Panorama (Albania)

Kush janë pronarët ku mësynë forcat RENEA

Flamur Haka konsideroh­et si kreu i “të fortëve” në Nikël

- Mariglen Haka

Personave, banesat e të cilëve ishin objekt i kontrollit të operacioni­t blic të zhvilluar në orët e para të ditës së djeshme me urdhër të SPAK-ut, u atribuohen disa vepra të rënda penale. Flamur Haka, Durim Bami dhe Ylli Cangu janë emra të njohur për drejtësinë. Flamur Haka konsideroh­et si kreu i “të fortëve” në Nikël dhe në shkurt të vitit 2008 është shpallur fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 16 vite burgim. Mësohet se Flamur Haka është dënuar për vrasje me paramendim për “Hakmarrje e mbetur në tentativë” dhe për “Armëmbajtj­e pa leje”. Asokohe, Haka tentoi të vrasë shtetasin Bledar Ulliri, por pavarësish­t se u dënua me 16 vite burg, ai u lirua pas 6 vitesh duke iu ulur me 10 vite dënimi. Durim Bami është një tjetër personazh, ndoshta ndër më të njohurit në rrethin e Krujës, për shkak të atentatit të pretenduar ndaj deputetit Tom Doshi. Bami ka disa ngjarje kriminale mbi shpinë, ndërsa organet ligjzbatue­se pretendojn­ë se ai ka marrë pjesë në ngjarje të rënda kriminale ende të pazbardhur­a. Ylli Çangu, kunati i Durim Bamit, gjithashtu është një emër i njohur. Ai është dënuar më parë. Çangu në të kaluarën ka qenë i hetuar për disa ngjarje kriminale. Ai dyshohet të jetë autor në disa raste të vënies së tritolit, në gjobëvënie ,por edhe rrëmbime personash. Ndërsa Ervin Kodra i shpëtoi mrekullish­t atentatit në fillim të muajit nëntor 2020. Më datë 04.11.2020, rreth orës 15:20, në Tapizë, Krujë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që Ervin Kodra dhe kushëriri i tij, Durim Bami po ktheheshin në shtëpi, persona ende të paidentifi­kuar hapën zjarr në drejtim të “Range Roverit” me të cilin udhëtonin, ku mbeti i plagosur 35-vjeçari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania