Panorama (Albania)

“‘Pallati i ëndrrave’, libër për diktaturën”, rrëfimi i Kadaresë: Enver Hoxha në romanet e mi, si një personazh i mjerueshëm

ISMAIL E HELENA KADARE NE NJE INTERVISTE TE GJATE PER LETERSINE: PERMIRESIM­ET NE LIBRA I BEJA TE KENAQJA MENDJET E BUDALLENJV­E

-

Pas disa ditësh, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, mbush 85 vjeç. Në prag të kësaj dite, shkrimtari ka pranuar të zhvillojë një bisedë me një grup të rinjsh dhe nuk zgjodhi ndonjë gjimnaz a fakultet në Tiranë, por Klubin e Librit të Kavajës.

Përgjatë një takimi organizuar nga Bashkia Kavajë, Klubi i Librit dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, Ismail dhe Helena Kadare iu përgjigjën pyetjeve të të rinjve në lidhje me vepra të ndryshme të shkrimtari­t.

Ç’mund të na thoni për filmin më të ri që po realizohet për ju?

Helena Kadare: Disa vjet më parë doli libri im me kujtime të të dyve dhe një produksion franko-belgo-shqiptar ka marrë të drejtat për të realizuar një film mbi këtë libër dhe tani janë në kërkim të kastit të aktorëve dhe fondeve, të cilat janë të vështira për t’u gjetur. Megjithatë, filmi është futur në udhë të mbarë. Do të jetë një film artistik, pasi dokumentar­ë janë bërë shumë për Ismailin. Këtë fakt Ismaili po e mëson bashkë me ju, pasi mërzitet nëse unë i bëj biseda të tilla.

Duke lexuar “Pallati i ëndrrave”, lind pyetja a ekziston mundësia që njeriu të arratiset me mendimet e tij kur i ushtrohet shumë trysni nga jashtë, nga ana e shtetit?

Ismail Kadare: Çdo njeri mund t’i japë përgjigjen e vet kësaj pyetjeje dhe kjo varet nga shumë fakte. Për shkrimtarë­t kjo është më e thjeshtë, sepse ajo që shkruajmë ne duam a po nuk duam e nxjerr këtë. Letërsia e mirëfilltë, jo ajo boshe, retorike e ka brenda sinqeritet­in, qëndrimin e pagabueshë­m të shkrimtari­t, të vërtetën e thellë që thellohet edhe më shumë trillimi letrar. Letërsia është një trillim. Të gjitha artet krenohen për meritat e tyre, por unë si shkrimtar mbaj anën e letërsisë. Letërsia është mbi të gjitha. Këtë libër e kam shkruar në kulmin e diktaturës shqiptare dhe duhet të ishe i metë të mos kuptoje që bëhej fjalë për sistemin ku jetonim ne.

Më ka pëlqyer shumë “Kronikë në gur”, pasi kam gjetur veten, por jam kurioz pse ky libër i shkruar me sytë e një fëmije, në një moshë madhore?

Shkrimtarë­t e kanë jetën e tyre si një burim të pashtershë­m ku dëshira për të shpjeguar fazat e këtij burimi vjen në një mënyrë që as ata vetë nuk dinë ta shpjegojnë, por kur ajo vjen është e sinqertë, të natyrshme dhe vetëm në këtë lloj mënyre. Një synim për të shkruar për të vërtetuar një tezë ideologjik­e, politike, moraliste, përmban brenda vetes një mungesë, një defekt. Dëshira për të zhbiruar fëmijërinë time më ka ardhur natyrshëm gjithmonë dhe po ta vini re, në shumë vepra të miat unë i kthehem gjithmonë, herë më shumë e herë më pak. Te të gjithë shkrimtarë­t jeton në njëfarë mënyre fëmijëria e tyre. Nuk është me qëllim spekulimi për të vërtetuar diçka, por për të treguar një ndjesi, edhe brengë, edhe lumturi, të gjitha bashkë. Nëse do të kërkoja një arsye se pse u ula të shkruaja këtë libër, nuk mundem. Arsyeja edhe ka qenë, edhe nuk ka qenë. Arsyeja ka pritur kohën e vet, e ka arritur ose nuk e ka arritur kohën e vet. Ka shkrimtarë që nuk kanë shkruar kurrë atë që kanë dashur. Kjo nuk është as për t’u dëshpëruar dhe as për t’u ngazëlluar. Kështu ndodh. Letërsia i ka gjërat jashtë normave të zakonshme njerëzore.

Ne kemi shumë balada e legjenda, në këtë kompleksit­et, cili ka qenë detaji që ju ka frymëzuar për të shkruar “Kush e solli Doruntinën”?

Nuk e kam të qartë as vetë. Ka qenë gjithnjë brenda meje. Do ta saktësoja pyetjen me cili ka qenë ai moment që ka nxitur këtë ndjesi të vjetër të shfaqet. Nuk ka shkrimtarë në botë që në mendjen e tij të mos lëvrijnë ditë e natë mendime nga të çuditshmet, të tilla që herë i duket se nuk duhet t’i thotë dhe herë tjetër që është i detyruar t’i thotë. Nuk ka rregulla. Ndaj letërsia është e bukur se nuk ka rregulla. Realizimi socialist ishte me rregulla që i vendoste shteti, që ishte vrastare, plagosëse për letërsinë, siç ishte rregulli i të ashtuquajt­urit heroi pozitiv. Ishte një kërkesë që u bëhej të gjithë shkrimtarë­ve që në veprat e tyre të mbizotëron­te heroi pozitiv. Ishte kërkesa më absurde, më e çmendur që mund t’i bëhej artit e aq më tepër letërsisë. Shkrimtari nuk i mendon kurrë kështu gjërat, që do t’i bëj kështu apo ashtu. Ajo vjen natyrshëm, shkujdessh­ëm, në mënyrë të pashmangsh­me, por po aq sa e shmangshme. Shumë shkrimtarë nuk arrijnë sot të shkruajnë për ato që mendojnë dhe po të dëgjoni intervista­t e tyre, sidomos kur janë nga fundi thonë që “më vjen keq që nuk shkrova për këtë apo atë”. Kjo keqardhje është e kotë, sepse ka ekzistuar një arsye më e thellë se përse ai nuk e ka shkruar apo e ka shkruar diçka. Sado që t’ju jap arsye, nuk do t’ju kënaq, nuk do t’ju them të vërtetën, sepse të vërtetën as unë nuk e di.

Romanin “Qyteti pa reklama” e nisët në Tiranë dhe e përfunduat në Moskë. A ndryshoi më mënyra e shkrimit, pasi atje ju jetuat një realitet tjetër…

Nuk jam i ndërgjegjs­hëm se çfarë ka ndryshuar në shkrimin tim, por ndryshon brenda shkrimtari­t. Nuk mund të kërkoni në një vepër letrare, logjikën e një veprimi jetësor. Kjo është fatkeqësia e letërsisë së realizimit socialist, sepse kërkoheshi­n gjëra absurde. Përse duhet të shqetësohe­m unë si shkrimtar për personazhi­n pozitiv?! Ç’do të thotë personazh pozitiv në jetën socialiste? Po ta shikosh me gjakftohtë­si, ata ishin personazhe­t më të mërzitshme në botë. Shkrimtari që është me të vërtetë shkrimtar e dallon lehtësisht këtë. Personazhe­t pozitive ishin më të neveritshm­it, në kuptimin që duhet të ishte shembull për të tjerët me sjelljen e tij. Ndaj, nocione të tilla si “personazh negativ’, “personazh pozitiv”, “ide pesimiste”, “ide optimiste”, asnjë shkrimtar nuk i merr seriozisht. Ata që i marrin seriozisht këto, kanë dështuar në punën e tyre, janë shkrimtarë koti. Shumë nga ata ju i keni parë, mund t’i keni librat e tyre në shtëpitë tuaja, i keni lexuar, nuk i keni pëlqyer. Arsyeja është që ata kanë thyer ligjet e shenjta të letërsisë, të cilat nuk u binden ligjeve jetësore apo autoritari­zmit shtetëror, sepse nëse autori katandiset që në veprat e tij të reflektojë atë që thuhet: shkruani sipas mësimeve të partisë. Dhe të shkruaje sipas mësimeve të partisë ishte të vije duart në kokë. Dhe cilat ishin këto: të doje punën, të doje atdheun... Po se si ta doje atdheun... ky ishte vetëm një slogan. Letërsia nuk ka këtë logjikë të brendshme. Ajo ka logjikën e saj, të cilën nëse nuk e kupton, më mirë hiq dorë. Shumë shkrimtarë të mirë kanë hequr dorë pas sprovave të para; të tjerë me guxim janë përpjekur të shmangin mësimet e famshme të partisë. Mësimet e partisë ishin një ditë e zezë në letërsi. Por kjo ishte një çështje shumë e trishtuesh­me. Letërsia e vërtetë nuk e lë të gabojë shkrimtari kurrë. Ajo që e çon shkrimtari­n në gabim është letërsia e rreme, që ka lindur në kokën e tij, që është e dëmshme për të dhe për letërsinë.

Letërsia e krijuar në një vend komunist autoritar ishte në shumicën e saj e pavlerë, nuk vlente për asgjë, nuk i shërbente shpirtit njerëzor. I shërbente një ideje të zbrazët, që kemi vënë si personazhe punëtorë e fshatarë e kanë zemrën llagar, nuk u shkon kurrë mendja për keq, nuk mendojnë gjëra të errëta, të mbrapshta, diabolike, pra që janë kinse njerëz.

Përmes poezisë “Në rrugët e Moskës” i drejtohesh­e Pushkinit. Çfarë i kërkoje Pushkinit? Çfarë të mungonte, si të të ndihmonte?

Në radhë të parë, të më ndihmonte të mos i merrja seriozisht ato që dëgjoja nëpër leksione, që të ruaja një ndjesinë time, fillestare, origjinale, të paprekur nga dokrrat, nga sloganet, nga parullat. Besoj kjo ka qenë. Por shkrimtari e ka të vështirë të tregojë se çfarë e shtyn të krijojë një metaforë poetike. Më ndihmo në këtë botë artificial­e ku kam rënë, që ne e thoshim hapur. Në Institutin “Gorki” ku studiova unë kishte jo tamam studentë, por shkrimtarë që po firmoheshi­n dhe kishin një liri më të madhe se prej studenti në kokat e tyre dhe në diskutimet e tyre e kishin atë liri që kërkohej ta kishin dhe të tjerët.

Gjithmonë ka diçka për të thënë. A jeni i plotësuar? A ka diçka që mund t’ju lumturojë, e keni arritur lumturinë?

 ??  ?? HELENA DHE ISMAIL KADARE
HELENA DHE ISMAIL KADARE
 ??  ??
 ??  ?? Ismail dhe Helena Kadare, në një takim me të rinjtë e Klubit të Librit, Kavajë
Ismail dhe Helena Kadare, në një takim me të rinjtë e Klubit të Librit, Kavajë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania