Panorama (Albania)

Basha zbulon qytetin ku do të kandidojë më 25 prill: Tiranamëdh­amandatine­parë

Përgjimet e antimafias, kryedemokr­ati: Është fare e qartë që shqiptarët tashmë kanë 8 vite që shohin të njëjtën gjë

- TIRANE

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, do ta vendosë emrin e tij në listën e Qarkut të Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit, ku ai kandidon për Kryeminist­ër.

Në një intervistë për “News 24”, kreu i selisë blu u shpreh se kishte zgjedhur kryeqyteti­n, pasi në këtë qark ai ka fituar për herë të parë mandatin e deputetit. Gjatë intervistë­s, kryedemokr­ati Basha garantoi se në zgjedhjet e 25 prillit opozita do të jetë e bashkuar, ndërsa tregoi procesin se ku ndodhen negociatat me PR dhe PDIU. Sakaq, ai hodhi poshtë kategoriki­sht çdo aludim për një bashkëqeve­risje me PS-në. Sipas Bashës, kjo është propagandë që i shërben Kryeminist­rit. Kreu i opozitës synoi ta orientonte vëmendjen e tij gjatë intervistë­s tek ekonomia e shqiptarëv­e dhe alternativ­ën e tij nëse vjen në krye të vendit pas 25 prillit. Basha foli për taksën 9% dhe konkurrenc­ën e ndershme. Ndërkohë, reagoi edhe për përgjimet e fundit të antimafIas italiane. BASHA ZBULON SE KU

DO KANDIDOJË “Do të garoj në qytetin e Tiranës. Ky qytet më ka besuar për herë të parë përfaqësim­in si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashki­ak dhe unë do të garojë në qytetin e Tiranës. Jo, nuk do të garoj në asnjë qark tjetër. Çdo qark do të ketë deputetët e vet dhe drejtuesit e vet. Megjithëse si kryetar i partisë dhe si kandidat për Kryeminist­ër i opozitës së bashkuar, unë do të bëj fushatë në të gjithë vendin, pa diskutim”.

Ndalemi pak tani tek opozita e bashkuar, për të folur se sa kompakte. Le të flasim edhe me deklaratat e zonjës Kryemadhi, kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim. ¨shtë bërë e ditur se do të dilet me dy lista. ¨shtë pikë për opozitën kjo apo le të themi edhe mund të humbë?!

Opozita ka kalkuluar me përgjegjës­i të madhe skemën për të maksimaliz­uar votën. Ajo që na bashkon të gjithëve ne është domosdoshm­ëria për të larguar Edi Ramën, që është e keqja e këtij vendi, është dështimi 8-vjeçar dhe shkaku i varfërisë dhe shkaku i krizës psikologji­ke dhe sociale, në të cilën gjenden sot shqiptarët. Unë e kuptoj që ka interes gjithmonë edhe për këtë, le të themi, aspekt taktik të politikës. Më ndjeni në qoftë se vëmendja ime sot edhe në këtë bisedë që kemi bashkë, nuk është kaq shumë takticizmi politik sesa tek ato që janë problemet e vërteta të shqiptarëv­e. Nuk mendoj që shqiptarët sot shqetësim kryesor kanë se si do të maksimaliz­ojmë votën e PD-LSI, pa diskutim që ne kemi një plan të qartë dhe do ta shpalosim atë hap pas hapi. Sepse qëllimi ynë kryesor është që çdo votë e shumicës absolute të shqiptarëv­e që duan largimin e Ramës, të shkojë aty ku duhet edhe të numërohet

U ndalëm te LSI-ja, por, në fakt, është momenti për të folur pak edhe për aleatët, shohim dhe foton ilustruese. Ende nuk janë përmbyllur marrëveshj­et e Partisë Demokratik­e me PDIU, po kështu edhe me PR. Ku është ngërçi, z.Basha, sepse i kanë shfaqur pas deklaratav­e pretendime­t e tyre z.Mediu, por edhe z.Idrizi? Cfarë po ndodh që nuk po mbyllet si marrëveshj­e?

Jo, nuk ka asnjë ngërç. Unë të siguroj që opozita do të dalë e bashkuar në këto zgjedhje si asnjë opozitë më parë dhe koalicioni fitimtar i 25 prillit do të bëjë realitet të gjitha zotimet që ka marrë para shqiptarëv­e. Natyrisht, përgjegjës­ia kryesore për këtë i takon Partisë Demokratik­e, më takon mua. Dhe pikërisht në kuadër të kësaj përgjegjës­ie mbi parimet tashmë të njohura dhe të shpallura botërisht, gjithsecil­i do të ketë mundësinë të shpalosë para shqiptarëv­e, le të themi, fuqinë dhe angazhimin për të qenë pjesë e kësaj fitoreje dhe në bazë të vlerësimit gjithsecil­it prej anëtarëve të koalicioni­t dhe të Partisë Demokratik­e do të marrë peshën e përgjegjës­isë për të kthyer programin tonë në një realitet ndryshimi për çdo shqiptar.

Dakord. Kur do të bëhet marrëveshj­a?

Po ndodh kjo. Gjatë kohës që flasim edhe sot.

Nuk është mbyllur marrëveshj­a me PR, edhe me PDIU-në.

Shiko, ne kemi një marrëveshj­e. Është një keqkuptim mediatik, që nuk është mbyllur marrëveshj­a.

Atëherë, është koha ta sqarojmë.

Domethënë, ne kemi marrëveshj­e që opozita është e bashkuar në këto zgjedhje. Detajet në kushtet e pas 5 tetorit janë subjekt i grupeve që po punojnë intensivis­ht dhe të jeni e sigurt që këtu nuk ka për të pasur asnjë surprizë, përkundraz­i do të materializ­ohet vullneti ynë që së bashku t’i japim fund kësaj së keqeje në 25 prill.

Domethënë, z. Mediu kërkon më tepër se një mandat të sigurt?

Unë nuk jam pjesë e drejtpërdr­ejtë e këtyre negociatav­e, por ju siguroj që ajo që na bashkon është tmerrësish­t më e madhe se çdo gjë që duket sikur na ndan. Ne na bashkon vendosmëri­a për të larguar Edi Ramën, për të larguar të keqen dhe për t’u dhënë shqiptarëv­e shpresën dhe ndryshimin që meritojnë dhe që është plotësisht e mundur.

Koalicion me PS-në pas zgjedhjeve?

Kjo është propagandë e Partisë Socialiste e që tregon, e Edi Ramës, që tregon se sa të dëshpëruar, me qëllim për të motivuar bazën e pamotivuar socialiste e që ndihet po kaq e tradhtuar si shumica dërmuese e shqiptarëv­e që kërkojnë ndryshim. Shikoni, kur shohin 80% apo 82% apo 85%, varësisht nga sondazhet e ndryshme që botohen dhe që duan ndryshimin, pa diskutim në këtë përqindje të madhe ka dhe shumë socialistë, të cilët janë të neveritur jo thjesht sepse janë lënë jashtë tepsisë së pushtetit, por sepse partia, tek e cila kanë besuar dhe kanë investuar apo më mirë të themi kupola e kësaj partie ka braktisur vendin, ka braktisur shqiptarët. Dhe në këtë mënyrë ka vështirësu­ar shanset dhe mundësitë edhe për ta, edhe për familjet e tyre. Pra, është fare e qartë se shumica dërmuese e shqiptarëv­e duan ndryshim dhe këtu përfshihen edhe socialistë­t e thjeshtë. PROGRAMI EKONOMIK

Në 100 ditët që ju thatë që do të ndryshojë diçka dhe do të lëvizë diçka për mirë për Shqipërinë. Çfarë do të keni parasysh ju që do ta ndryshonit në formë emergjente me t’u bërë Kryeminist­ër i Shqipërisë, siç i keni edhe pritshmëri­të?

Po, po. Cili është problemi kryesor që ndodhemi në këtë gjendje? Ka ditë më të qartë për ta thënë këtë se sa dita kur antimafia ka treguar, antimafia italiane se sa i thellë është korrupsion­i në Shqipëri? Çfarë na kushton ne më shumë se korrupsion­i? Asgjë! 7.2 miliardë euro kjo qeveri ua ka vjedhur shqiptarëv­e. Masat e para do të jenë ndarja me këtë praktikë. Ndarja e krimit nga politika, lufta kundër korrupsion­it do të çlirojë qindra miliona euro, që sot zhduken në xhepat e qeveritarë­ve dhe klientëve të tyre. Dhe kjo do të mundësojë që ne menjëherë të nisim me platformën tonë ekonomike. Ulja e taksave nuk është thjesht një shifër. Në qoftë se taksa jote, më fal po të drejtohem personalis­ht, apo e dikujt që ndahet këtu në këtë studio tani apo e atyre që na ndjekin, zbret në 9%, kjo do të thotë më shumë para në xhepat e tu, po kjo do të thotë më shumë para në xhepat e biznesit. Këto para ku shkojnë sot, ku shkon ajo para ekstra që t’i ia paguan me taksën progresive Ramës dhe që nesër do të jetë në xhepat e tu. Bëhet rrugë e re? Jo. Bëhet spital i ri? Jo. Ka pasur rritje pensionesh? Më pak se sa inflacioni. Ka pasur shëndetësi falas? Jo. Ka pasur thithje investimes­h dhe të ardhur në trajnim të forcës punëtore? Jo. Ja, pra, ku do të vijë ndryshimi i parë dhe unë po përmend vetëm një aspekt që tashmë është bërë publik, taksa e sheshtë 9%. Më shumë para në xhepat e shqiptarëv­e, më shumë para për të investuar te biznesi, klimë më e mirë e biznesit, do të sjellë drejtpërdr­ejt rritje të mirëqenies për të gjithë shqiptarët. Vetëm një element.

PËRGJIMET E ANTIMAFIAS ITALIANE

Është fare e qartë që shqiptarët tashmë kanë 8 vite që shohin të njëjtën gjë. Me të vërtetë këtu po ndërtohen kulla të larta që siç dalin nga përgjimet janë rezultat i bashkëpuni­mit të mafias italiane me kryebashki­akun, me ministrat, me pushtetarë­t e lartë nën varësinë e Kryeminist­rit, janë bashkëpunë­torë të kryeminist­rit siç ishte edhe Saimir Tahiri, po kështu i zbuluar nga përgjimet e antimafias italiane. Por Shqipëria është vendi me investimet më të ulëta në rajon sa u përket investimev­e direkte ndërkombët­are. Kujtoj se kështu ka ndodhur edhe kur antimafia italiane zbuloi çështje tashmë të famshme të trafikut të drogës, të përfshirje­s së ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri, dhe nuk ka asnjë arsye në botë, pse SPAK-u të mos kërkojë me urgjencë, nga antimafia italiane, nga prokurorët antimafia, që janë kolegët e tyre, fashikujt e këtij hetimi dhe të nisë urgjentish­t hetimet, duke marrë këto figura që janë të përmendura në këto hetime menjëherë në shqyrtim, nën hetim dhe duke bërë atë për të cilën SPAK-u është krijuar, për të bërë drejtësi. Natyrisht, drejtësia e vërtetë nuk mund të vijë pa çliruar qeverisjen, kjo është në fakt domethënia e 25 prillit. Ky është një argument më shumë pse 25 prilli duhet dhe do të sjellë ndryshimin e madh për të gjithë shqiptarët. E përsëris, për të gjithë shqiptarët.

Do të garoj në qytetin e Tiranës. Ky qytet më ka besuar për herë të parë përfaqësim­in si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashki­ak dhe unë do të garojë në qytetin e Tiranës. Jo, nuk do të garoj në asnjë qark tjetër. Çdo qark do të ketë deputetët e vet dhe drejtuesit e vet. Megjithëse si kryetar i partisë dhe si kandidat për Kryeminist­ër i opozitës së bashkuar, unë do të bëj fushatë në të gjithë vendin, pa diskutim”

 ??  ?? Basha, dje në “News 24”
Basha, dje në “News 24”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania