Panorama (Albania)

Ambulanca përplaset me “Benz”-in, plagosen 6 persona

I dëmtuar rëndë mbeti infermieri dhe shoferi i ambulancës

-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona. Sipas informacio­neve të përcjella nga Policia, në aksident janë përfshirë një ambulancë dhe një mjet tip “Benz”. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ambulanca ka qenë duke transportu­ar një person të sëmurë, i cili ka mbetur i dëmtuar si pasojë e përplasjes së dy mjeteve. Sakaq, burimet nga Policia bëjnë të ditur se si pasojë e aksidentit, në total kanë mbetur gjashtë persona të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Mendohet se shkak për aksidentin mund të jetë bërë lagështira në rrugë, për shkak të motit të keq që ka mbërthyer vendin në ditët e fundit. “Në vendin e quajtur ‘Bishti i Zhurit’ janë përfshirë në përplasje ambulanca e spitalit të Fierit, me drejtues shtetasin F. B., dhe pasagjer shtetasin E. M., me mjetin me drejtues shtetasin L. D. dhe pasagjerët shtetasit J. D., E. M. dhe J. B. Si pasojë e aksidentit janë dërguar në spital 6 shtetas për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendngjarj­e ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi Policia lidhur me aksidentin e rëndë. Ndërkohë, dëshmitarë­t në vendin e ngjarjes janë shprehur se përplasja e dy mjeteve ka qenë mjaft e fortë dhe si pasojë ka sjellë edhe plagosjen e gjashtë personave. Ata kanë thënë se shkak është bërë edhe shpejtësia me të cilën udhëtonin dy makina. “Ecin shumë shpejt. U plagosën gjashtë persona, më rëndë ai i sëmuri që ndodhej në ambulancë. Në ato momente binte edhe shumë shi”, janë shprehur dëshmitarë­t në vendin e ngjarjes, të cilët kanë njoftuar edhe Policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendin ku ndodhi përplasja.

 ??  ?? Një nga të plagosurit në aksident
Një nga të plagosurit në aksident

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania