Panorama (Albania)

Yuri Kim, apel partive: Zgjidhni kandidat të pastër

Ambasadorj­a: Të kontrolloh­en mirë kandidatët, që të mos promovohet korrupsion­i, të mos fyhen votuesit dhe të mos minohet demokracia

- ZËRI AMERIKËS

Ambasadorj­a e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, u bëri sot (dje) një tjetër thirrje partive politike për t’u angazhuar kundër korrupsion­it, gjatë përzgjedhj­es së kandidatëv­e për deputetë.

Ajo citoi të nominuarin e Presidenti­t të SHBA-së, Joe Biden, për sekretar i Shtetit, Tony Blinken, në seancën e tij para Senatit disa ditë më parë: “Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsion­it”. Ambasadorj­a Kim tha se paralajmër­imi i njohur për masa ndaj zyrtarëve të korruptuar mbetet i vlefshëm dhe ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësi­t do të mbajnë përgjegjës­i për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ajo kërkoi “të kontrolloh­en mirë kandidatët, që të mos promovohet korrupsion­i, të mos fyhen votuesit dhe të mos minohet demokracia shqiptare”. Disa ditë më parë ambasadorj­a amerikane, Kim, u takua me drejtuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku nënvizoi “mbështetje­n e SHBA-së për t’u përgjigjur kërkesave të popullit shqiptar për politikë më të pastër, duke filluar me politikanë më të pastër”. Ata ranë dakord që KQZ-ja duhet të marrë të gjitha masat e mundshme, jo vetëm për ndjekjen penale të shkeljeve, por për të parandalua­r shkeljet, përfshirë edhe blerjen dhe manipulimi­n e votave. Ambasadorj­a Kim vuri në dukje dhe masat e marra nga sekretari amerikan i Shtetit, ndaj disa ish-zyrtarëve shqiptarë të dyshuar për korrupsion, të cilat, siç theksoi ajo, “janë ende në fuqi”. Mesazhi i sotëm (dje) është pjesë e një përpjekjej­e të vazhdueshm­e të diplomatëv­e amerikanë për dekriminal­izimin e politikës shqiptare.

LETRA PËR DREJTUESIT E PARTIVE

Ambasadorj­a e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, u kërkoi përmes një letre publike drejtuesve të partive politike disa muaj më parë, të marrin masa që kandidatët e tyre për deputetë të mos jenë subjekt i ligjit për dekriminal­izimin. Ajo nxiti të gjitha partitë politike “të verifikojn­ë kandidatët dhe të emërojnë vetëm ata që janë të kualifikua­r dhe që respektojn­ë votuesit shqiptarë. Ndërsa individët janë përgjegjës për të bërë të njohur të kaluarën kriminale, udhëheqësi­t e partive duhet të sigurojnë integritet­in dhe vërtetësin­ë e deklaratav­e të atyre që kërkojnë të zgjidhen nën siglën e tyre”, ka theksuar ajo. Udhëheqësi­t politikë shqiptarë, shtoi ambasadorj­a Kim, “mund të luajnë një rol në këto përpjekje, duke mbajtur jashtë listës së partive njerëz që njihen si të korruptuar”. Ambasadorj­a amerikane kujtoi se për shkak të ligjit të dekriminal­izimit disa deputetë apo kryetarë bashkie u larguan, dhanë dorëheqjen apo janë nën hetim. Në zgjedhjet vendore të vitit të shkuar, disa nga të zgjedhurit e Partisë Socialiste, fshehën të kaluarën e tyre. “Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në luftën kundër korrupsion­it dhe qëndrojnë në krah të secilit që kërkon të ndalojë zyrtarët e korruptuar të veprojnë në mënyrë të paligjshme dhe pa u ndëshkuar”, shkroi ambasadorj­a amerikane, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin të drejtën e tyre për t’i ndaluar hyrjen në territorin amerikan zyrtarëve të korruptuar. Një masë e tillë është marrë deri tani ndaj deputetit Tom Doshi, ish-kryeprokur­orit Adriatik Llalla dhe ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ndërsa mbi 170 zyrtarëve të tjerë iu është refuzuar viza. Aktualisht partitë politike kanë nisur përzgjedhj­en e kandidatëv­e për deputetë në zgjedhjet parlamenta­re të 25 prillit. Procesi është i hapur në vazhdim e sipër dhe forcat politike po bëjnë pak publikime mbi emrat e mundshëm dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre janë të sigurt për shkak të posteve të larta që mbajnë në parti.

 ??  ?? Ambasadorj­a e SHBA, Yuri Kim
Ambasadorj­a e SHBA, Yuri Kim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania