Panorama (Albania)

Kushtetues­ja, nesër në seancën e parë pas dy vjet “pushime”

Në muajin shkurt është caktuar shqyrtimi i Ligjit të Pronave, kërkuar nga Shoqata e Pronarëve

-

Gjykata Kushtetues­e nis zyrtarisht nesër seancat e saj plenare pas dy vitesh “pushime” për shkak të “shkrirjes” së saj nga vetingu.

Çështja e parë, me të cilën Gjykata Kushtetues­e do të përballet në seancë plenare, është kërkesa e bërë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kërkon “shfuqizimi­n si të papajtuesh­ëm me Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë të togfjalësh­it ‘nga Gjykata e Shkallës së Parë, që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimi­t’, parashikua­r në pikën 1 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe togfjalësh­it ‘... i së njëjtës gjykatë’, parashikua­r në pikën 3 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar me ligjin nr. 35/ 2017". Kjo çështje rikthen në sallën plenare të mbledhjeve anëtarët e kësaj gjykate, tashmë 7, ndërsa priten edhe 3 anëtarë të rinj si propozime nga Gjykata e Lartë. Prej më se tri javësh, 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e kanë marrë në shqyrtim kërkesat e mbërritura në këtë gjykatë prej kohësh, ndërsa kanë bërë seleksioni­min e tyre, ndërsa në ato raste kur ka pasur mangësi dokumentac­ioni, kanë kërkuar plotësimin e tyre. Gjykata Kushtetues­e u plotësua në fund të dhjetorit me 7 anëtarë, ku Vitore Tusha është kryetare e komanduar deri në plotësimin e saj me 9 anëtarë, Elsa Toska, Marsida Xhaferllar­i, Fjona Papajorgji, Altin Binaj, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja anëtarë. Para kësaj gjykate janë për shqyrtim: shpallja antikushte­tuese e zgjedhjeve të 30 qershorit, prishja e Teatrit Kombëtar, Kodi Zgjedhor, ku partitë e opozitës kërkojnë shfuqizimi­n e disa neneve që pengojnë hapjen e listave, padia e Kryeminist­rit Rama ndaj Presidenti­t Meta për mosdekreti­min e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm etj.

VETINGU Nga nisja e vetingut në mars 2018 me Fatos Lulon, anëtar i Gjykatës Kushtetues­e, mjaftuan 10 muaj që kjo Gjykatë të shkërmoqej, duke mbetur me vetëm një gjyqtar kushtetues. Vitore Tusha, profesores­hë e së drejtës civile, me gradë

“Doktor i shkencave juridike” në këtë fushë dhe anëtare e Gjykatës Kushtetues­e prej 11 vitesh, është e vetmja që u konstatua e pastër nga procesi rivlerësue­s. Njëkohësis­ht, si nën efektin domino, pas shkarkimit të Lulos nga detyra, u rrëzuan njëri pas tjetrit anëtarët e tjerë: Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari. I humbur doli gjatë rivlerësim­it të trefishtë edhe kryetari i kësaj gjykate, Bashkim Dedja, i cili prej tetë vitesh dhe dy mandatesh drejtoi gardianët e Kushtetutë­s. Me pesë shkarkime nga detyra dhe tri dorëheqje të gjyqtarëve Sokol Berberi, Vladimir Kristos dhe Besnik Imeraj, dy prej tyre pas përfundimi­t të mandatit dhe njëri, siç deklaroi për arsye personale, Gjykata Kushtetues­e hyri zyrtarisht në ditë të vështira. Megjithatë, parashikim­et nga njëra anë dhe shpresën që shoqëronte të tjerët që prisnin për të dalë në veting, furtuna u pa e pandalshme gjatë 2018, kur në bllok u shkarkuan Xhoxhaj, Hoxha e më pas Gani Dizdari.

 ??  ?? Anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e
Anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania