Panorama (Albania)

Kim e Soreca: Të plotësohet Gjykata e Lartë me kuorumin e saj

-

Ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, dhe kreu i delegacion­it të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca, i kërkuan kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ervin Pupe, nxitjen e procesit të plotësimit të Gjykatës së Lartë me kuorumin e saj. Ambasadorj­a e SHBA-ve, Yuri Kim, u shpreh se, “duke punuar së bashku, KED, Presidenca dhe Parlamenti dhanë një Gjykatë Kushtetues­e funksional­e në fund të vitit 2020. Tani Gjykata e Lartë duhet të arrijë kuorumin, në mënyrë që vendet vakante në Gjykatën Kushtetues­e të plotësohen dhe vetë Gjykata e Lartë të jetë plotësisht funksional­e. Le të vazhdojmë të ecim përpara – hap pas hapi”. Ndërsa ambasadori Soreca konfirmoi mbështetje­n e fortë të BE-së në punën e KED, përfshirë edhe ndihmën teknike. Soreca tha se është e rëndësishm­e që sapo Gjykata e Lartë të ketë hapur tri vendet e lira për Gjykatën Kushtetues­e, KED të jetë gati të procedojë, në mënyrë që të sigurojë funksional­itetin e plotë të Gjykatës Kushtetues­e sa më shpejt të jetë e mundur në muajt në vijim. “Takova kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, Ervin Pupe, së bashku me ambasadore­n e SHBA-ve Yuri Kim. E përgëzoj Këshillin e ri, u uroj suksese në punën e tyre dhe konfirmoj mbështetje­n e fortë të BE-së në punën tyre, përfshirë edhe ndihmën tonë teknike. Është e rëndësishm­e që sapo Gjykata e Lartë të ketë hapur tri vendet e lira për Gjykatën Kushtetues­e, KED të jetë gati të procedojë, në mënyrë që të sigurojë funksional­itetin e plotë të Gjykatës Kushtetues­e sa më shpejt të jetë e mundur në muajt në vijim”, tha ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

 ??  ?? Kim e Soreca me kreun e KED, Ervin Pupe
Kim e Soreca me kreun e KED, Ervin Pupe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania