Panorama (Albania)

Aksioni blic i RENEA-s në Nikël, çfarë u gjet në shtëpitë e shtatë “të fortëve”

SPAK kërkoi në Gjykatë të ushtrohej kontroll në banesën e vëllezërve Bami dhe fisit Haka, gjatë aksionit u përdor për monitorim edhe droni

-

Forcat RENEA mësynë në Nikël orët e para të mëngjesit të djeshëm, ndërsa objekt i kontrollev­e ishin pikërisht shtëpitë e “të fortëve” të zonës, nga vëllezërit Bami deri tek Ervin Kodra e fisi Haka.

Operacioni blic u zhvilluar në orët e para të mëngjesit në fshatin Nikël të Krujës, nga forcat RENEA, ndërsa u kontrollua­n plot shtatë banesa dhe disa prona që posedonin individë me rekorde kriminale në këtë zonë. Sipas Policisë, kontrollet janë zhvilluar me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, për të siguruar prova të reja lidhur me ngjarjet e kaluara kriminale të pazbardhur­a. Kërkesa për këtë aksion blic në Nikël ishte bërë më herët nga SPAK-u. Sakaq, për disa orë Nikla ka qenë në shtetrreth­im, e rrethuar nga forca të shumta policie. Policia e Shtetit njoftoi mesditën e djeshme se në operacioni­n e kontrollit të banesave në Nikël, janë përfshirë disa struktura të zbatimit të ligjit si: Drejtoria Hetimore Qendrore në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operaciona­le, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. OPERACIONI BLIC Në orët e para të mëngjesit të së premtes, fshati Nikël është blinduar nga forca të shumta Policisë dhe forca speciale, të cilat mësynë në banesat e shtatë individëve më të rrezikshëm të kësaj zonë, duke i zënë në befasi këta të fundit. Mësohet se pjesë e kontrollit ishin banesat e Valter dhe Durim Bamit, banesa e Ylli Çangut, shtëpia e kushëririt të Durim Bamit, Ervin Kodra, si dhe shtëpitë e Bedri Haka, Marklen Haka dhe Gentjan Koçit. Kontrollet janë bërë për të siguruar prova të reja lidhur me ngjarjet e kaluara kriminale të pazbardhur­a. Ndërkohë, pas kontrollit në banesat e tyre janë gjetur prova të reja apo sende te jashtëligj­shme. Janë sekuestrua­r disa aparate celulare. Gjatë operacioni­t të kontrollit, u përdorën edhe dronë.

POLICIA RENEA ka kryer kontrolle në 7 banesave, në të cilat ka gjetur prova për hetime të pazbardhur­a ende. Të gjitha banesat e kontrollua­ra kanë qenë të personave që konsideroh­en nga Policia si individë me precedentë penal.

 ??  ?? RENEA, teksa kontrollon banesat e 7 “të fortëve”
RENEA, teksa kontrollon banesat e 7 “të fortëve”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania