Panorama (Albania)

Votat e diasporës, sa janë interesuar deri tani

-

Certifikim­i i listave zgjedhore përfundimt­are në Kosovë ka mbetur pezull për shkak të ankesave të partive politike për moscertifi­kimin e listave të tyre me vendim të Gjykatës Kushtetues­e.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtres­a dhe Gjykatës Supreme, dhe mbetet në pritje të këtij vendimi. Të premten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka certifikua­r listat zgjedhore të subjekteve politike: Vetëvendos­je (VV), Nisma Socialdemo­krate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re të 14 shkurtit.

Gjatë mbledhjes së KQZ-së, përfaqësue­si i VV-së, Sami Kurteshi, tha se “përpjekja për të ndaluar parti dhe kandidatë të caktuar të dalin në garën e 14 shkurtit, po duket qartë, dhe kjo ka të bëjë me emrin e Albin Kurtit (kryetari i VV-së)”.

Zyra për Regjistrim­in e Partive Politike dhe Certifikim i rekomandoi KQZ-së që t’i certifikoj­ë të gjithë kandidatët për deputetë, të cilët janë në kuadër të listave zgjedhore të subjekteve politike.

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror Zgjedhor, tha se që nga hapja për aplikim deri në ora 12:00 të së dielës janë regjistrua­r rreth 65 mijë aplikime nga diaspora për votim në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Të aprovuara janë rreth 35,200 aplikacion­e… janë 85 mijë e-maile të pahapura”, ka deklaruar Elezi. KQZ ka miratuar vendimin përmes të cilit qendra e thirrjeve do të kontaktojn­ë aplikuesit me zona të ndryshme kohore.

Por kjo u kundërshtu­a nga shumica e anëtarëve të KQZsë, të cilët vendosën që të votojnë një nga një për subjektet politike, pasi disa prej tyre nuk i kishin zëvendësua­r kandidatët e dënuar në tri vitet e fundit, për të cilët Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kishte thënë se nuk janë në përputhje me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithsh­me.

Zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë, Valmir Elezi, tha të dielën pasdite se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke pritur shqyrtimin dhe vendosjen e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtres­a lidhur me ankesat e paraqitura në këtë institucio­n. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sigurisht që do të veprojë në përputhje me vendimet e institucio­neve tjera, në këtë rast PZAP-in, por edhe Gjykatën Supreme”.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se të gjithë duhet të respektojn­ë vendimet e Gjykatës Kushtetues­e dhe se kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, vetëm po zbaton një

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania