Panorama (Albania)

Futën mallra kontraband­ë nga Rinasi, lirohen nëntë të arrestuari­t

-

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitjej­e” për nëntë të arrestuari­t për kontraband­ë mallrash në Rinas. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacioni­t të koduar “Rinas Ekspres”, ndërsa në pranga u vunë shtetasit Byordi Kasmit; Alkida Lazrit; Qani Lazrit, i dënuar më parë për kontraband­ë më mallra që i nënshtrohe­n regjimit doganor; Lonora Legisit dhe Altin Legisit. Në këtë operacion janë arrestuar gjithashtu doganierët Baftjar Kazias, Theodhor Naçi, Muhamet Liçaj, dhe Edlira Saliaj. Ata u arrestuan në flagrancë në rrugën Rinas-Kashar me një sasi mallrash konfeksion­e pasi kishin kaluar regjimin doganor të Pikës Kufitare Rinas, duke shmangur dhe mosdeklaru­ar tërësisht detyrimet doganore.

OPERACIONI Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamen­tin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, në bashkëpuni­m me Seksionin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Tiranë. Nëntë shtetas u arrestuan, nga këta 5 tregtarë dhe 4 doganierë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n tri automjete që kanë shërbyer për transporti­n e mallrave të dyshuar kontraband­ë pas daljes nga dogana, veshje të ndryshme dhe një sasi aparatesh celularë. Pas hetimeve të kryera më parë dhe informacio­neve të grumbullua­ra u bë e mundur që tregtarët e sipërpërme­ndur të kapeshin në flagrancë në rrugën Rinas-Kashar, duke transportu­ar mallra kontraband­ë, pasi kishin kaluar regjimin doganor të Pikës Kufitare Rinas, duke mos e deklaruar mallin dhe duke shmangur tërësisht detyrimet doganore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n sasi të konsiderue­shme veshmbathj­esh, këpucë, një sasi aparatesh celularë dhe tri automjete që transporto­nin mallrat kontraband­ë.

 ??  ?? Mallrat e sekuestrua­r në Rinas
Mallrat e sekuestrua­r në Rinas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania