tiranë, përmes një njoftimi për mediat, shkruan se lajmi për dëbimin e diplomatit të saj u bë përmes akuzave të sajuara. “E konsideroj­më të paargument­uar vendimin e autoritete­ve shqiptare për dëbimin e diplomatit rus. Gjithashtu, jemi të befasuar nga përmbajtja e deklaratës përkatëse për shtyp të MEPJsë së Shqipërisë. Përkundër pretendime­ve të Ministrisë, emri i Aleksej Krivosheje­v nuk është përmendur asnjëherë gjatë kontakteve midis Ambasadës ruse dhe Ministrisë përkatëse. Për herë të parë dhe të fundit, ai është përmendur në Notën Verbale të MEPJ-së me dt. 20.01.2021, sipas së cilës z. Krivosheje­v është shpallur “persona non grata”. Në të njëjtën kohë, asnjë provë e shkeljes prej tij të masave anti-Covid të vendosura në Shqipëri nuk është sjellë. Sa i përket z. Krivosheje­v, pasi u diagnostik­ua me COVID-19 në fillim të muajit nëntor 2020, në përputhje me protokolli­n mjekësor, ai ka qëndruar në vetizolim për dy javë me anëtarët e familjes së tij, duke respektuar rreptësish­t karantinën e përcaktuar dhe ka dalë në punë vetëm pasi ka kaluar dy teste negative. Kontakte të jashtme, përveç vizitës në institucio­net mjekësore për të kryer testet përkatëse, ai nuk ka pasur. Ne besojmë se akuzat kundër tij janë të pabazuara dhe të sajuara. Në sfondin e kësaj ngjarjeje, sigurimet e palës shqiptare në lidhje me përpjekjet e saj në drejtim të zhvillimit të marrëdhëni­eve miqësore midis vendeve tona ngjallin dyshime. Gjithashtu, drejtojmë vëmendjen tuaj te fakti se në përputhje me praktikën diplomatik­e ndërkombët­are, emrat e punonjësve të misioneve diplomatik­e të shpallur “persona non grata” nuk i komunikohe­n publikut. Kjo është, ndër të tjera, një nga detyrimet e vendit pritës, me qëllim ruajtjen e sigurisë personale të diplomatëv­e dhe anëtarëve të familjes së tyre. Publikimi i emrave mund të ndodhë, vetëm pasi punonjësi është larguar nga vendi pritës”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse në Tiranë.

 ??  ?? Ambasada e Rusisë në Tiranë
Ambasada e Rusisë në Tiranë
 ??  ?? Zëvendësmi­nistri i Jashtëm rus, Aleksandër Grushko
Zëvendësmi­nistri i Jashtëm rus, Aleksandër Grushko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania