Panorama (Albania)

Shtesa 6 për qind, si do përfitojnë pensionist­ët

Gazeta zbardh kategoritë e pensionist­ëve që mund të përfitojnë 6 për qind shtesë të pensionit në vit. Çfarë fshihet pas vendimit dhe si do llogaritet përfitimi

- TIRANE

Të gjithë ata që mbushin moshën për të dalë në pension këtë vit e kanë edhe një mundësi të fundit për të përfituar pensione më të larta.

Nëse janë në marrëdhëni­e pune dhe nuk e ndërpresin kontratën, ata mund të përfitojnë 6 për qind rritje. Por, si përfitohet kjo shtesë?

SHTESA Konkretish­t, në 2021 mosha e pensionit e daljes në pension për burrat është 65 vjeç, ndërsa për gratë është rritur me 2 muaj të tjerë, çka do të thotë se dalin në pension 61 vjeç e dy muaj. Rritja me 6 për qind në vit, sipas ligjit në fuqi aplikohet për çdo vit pune mbi moshën e daljes në pension. Çka do të thotë se nëse një arsimtare, e cila del këtë vit në pension, vijon të punojë edhe 1 vit tjetër, do të marrë 6 për qind shtesë mbi masën e përfitimit që i është llogaritur. Ose rasti i një ekonomiste­je, e cila po ashtu del në pension këtë vit, nëse vendosë të dalë 64 vjeç në pension, shtesa që do të aplikohet do të jetë 18 për qind. Pra, sa më shumë vite pune aq më i lartë edhe përfitimi pas ndërprerje­s së kontratës. Rritja nuk aplikohet vetëm në ato raste kur pensionist­ët zgjedhin që në të njëjtën kohë të marrin edhe pagën, edhe pensionin. Ndërkohë, që në asnjë rast ata nuk janë të zhveshur nga detyrimi për të derdhur kontribute­t si çdo i punësuar tjetër. "I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, sipas nenit 92, të këtij ligji, merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerje­je. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerje­s", përcaktohe­t në ligj.

DRAFTI Në vitin 2018, ISSH-ja hartoi disa ndryshime ligjore, të cilat u pritën mirë nga ekspertët por edhe pse kanë kaluar 3 vite nuk dihet ende fati i tyre. Drafti i hedhur për konsultim "Për disa ndryshime në skemën e sigurimeve shoqërore" parashikon­te që për çdo vit pune, pensionet të rriten me 2.4 për qind. Risi përbënin edhe kushtet e përfitimit, duke iu krijuar mundësinë pensionist­ëve që krahas pagës të përfitonin edhe pensionin. Skema

parashikon­te që në përfundim të punës, pra në momentin e ndërprerje­s së kontratës, masa e pensionit do të rritet me 0.20 për qind për çdo muaj punë, ose 2.4 për qind rritje në çdo vit pune.

SKEMA Kujtojmë që formula e zyrtarizua­r në 2015, përcakton një pension bazë dhe shtesën. Pensioni bazë është rreth 7636 lekë, ndërsa shtesa bazuar në formulën e llogaritje­s së pensionit, është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuesh­me, që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve të paguara. Baza e vlerësuesh­me është paga e përfituar pas indeksimit me koeficient­et korenspond­ues të çdo viti.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania