Panorama (Albania)

Korrupsion me ndërtimet pa leje, burg dy inspektorë­ve

Merrnin nga 1-3 mijë euro, zbardhen veprimet e zyrtarëve të IKMT

-

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg dy inspektorë­t e IKMT në Bashkinë e Kamzës, Dritan Nikoli dhe Ermal Baci.

Dy inspektorë­t janë vënë nën akuzë për korrupsion. Nga hetimet e kryera nga SPAK, ka rezultuar se në rastet kur ata dilnin në terren, kërkonin ryshfet kur konstatoni­n ndërtime të paligjshme nga subjektet. Dy inspektorë­t nuk kanë folur para Gjykatës, por, sipas SPAK, dyshohet se shuma që ata merrnin nga subjektet varionte në 1 deri në 3 mijë euro. Ndërkohë, nga hetimet e Prokuroris­ë së Posaçme nuk figuronin persona të tjerë deri më tani të implikuar. Mësohet se ka qenë denoncimi i një qytetari që ka vënë në lëvizje strukturat shtetërore deri në arrestimin e dy inspektorë­ve. Pas kërkesës së Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­i dhe Krimit të Organizuar, Nikolli dhe Baçi janë lënë nga GJKKO në masën e sigurisë “Arrest në burg”. Në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin pasi konstatoni­n qytetarë duke kryer ndërtime pa leje, ata u kanë kërkonin para në këmbim të mosndëshki­mit.

HETIMET DHE VENDIMI

Nga hetimet e kryera nga Policia Gjyqësore në Policinë e Shtetit nën drejtimin e Prokuroris­ë së Posaçme, janë dokumentua­r raste të veprimeve korruptive dhe të veprimeve në kundërshti­m me ligjin, të shtetasve Dritan Nikolli, me detyrë Kryeinspek­tor i Inspektora­tit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Kamzë dhe të shtetasit Ermal Baci, me detyrë inspektor pranë këtij institucio­ni. Shtetasit Dritan Nikolli dhe Ermal Baci, për shkak të funksionit të tyre, kanë lejuar ndërtime pa lejë në territorin e Bashkisë Kamzë, kundrejt përfitimit të parregullt si dhe në disa raste të tjera të evidentuar­a nuk kanë përmbushur detyrën e tyre për të konstatuar dhe proceduar për ndërtimet pa leje, megjithëse kanë pasur dijeni për kryerjen e ndërtimeve pa leje për disa shtetas.

Pas kërkesës së Prokuroris­ë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj shtetasve Dritan Nikolli dhe Ermal Baci, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion­i pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim­i i detyrës”.

 ??  ?? Dritan Nikoli
Dritan Nikoli
 ??  ?? Ermal Baci
Ermal Baci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania