Panorama (Albania)

“Bashkim me Shqipërinë”, Ministria e Jashtme ruse: Provokim për Ballkanin

“E implikuar në ideologjin­ë e Shqipërisë së Madhe, që kërcënon drejtpërdr­ejt integritet­in territoria­l të Ballkanit”

- TIRANE

Ministria e Jashtme ruse e ka cilësuar kërcënim për integritet­in territoria­l të shteteve të Ballkanit deklaratën e Ramush Haradinajt për bashkim me Shqipërinë.

Reagimi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë u bë përmes Ambasadës së saj në Tiranë. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të saj, Ambasada ruse në Tiranë ka ashpërsuar tonet në marrëdhëni­et diplomatik­e me shqiptarët. Haradinaj tha se nëse Kosova nuk pranohet nga Bashkimi Europian, ai do të mbajë një referendum për bashkim me Shqipërinë. Duke publikuar deklaratën për mediat të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Ambasada thekson se ideja e Haradinajt për mbajtjen e një referendum­i për bashkimin ose jo me Shqipërinë është një provokim me qëllim prishjen e stabilitet­it politik në Ballkan. Në deklaratën e saj Kosova konsideroh­et “një pseudo-shtet i vetëshpall­ur”, që nuk njihet as nga Serbia, ndërsa ideja e ish-Kryeminist­rit kosovar si një provokim për idenë e krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.

DEKLARATA “Nga komenti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse për deklaratën e z. R. Haradinaj:

Kohët e fundit një nga politikanë­t shqiptarë të Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se synon të kërkojë mbajtjen e një referendum­i për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse ky pseudoshte­t i vetëshpall­ur nuk pranohet sa më shpejt në Bashkimin Europian dhe organizata­t ndërkombët­are, si dhe Beogradi nuk do të njohë “pavarësinë” e Kosovës. Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjin­ë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivis­ht në rajon dhe kërcënon drejtpërdr­ejt integritet­in territoria­l të shteteve të Ballkanit. Shantazhi politik është i papranuesh­ëm dhe pikërisht kështu duhet të interpreto­het fjalimi i R. Haradinajt, i cili me lehtësi propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë. IshKryemin­istri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nëse ai i fiton zgjedhjet parlamenta­re, Kosova do të shkojë në një referendum për bashkimin me Shqipërinë. Sipas Haradinajt,

nëse brenda 5 vitesh nuk do të ketë përparim në çështjet më të rëndësishm­e të Kosovës, politika e jashtme do të kthente drejtim. “Nëse nuk do të ketë përparim brenda pesë vitesh në Kosovë, nuk kemi me pranu me mbet as konflikt i ngrirë e as nuk kemi me pranu me na nda, por kemi me shku në referendum për bashkim me Shqipërinë!”, shkroi në “Facebook” Ramush Haradinaj.

PËRPLASJA Ky është reagimi i dytë brenda pak ditësh i Ambasadës ruse në Tiranë ndaj Shqipërisë

dhe shqiptarëv­e. Pak ditë më parë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë kërkoi largimin e menjëhersh­ëm të diplomatit Alexey Krivosheev për shkelje në mënyrë të vazhdueshm­e të masave anti-COVID. Ky vendim pasoi një reagim të fortë nga Ministria e Jashtme e Rusisë, e cila përmes zv.ministrit të saj, Aleksandër Grushko, u shpreh: “Moska është e keqardhur për vendimin e Tiranës zyrtare për të dëbuar një diplomat rus dhe do të kundërpërg­jigjet ndaj kësaj lëvizjeje armiqësore, e cila shihet si provokim dhe dëmtuese për marrëdhëni­et bilaterale. Sigurisht, ky hap armiqësor nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha zv/ministri i Jashtëm rus, Aleksandër Grushko.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i AAK, Ramush Haradinaj
Kreu i AAK, Ramush Haradinaj
 ??  ?? Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania