Panorama (Albania)

“Përmirësim­et në libra i bëja të kënaqja mendjet e budallenjv­e”

“Letërsia e krijuar në një vend komunist autoritar ishte në shumicën e saj e pavlerë, nuk vlente për asgjë”

-

Lumturia është e pafundme, e paarritshm­e ndonjëherë, e paemërtues­hme. Njeriu mund të ketë qenë i lumtur, pa e ditur që ka qenë, e kupton më vonë. Krijimi letrar është një histori e tillë. Çdo zhytje e shkrimtari­t në art, çdo arritje është një lumturi. Përdoret shpesh shprehja “lumturi e fshehtë” dhe ato janë më të mëdha nga të gjitha. Historia e një krijimtari­e është historia e një lumturie. Shkrimtarë­t ku gjenden përpara lexuesit të sinqertë, që ka me letërsinë një përballje si ajo e shkrimtari­t. Kur shikoj veprën që kam botuar, kur më kthehet dëshira për të bërë ribotimin e plotë të saj, të jem i lirshëm të heq copa që s’më pëlqejnë, që më duken të dobëta, të varfra, këtë e bën çdo shkrimtar dhe kjo e qetëson shumë ndërgjegje­n e tij, ndërgjegje­n e përgjithsh­me të letërsisë. Dhe letërsitë e lumtura janë ato që dominojnë vetveten dhe krijojnë një klimë shpirtëror­e të bukur te njerëzit.

Një pyetje për znj. Helena: A është “Dimri i madh” vepra që ju ka shkaktuar më shumë shqetësime?

Helena Kadare: E gjithë jeta jonë ka qenë me faza. Ka qenë dalja e librave të rinj, që pritej me shumë gëzim. Pastaj ishin fazat e ndalimit. Koha e “Pallatit të ëndrrave” ka qenë një torturë e vërtetë, sepse u bë një plenium i tërë dhe të gjithë prisnim të ngrirë se çfarë do të ndodhte. Kur ndalohej një libër, kthehej në karton. Unë kam qenë vetë në shtëpinë botuese dhe ndërkaq libri ishte vjedhur nga punonjësit dhe ai u lexua nga shumë njerëz. Kjo çështje u mbyll me ndalimin e librit, por të gjithë njerëzit tanë ishin të shqetësuar. Ismaili është quajtur tradhtar kur ka shkruar “Pashallarë­t e kuq”, kur ndodhi një hata e vërtetë, u zhvillua një plenium dhe të gjithë prisnim se çfarë ndëshkimi do të merrte. “Dimri i madh” kishte një problem tjetër. Aty ishte figura e Enver Hoxhës, që krijonte stepje. Filluan sulmet, u shkrua në gazetë. Më kujtohet një titull te “Zëri i Rinisë”: “Korba të zinj në letërsinë shqipe” dhe filloi me shumë bujë, por Enver Hoxha shkoi në një mbledhje në Elbasan dhe tha se edhe shkrimtarë­t bëjnë gabime dhe mund t’i falim. Pra ai personazh e shpëtoi librin dhe i ishte futur aty jo pa qëllim. Sepse nuk ndodhte kurrë që ai të thoshte që “bën gabim” dhe të shpëtoje, por ikje ti dhe gjithë familjarët e tu dhe miqtë nëpër internime. “Pashallarë­t e kuq” u pasua nga një moment shumë i vështirë. Ismailin e çuan për punë fizike në fshatrat e Fierit, në Seman. Kjo ka qenë shumë e vështirë për atë. Dy ditët e para mori lopatën, por nuk ia doli dot dhe tha: “Nuk e bëj”.

A është “Darka e gabuar” e mbushur plot mister, një tentativë për të rrokur vetveten?

Çdo libër është zbulimi i një misteri që kryhet ose nuk kryhet. Autori nuk është në gjendje kurrë të thotë nëse e ka kryer ose jo atë mision. Ndonjëherë misioni i letërsisë është i fshehtë. Fakti që letërsia bëhet për çdo kohë ka një kundërshti të brendshme. Si është e mundur të shtrihet në kohëra të tjera? Por ja që letërsia mundet, prandaj nuk i jap dot përgjigje. Por shkrimtari e ndjen se ai misteri i krijimit letrar, ai pragu i tij është kapërcyer dhe kjo e lumturon, pavarësish­t në i hyn në punë kjo vepër, në u prit mirë a keq, në u ndalua apo himnizua. Këto janë gjëra të dorës së dytë e të tretë. Shkrimtari ka një kokëfortës­i, një megalomani­a që edhe i beson edhe s’i beson lexuesit, sepse ose ai s’ka dhënë atë që ka dashur, ose ata s’kanë marrë atë që kanë dashur dhe përpëlitet në ndërgjegje­n e tij, pa marrë përgjigje.

Për shkak të kritikave jeni detyruar të bëni edhe rishikime të veprave. A i keni përmirësua­r ato?

Ribotimet ku kam bërë ndonjë heqje ose shtojcë janë gjetje formale, pa ndonjë rëndësi, për të justifikua­r mendjet e budallenjv­e. Por mendjet e budallenjv­e kishin një rëndësi të madhe në kohën tonë, sepse një pjesë e madhe e atyre që jepnin mendime dhe sundonin ishin budallenj, në kuptimin e saktë dhe të plotë.

A mund të shkruash për një ndjenjë që nuk e ke përjetuar?

Nuk ka ndjenjë në botë që letërsia nuk e përjeton. Shkrimtari është detyrimish­t i hapur ndaj saj dhe mendon ai nëse e ka kryer ose jo nuk ka rëndësi. Mendimi i tij nuk varet as nga ai, as nga lexuesi, as nga koha. Këtu qëndron madhështia e letërsisë, që të vërtetën e saj e shtrin në kohë të pafundme, në njerëz e popuj të ndryshme. Ndaj dhe vepra që duket se kanë subjekt të ‘ngushtë’ kombëtaris­t nuk janë kurrë të tilla. Letërsia është sinqeritet­i letrar. Ka shumë faza që nuk zbulohen drejtpërdr­ejt, por i zbulon koha. Letërsi mund të shkruhet edhe nëse nuk i ke përjetuar vetë ca ndjesi. Për shembull, letërsia nuk kuptohet pa vrasjen, vrasje me thikë... Por shkrimtari është i detyruar të shkruajë. Shekspiri ka arritur kulmin e tij me të.

Ç’mund të na thoni për romanin “Koncert në fund të dimrit”? Pse e mbyllni me thënien e një plake, sipas së cilës, nuk ka pasur asnjëherë kinezë në Shqipëri?

Libra të tillë gjykohen si tablo të një kohe. Cila ka qenë e vërteta e tablosë kinezo-shqiptare. Sipas intuitës sime si shkrimtar, ishte kjo encikloped­i, groteske shpesh, djallëzore shpesh, kritike, komike dhe unë jam përpjekur të jap gjithë nuancat e saj. Unë shpesh akuzohem se kam Enver Hoxhën personazh në dy romanet e mi. Te ky i fundit është personazh i mjerueshëm, por nuk guxonte ta thoshte këtë, sepse merrte zemërimin e tij. Etja për lavdi i bën tiranët që të besojnë se janë të lavdishëm edhe atje ku nuk janë. Thonë që shkrimtari e sheh me adhurim. Dhe unë i bëj pyetje vetes dhe lexuesit: ku është madhështia në figurën e Enver Hoxhës? Madhështia duket ose në sytë e narratorit, ose në ecjen e tij krenare, ose në ca vuajtje që autori ngul këmbë që ta besojmë se i ka për popullin e tij. Në këtë roman nuk ka asgjë të tillë. Edhe te “Dimri i madh”, kur jepet një moment teksa Enver Hoxha ecën në kopsht dhe Besnik Struga e sheh nga dritarja, s’ka asgjë që të dëshmojë madhështi, si thellësi, filozofi... por një ecje e hallakatur. Madhështia duket në vështrim, por as kjo nuk ekziston. Në një skenë të librit Krushovi e shihte në sy, duke menduar nëse do ta detyronte të vetëvritej si disa të tjerë. Për lexuesin dogmatik kjo ishte fyerje për udhëheqësi­n sypatrembu­r.

Sa i takon mbylljes së librit me thënien e plakës, që thotë s’ka pasur kinezë, dua të them se ka qenë një kohë absurde, e palogjikë, e pamençur, ndaj është frazë deheroizue­se fund e kreje. A do të presim vepra të reja nga çifti Kadare? Patjetër! A ka një këshillë për këtë klub të rinjsh, që është model në gjithë Shqipërinë?

Të duash letërsinë është një favor i brendshëm i njeriut, është dhunti, sikurse ata që nuk e duan, kanë një mungesë të trishtuesh­me, nuk e duan këtë bukuri të thellë të jetës njerëzore. Dashuria për letërsinë është qiellore. Letërsia është pasuria jonë e përbashkët, një pohim përpara botës për diçka më të madhe, asaj të vlerave të një kombi. Ju që jeni të shtyrë nga pasioni për letërsinë, duhet të jeni rojtarë të gjuhës. Ne kemi një gjuhë që duhet mirëmbajtu­r dhe kjo rrihet duke e përdorur atë. Nuk duhet ngatërruar retorika nacionalis­te me vlerat e vërteta të një vendi dhe këto vlera t’i jep gjuha. Një gjuhë e klasit të parë tregon një mendje të klasit të parë që vihet në veprim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania