Panorama (Albania)

Redon Makashi merr vendimin e jetës: Orët e beqarisë përfunduan, dua ta provoj martesën, edhe pse e di që s’të bën të lumtur!

-

Redon Makashi ka hapur zemrën, duke rrëfyer se është i dashuruar, por nuk zbuloi emrin e identiteti­t të gruas që i ka rrëmbyer zemrën.

Këngëtari i njohur u shpreh se orët e beqarisë kanë përfunduar dhe ka ardhur koha për të provuar martesën, ndërkohë që tashmë është rreth të 50-tave. “Ka ardhur limiti i limiteve, do vendos edhe unë. Edhe ata që janë të martuar, janë të pakënaqur, edhe të pamartuari­t po.

Unë do ta provoj një herë martesën, e kaluam gjithë kohën, i morën me vete të gjithë orët e beqarisë, tani ka ardhur koha. Normal që jam i dashuruar!”, tha ai i ftuar në emisionin “Rudina”. “Është gjithmonë ajo silueta bionde që kam unë në imazhin tim, me të cilën ti je i dashuruar?”, e pyeti moderatorj­a. “Përveç klipit që doli një brune”, shtoi Redon Makashi, duke lënë të nënkuptohe­t se partnerja e tij është bionde.

Redoni ishte i ftuar për klipin e këngës “Më mohove”. I ftuar për të njëjtin projekt në emisionin “Vila24” në “News24”, ai rrëfeu se këtë këngë e kishte planifikua­r që para tërmetit të 2019-ës, po sa herë mblidhej me grupin për të punuar ndodhte një fatkeqësi, pas tërmetit e ndërpreu dhe pandemia. Gjithsesi, klipi tashmë është publikuar dhe Makashi tregon se ideja për këtë këngë ishte e tij teksa punën e kishte nisur në Maqedoni. Ai thekson se kjo këngë është ndryshe nga të tjerat pasi ka dalë pak nga stili i tij i përhershëm. ”Po është menduar të krijohet, të bëhet një klip ndryshe nga klipet e mia. Ka diçka që brenda ka disa gjëra që unë shpresoj të mos marr kritika. Ka gjëra. Tepri, jo ka një pjesë përbërëse, personazhi, e dashura e djalit, dikur kanë qenë bashkë, pas ndarjes e gjen që punon në një club nate.

Më pas lindin kujtimet. Por ai e ka marrë rrugën dhe s’kthehet mbrapa. Prandaj titulli është “Më mohove”. U mendua fillimisht të jetë si të thuash 60% e punës, grupit që është grupi instrument­ist. Pastaj duke u shtuar pjesët e tjera.

Sikur u barazuan dy palët, se dhe ngjarja u konceptua të ishte si pjesë grupi. Por janë ngjitur mirë dy sekuencat, grupi dhe historia. Sa kohë zgjati? “Kjo këngë fillimisht incizimi filloi para tërmetit. Pastaj filloi të marrë rrugë kënga, ra pandemia, sa fillonim këtë këngë, bëhej një fatkeqësi. Dhe derisa nisëm, miku im baterist dhe tha shpëtuam.

Kënga mund të kishte mbaruar shumë më shpejt, por shumë ngjarje. Mua më pëlqen më shumë muzika agresive, më rock. Unë e përshtata derisa ha harku, s’mund të dal jashtë natyrës. Por në atë rrymë që më pëlqen. Bëj deri aty ku unë ndihem mirë. Është incizuar me instrument­a të gjalla.

Zakonisht, këto ide i kam unë. Teksti është shkruar në Maqedoni. S’kisha as letër, as stilolaps, më erdhi në mendje dhe gjeta në mur, se mendimet vijnë në darkë, atëherë lidheshin mendimet.

Më pas mora letër e mora ato në mure që kisha hedhur. Qëndrova rreth 1 muaj në Maqedoni atëherë”, tha Makashi.

Një surprizë mjaft e veçantë për Redon Makashin gjatë emisionit ishte ardhja e papritur e prindërve të tij në studio. Fitim dhe Drita Makashi zgjodhën për herë të parë ta surprizojn­ë djalin e tyre të vetëm dhe të bëhen të tre bashkë në një studio.

REDONI SHFAQET I PENDUAR: KAM GABUAR ME VAJZAT, S’DUA TA BËJ MË!

Përveç videoklipi­t “Më mohove”, Redon Makashi ka në plan të lançojë edhe një album të ri me “3 Musketjerë­t”, Elton Dedën e Aleksandër Gjokën, një album që pritet të ketë 12 këngë.

Kantautori i zemrave, Redon Makashi, dha së fundi për “E Diell” një koncert recital me këngët e tij më të bukura ndër vite.

I zhytur mes shumë kujtimesh, Makashi kujtoi kohën e Liceut Artistik, kur nuk e lejonin t’i mbante flokët e gjata e që i kishte kushtuar këngën ”Rruga me fllad kujtimesh”. Ai gjithashtu solli ndërmend momente nga bashkëpuni­mi me grupin “Arb” teksa krijonin këngën “Lot në shi” në Maqedoni, e që mbetën pa asnjë kacidhe në mes të rrugës. Udhëtimet me tren ishin një tjetër episod, ku Redi, asokohe te të 20-at, rrekej të zinte një sedilje bosh që në orët e para të mëngjesit.

Kur vjen puna te vajzat, Redoni vihet gjithmonë me shpatulla pas muri. Frymëzuar nga kënga “Mos prit deri nesër” Redoni tha:

“Më shumë më kanë pritur në jetë, sesa kam pritur”, u përgjigj kantautori dhe sigurisht që këtu u referohej vajzave.

“Nuk është ndjesi e mirë.

E pranoj që kam bërë gabime, por ato shkojnë me moshën, po ta riktheja kohën prapa, nuk do t’i përsërisja më!”- përfundoi deklaratën e tij Makashi, duke zbuluar në këtë mënyrë ekzistencë­n e vajzës që e paska pritur deri më tani.

Kjo do të thotë se Redoni e paska ndarë mendjen për PO?!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania