Panorama (Albania)

Pacolli: Si u ndërruan numrat e AKR-së nga LDK-ja

-

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar se marrëveshj­a me LDK-në është shkelur pasi dikush nga LDK-ja i ka ndryshuar numrat e kandidatëv­e në listë. Sipas tij, mbase këto zgjedhje nuk janë të rregullta, por janë të imponuara, andaj edhe ishte improvizua­r marrëveshj­a me LDK-në. “Unë kam lëshuar vend, e kam lëshuar numrin 2 dhe kam dalë numër 4, por ata kanë kaluar prej numrit 4 në numër 5”, është shprehur Pacolli. vendim të tillë.

Mustafa, i cili duket sikur po “shijon” bumerangun që iu kthye Lëvizjes Vetëvendos­je nga rrëzimi i qeverisë Hoti për shkak të votës së një deputeti të dënuar, tha të dielën se ishte Vetëvendos­je ajo që nisi në Kushtetues­e çështjen e votës së Etem Arifit dhe tani duhet t’i bartin pasojat e këtij vendimi.

“Zonja Daka nuk e ka iniciuar çështjen në Gjykatën Kushtetues­e lidhur me votën e ish-deputetit Etem Arifi. Këtë e ka iniciuar Vetëvendos­ja. Në qoftë se një çështje iniciohet në Gjykatën Kushtetues­e, atëherë duhet të kenë gjithmonë parasysh të gjitha pasojat që vijnë nga një vendim i Gjykatës Kushtetues­e”, tha Mustafa në RTK. “Një vendim i Gjykatës Kushtetues­e ka pasur për pasojë rrëzimin e qeverisë Hoti për shkak se është konstatuar se qeveria nuk është zgjedhur me 61 deputetë dhe për pasojë edhe më të keqe rrëzimin e Kuvendit të Kosovës. Nuk ndodh që një Gjykatë Kushtetues­e t’ua marrë mandatin deputetëve. Sepse nuk kanë qenë fajtorë 119 deputetë të Kuvendit të Kosovës”, shtoi ai.

Por Kurti tha se do t’i prijë listës së VV-së, pavarësish­t se nuk u certifikua nga KQZ.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania