Panorama (Albania)

Sikleti me mësuesin e gjimnazit, ministren për Europën e ca të tjerë

- GENC POLLO

Fremdschäm­en” është një fjalë gjermanish­t, e cila...

me sa kam parë, nuk ka ekuivalent njëfjalësh në gjuhët europiane, përfshi edhe shqipen. Kur duan të thonë ‘Fremdschäm­en’, autorët në anglisht a frëngjisht shpesh e përdorin këtë term të huaj siç e shkruajnë gjermanët. Fremdschäm­en është ndjenja e sikletit apo e turpit kur ti sheh sesi një i njohur a miku yt vihet në pozitë të turpshme a të sikletshme, shpesh pa e kuptuar vetë. Për shembull, po të rastisë të shohësh një mësuesin tënd të gjimnazit, të cilin e kujton me respekt, se si e tallin me zhurmë kalamajtë e lagjes kur kalon rrugës i pirë xurxull e me pantallona të lagura duke mos gjetur dot shtëpinë e vet.

Fremdschäm­en ishte fjala që më ra ndër mend kur pashë se ministrja për Europën, mbas një videokonfe­rence me ambasadorë­t e BE-së, postonte në “Tëitter” se “Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet!”. E më pas shtonte se ishte optimiste se BE do ta mbante fjalën dhe të vendoste për kuadrin e negociatav­e dhe Konferencë­n Ndërqeveri­tare këtë vit, duke e mbyllur me apostrofim­in fundor “Siç premtuan!”.

Dy rreshta paksa të lodhshëm mbi të pavërtetën e ministres:

Për kuadrin e negociatav­e kushtet për t’u përmbushur janë nëntë: 1- procesi penal kundër ish-magjistrat­ëve që dyshohen për vepra penale (realizimi: tektuk, por asnjë rast në lidhje me vetingun); 2- procesi penal kundër votëblerës­ve (realizimi: disa minipeshq në Peshkopi, ndërsa peshkaqenë­t ende me imunitet); 3- procedimi penal i avancuar i politikanë­ve të lartë për korrupsion e krime (rezultati: kujtoni Sajen mbi kalin e bardhë); 4- zbatimi i ligjit zgjedhor (rezultati: do të shihet mbas 25 prillit); 5- vendimi final mbi ligjshmëri­në e zgjedhjeve lokale të qershorit 2019 (rezultati: hiç akoma) e kështu me radhë.

Për Konferencë­n Ndërqeveri­tare kushtet janë gjashtë: 1- Reforma Zgjedhore sipas OSBE-së (rezultati: e prishën njëanshmër­isht, ndërsa kryesonin OSBE-në); 2- Funksionim­i i Gjykatës Kushtetues­e dhe asaj të Lartë (rezultati: pavarësish­t se çfarë thonë shqip e anglisht e megjithë avancimin, asnjë nga të dyja gjykatat nuk është vërtet funksional­e, pasi nuk kanë ende numrat e duhur për vendime formale e legjitime); 3- ligjet e medias, sipas Komisionit të Venecias, (rezultati: asgjë! Raportin e Venecias e mbajnë në sirtar prej 7 muajsh për të luajtur cic-mic); pak a shumë kështu edhe kushtet e tjera.

Ndoshta, dikush do ta gjejë krahasimin e mësuesit të gjimnazit me zonjën në fjalë si të pavend. Do t’i thosha se turpërimin “Fremdschäm­en” nuk e ndiej dhe aq për aksh person, por në radhë të parë për ofiqin e Republikës. Gënjeshtra, arroganca e paturpësia zyrtare ka arritur maja të panjohura në qeverisjen rilindiste. Por muajt e fundit, me Ramën në krye, ato po bëhen mesazhi bazë ndaj Europës.

Dikush tjetër ndoshta do të më pyeste nëse ndiej Fremdschäm­en edhe për ambasadorë­t, të cilëve u duhet të dëgjojnë broçkulla të paturpshme nga ministrja jonë. Në njëfarë mënyre po. Megjithëse Delegacion­i i BE-së deklaroi njëkohësis­ht me ministren se duhej akoma punë për hapat e tjerë drejt negociatav­e si dhe kujtoi ndihmën në miliona euro për pandeminë (gjë që shefi i ministres e bën hasha çdo tri ditë). Por, në njëfarë mënyre, Fremdschäm­en për ta mund të jetë edhe i pavend. Ata janë rrogëtarë e bëjnë punën e tyre në interes të shtetit që përfaqësoj­në. Ditën kur Rama ofendoi Francën, ambasada frënge reagoi vrik e shpuzë. Mbasi Rama për dy javë rresht e bëri helaq Komisionin Europian, reagoi edhe Delegacion­i në Tiranë. Edhe pse më avash e më butë, por reagoi.

Broçkullat e ministres ndoshta fyejnë inteligjen­cën e diplomatëv­e europianë, që u bie t’i dëgjojnë ato, por, në thelb, ato janë ofendim për publikun vendës. Unë nuk pres që diplomatët të braktisin misionin e tyre primar e të angazhohen në të mbrojtjen e namuzit shqiptarëv­e. Nuk kanë arsye ta bëjnë. Edhe nëse duan, nuk jam qind për qind i bindur që është e këshillues­hme. Në logjikën e shteteve të tyre, Shqipëria e të tjerët në Ballkanin Perëndimor, mundet të bëhen pjesë e BE-së; kur të përmbushin kushtet. Jo se duhet me doemos të bëhen pjesë. Prandaj, nëse qeveritë tona i gënjejnë për kushtet, diplomatët thjesht mbajnë shënim. Dhe mendojnë se mirë janë aty ku janë.

Për sa i përket integrimit të vendit tonë në BE, zyrtarët europianë, sipas meje, ndahen në dy lloje: në ata që insistojnë rigorozish­t për kushtet ,sepse mendojnë që përmbushja e tyre është në dobi të BE-së së pari e të Shqipërisë së dyti; si dhe në ata që duan të përshpejto­jnë integrimin me motive gjeopoliti­ke dhe për kushtet mbyllin njërin sy; me mendje të lehtë se për demokraci e shtet ligjor “folim mbrapa”. E kam thënë disa herë në Kuvend e shkruar po kaq herë: këta të fundit janë miq e aleatë të Ramës, por pse jo, edhe të Shqipërisë; ata të parët janë miq e aleatë të një Shqipërie Europiane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania