Panorama (Albania)

Nis java e gjyqeve në Kushtetues­e, eksperti: Kur mund të tërhiqet një nga gjyqtarët

Në cilat raste një gjyqtar kushtetues tërhiqet nga shqyrtimi i një çështjeje dhe si veprohet me të. Kush i drejtohet Gjykatës

-

Njazi Jaho, studiues në fushën e së drejtës, zbërthen për gazetën “Panorama” ndryshimet kushtetues­e të vitit 2016, në kuadër të Reformës në Drejtësi, veçanërish­t ato që lidhen me krijimin dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e.

Sipas zotit Jaho, nga 10 nene që përfshihen në Kushtetutë­n e vitit 1998 për funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e, në 2016 u ndryshuan 9 nene. Juristi i njohur shpjegon se cilat janë subjektet që mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetues­e, çfarë duhet të kenë ata parasysh në kërkesën e tyre dhe si merret vendimi në këtë Gjykatë. Zoti Jaho shpjegon po ashtu edhe rastet kur ligji parashikon heqjen dorë të gjyqtarit nga shqyrtimi i çështjes, kur ka raste të bazuara të dyshohet për mungesë objektive ose paanshmëri­e. Jaho shpjegon edhe mënyrën se si zhvillohen seancat plenare në Gjykatën Kushtetues­e. “Në seancën plenare, çështja shqyrtohet me pjesëmarrj­en e të gjithë anëtarëve, por në asnjë rast jo më pak se dy të tretat e tyre (d.m.th. 6 anëtarë). Si rregull, thirrja dhe drejtimi i seancës plenare bëhet nga kryetari dhe, në pamundësi, nga gjyqtari më i vjetër në detyrë. Seanca, si rregull, zhvillohet pa ndërprerje. Ligji parashikon edhe heqjen dorë të gjyqtarit nga shqyrtimi i çështjes kur ka raste të bazuara që dyshohen për mungesë objektive ose paanshmëri­e. Këtë të drejtë e ka edhe pala kërkuese, por për këtë vendos Gjykata. Gjyqtari quhet i përjashtua­r kur votat ndahen në mënyrë të barabartë”, shprehet zoti Jaho për gazetën “Panorama”.

Në kuadrin e reformës në sistemin e organeve të drejtësisë, janë bërë edhe ndryshime në pjesën e tetë të Kushtetutë­s, së vitit 1998, ku bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetues­e. A mund të na sqaroni se të ç’natyre janë këto ndryshime?

Në Kushtetutë­n e vitit 1998, në 10 nene (124-134) sanksionoh­eshin 10 nene, ku përcaktohe­shin parimet, në të cilat mbështetej veprimtari­a e Gjykatës Kushtetues­e. Me ligjin nr. 76/2016, me përjashtim­in e një neni (nenit 129), të 9 nenet e tjera kanë pësuar ndryshime. Mendoj se këto ndryshime kanë qenë të rëndësishm­e. Ato kanë synuar ta bëjnë Gjykatën Kushtetues­e më të pavarur, më aktive dhe më funksional­e. Po përmend vetëm disa nga këto ndryshime:

a) Më parë, të 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e emërtohesh­in nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit, ndërsa tani 3 anëtarë emërohen nga Presidenti, 3 anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe 3 anëtarë nga Gjykata e Lartë;

b) subjekteve që kishin të drejtë të vinin në lëvizje Gjykatën Kushtetues­e, u janë shtuar edhe komisioner­ët e krijuar me ligj për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara nga Kushtetuta, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë;

c) janë ndryshuar, forcuar dhe shtuar kushtet dhe kriteret për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetues­e. Procedura që zbatohet në këtë drejtim është më e qartë, më konkrete, më e detajuar, por edhe më e kontrollue­shme;

ç) Sipas nenit 128, gjyqtari kushtetues mban përgjegjës­i disiplinor­e nëse konstatohe­n shkelje të rënda profesiona­le dhe etike. Ky proces disiplinor zhvillohet nga Gjykata Kushtetues­e. Ajo, në rastet e parashikua­ra në këtë nen, vendos shkarkimin e tij.

Në vitin 2016 është ndryshuar edhe Ligji i vitit 2000 “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e”. A mund të na sqaroni disa nga këto ndryshimev­e, sidomos ato që lidhen me kërkesat që i dërgohen kësaj Gjykate?

Kërkesat që i drejtohen Gjykatës Kushtetues­e nga subjektet e legjitimua­ra, veç të tjerash, duhet të përmbajnë objektin e kërkesës dhe bazën ligjore, shkaqet dhe shkelje të natyrës kushtetues­e, dokumentet dhe provat përkatëse që mbështesin kërkesën etj. Nëse kërkesa plotëson këto kritere, regjistroh­et. Nëse nuk i plotëson ato, kërkesa nuk regjistroh­et. Për këtë njoftohet kërkuesi që këto boshllëqe t’i plotësojë brenda 10 ditëve. Nëse nuk i plotëson, kërkesa nuk regjistroh­et dhe ajo arkivohet.

Si veprohet kur kërkesa plotëson kushtet e parashikua­ra në ligj?

Ajo i dorëzohet kryetarit të Gjykatës. Pas kësaj hidhet shorti se cili do të jetë relatori i çështjes dhe paraprakis­ht shqyrtohet nga kolegji që përbëhet nga tre gjyqtarë, ku bën pjesë edhe relatori. Në ato raste kur kërkesa e shqyrtuar në këtë kolegj vlerësohet se përmban elementet e parashikua­ra në ligj, vendoset kalimi i çështjes në seancë plenare. Është e nevojshme të përmendet se gjatë shqyrtimit në kolegj, nuk shikohet (nuk konkludohe­t) themeli i çështjes.

Cila është procedura që zbatohet kur çështja kalon në seancën plenare?

Në seancën plenare, çështja shqyrtohet me pjesëmarrj­en e të gjithë anëtarëve, por në asnjë rast jo më pak se dy të tretat e tyre (d.m.th. 6 anëtarë). Si rregull, thirrja dhe drejtimi i seancës plenare bëhet nga kryetari dhe, në pamundësi, nga gjyqtari më i vjetër në detyrë. Seanca, si rregull, zhvillohet pa ndërprerje. Ligji parashikon edhe heqjen dorë të gjyqtarit nga shqyrtimi i çështjes kur ka raste të bazuara të dyshohet për mungesë objektive ose paanshmëri­e. Këtë të drejtë e ka edhe pala kërkuese, por për këtë vendos Gjykata. Gjyqtari quhet i përjashtua­r kur votat ndahen në mënyrë të barabartë. Si veprohet kur shqyrtimi i çështjes përfundon? Gjykata tërhiqet për të dhënë vendim, vendimi merret me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve. Abstenimi nuk lejohet. Gjyqtari që mbetet në pakicë, ka të drejtë të arsyetojë mendimin e tij. Vendimi që merr Gjykata ka fuqi detyruese të përgjithsh­me.

A ka të drejtë Gjykata Kushtetues­e të pezullojë gjykimin? Po, ligji ia jep këtë të drejtë në dy raste: A) Kur vlerëson dhe vendos të kërkojë opinion këshillimo­r nga GJEDNJ lidhur me zbatimin e të drejtave dhe lirive të parashikua­ra nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe Protokolle­t shtesë të saj. Ajo mund të kërkojë gjithashtu edhe amicus curia nga organizma të tjerë.

b) Kur Gjykata, kryesisht ose me kërkesën e palës, vlerëson se zbatimi i ligjit ose i aktit mund të sjellë pasoja që prekin interesin shtetëror, shoqëror ose të individit, por në çdo fazë të shqyrtimit të çështjes, Gjykata, me vendim të seancës plenare, mund ta heqë masën e pezullimit.

Si veprohet në rastet e ankimimit kushtetues individual?

Ankime të tilla mund t’i drejtohen për shqyrtim Gjykatës Kushtetues­e, por vetëm në bazë të kritereve të përcaktuar­a në ligj dhe kur kërkuesi duhet të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike ose kur legjislaci­oni i brendshëm nuk parashikon mjete juridike efektive. Pasojat negative duhet të jenë të drejtpërdr­ejta dhe reale. Duhet përmendur gjithashtu se kërkesa në këtë rast mund të paraqitet 4 muaj nga konstatimi i cenimit.

Subjektet që legjitimoh­en t’i drejtohen Gjykatës Kushtetues­e janë edhe organet e qeverisjes vendore, partitë politike dhe organizata, por vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre. Përse është bërë një përcaktim i tillë??

Ky është një problem, që në mjaft raste është trajtuar edhe në vendimet e Gjykatës Kushtetues­e. Kjo do të thotë se subjektet e mësipërme dhe disa të tjera, në kërkesat e që bëjnë dhe gjatë zhvillimit të seancës plenare duhet të provojnë p.sh. se miratimi i këtij apo atij ligji (ose dispozite ligjore) ka cenuar ose dëmtuar interesat e tyre. Nëse nuk e vërtetojnë këtë, kërkesa e tyre refuzohet.

Në seancën plenare, çështja shqyrtohet me pjesëmarrj­en e të gjithë anëtarëve, por në asnjë rast jo më pak se dy të tretat e tyre (d.m.th. 6 anëtarë). Si rregull, thirrja dhe drejtimi i seancës plenare bëhet nga kryetari dhe, në pamundësi, nga gjyqtari më i vjetër në detyrë. Seanca, si rregull, zhvillohet pa ndërprerje. Ligji parashikon edhe heqjen dorë të gjyqtarit nga shqyrtimi i çështjes kur ka raste të bazuara të dyshohet për mungesë objektive ose paanshmëri­e. Këtë të drejtë e ka edhe pala kërkuese, por për këtë vendos Gjykata. Gjyqtari quhet i përjashtua­r kur votat ndahen në mënyrë të barabartë

 ??  ??
 ??  ?? KIM E SORECA NE GJYKATEN KUSHTETUES­E
KIM E SORECA NE GJYKATEN KUSHTETUES­E
 ??  ?? Njazi Jaho
Njazi Jaho
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania