Panorama (Albania)

Shqiptari Nik: Nëse janë mirë me fondet, mund të marrin koncesione

-

Përgjimi i datës 5 maj 2017, ora 17:06, kohëzgjatj­a 15 minuta e 5 sekonda. Biseda zhvillohet në banesën e Tommaso Brutto, i pranishëm Ercole d’Alessandro, financieri italian i Katanzaros e Antonio Gallo.

Antonio Gallo: Kemi këtë projekt në Shqipëri, e kemi nisur… në sensin që kemi gjetur strukturën. Kemi bërë kompani me Saverion e për të përshpejtu­ar punë duhet të blejmë e të porosisim mallin… Jemi në një pikë të mirë.. Kemi një person shqiptar që thirret menaxher, që ka eksperienc­ë e administro­n gjithçka.

Ercole d’Alessandro: Unë kam lidhje të mira atje… më 22 qershor shkoj e kthehem më 25.

Antonio Gallo: Për tenderin nuk ka problem … shkojmë e firmosin… i merrni atje e i ndajmë…

Ercole D’Alessandro: Shoqërinë e keni bërë ju?

Antio Gallo: Duhej bërë deri në njëfarë date, por nuk kishte problem, ndryshe nuk hapte dot më 22…

Tommaso Brutti: (i referohet djalit të Ercole d’Alessandro, ortak i sipërmarrj­es në Shqipëri). Atëherë, i thuaj djalit tënd që më 22 të bëjë inaugurimi­n e të jetë patjetër aty…

Ercole d’Alessandro: Më 22 nisem nga Lamezia Terme e më 06:40 në mëngjes nisem nga Lamezia Terme, më 7:05 mbërrij në Fiumicino, e më 9:25 nisem për në Tiranë e mbërrij më 10"50…. Ministria më ka bërë këtë biletë…

Antonio Gallo: Në Shqipëri funksionon si Kalabria e viteve ’60, po gjete kanalin e duhur, bën para, ndryshe rrezikon ta fusin e atje ta fusin të gjithë. Atje nuk ka drejtësi e kur i hedh në gjyq… sidoqoftë, duhet të kesh kujdes dhe duhen verifikuar kontaktet që ata kanë, nëse janë të vërteta o jo.

Përgjimet e datës 7 korrik 2017, të përgjuarit nxjerrin në skenë një eurodepute­t, që sipas tyre mund të influencoj­ë në Shqipëri kundrejt 5% të aksioneve.

Tomaso Brutto: Di se Lorenzo Cesa mund të ketë kontakte edhe me politikanë në Shqipëri, ku është i njohur e Talarico, thotë se është i sigurt se ai si parlamenta­r europian mund të krijojë kontakte të mira të drejtpërdr­ejta me parlamenta­rë të tjerë europianë.

Tomaso Brutto: Kjo është e rëndësishm­e eh… është tjetër gjë kur Cesa të krijon një kontakt në Shqipëri… atje nuk është si këtu, një ministri në Shqipëri i jep…

Francesko Talarico: Uhh, korrupsion total.. Tomaso Brutto: Dreq… Po Francesko Talarico: Treg i lirë Francesco Talarico: E atje bën kapon ai… e Cesa i njeh dhe më një të këtyre Enteve, e kështu nis….

Tomaso Brutto: Po, po, është i aftë… mjafton t’i vendosim kontaktin Antonios, ai di si t’ia dalë…

Në faqen 506 në regjistrim­et e bëra në 25 korrik të vitit 2017 shfaqet edhe interesimi për zhvillimet politike në Tiranë

D’Alessandro: Nëse hyn ministri, ai i yni, do të na firmosë kontratën menjëherë.

Gallo: Rrugët e tua nuk ia japin shqiptarit e ne do ta kryejmë pa bërë që të kuptohet asnjë lëvizje.

D’Alessandro: Jo, jo, jo, po kujt shqiptari?

D’Alessandro: Do të shkoj me një të Romës që është atje prej shumë kohësh, është i Ministrisë sonë të Brendshme, e ka një sërë takimesh, mes të cilëve dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, me atë që është zgjedhur tani, do të shkojmë për darkë më 12 në mbrëmje. Do të jetë Vito Santacroce,

Dedoni i djathërave, do të jetë një i Romës, e ndoshta vjen dhe ky Grifalco që ka pantallona­t se do të hapë një fabrikë pantallona­sh atje… në shtator duhet të shkojmë e ndoshta gjejmë një vend për të qëndruar…

D’Alessandro: Më thotë ky që sapo të bëhet QEVERIA, sepse Europa po çon para atje… pra, sa të bëhet qeveria, do të bëjnë gjithçka, infrastruk­turë, kanalizime… siç bënë në Rumani…

Pjesë nga biseda e datës 28 tetor 2017, ora 9:24 min e 37 sec

Në kokën e faqes numër 618 shkruhet: Gallo (Antonio) i shpjegon Spezialit, Larussa, e Brutti, mënyrën e veprimit në Shqipëri, për të marrë tendera në sektorin publik duke aluduar qartë ryshfetet.

Gallo: Ai është shqiptar, është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Gallo: Nuk e di, por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjitha spitalet, është pranë Kryeminist­rit, pranë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishë­m.

Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës.. Gallo: Po, ka shkuar. Brutto: Si një muaj… një muaj Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet, por jam pak skeptik t’i çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua, por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.

(Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar)

Gallo: Atëherë, kam folur me këtë mikun tim, Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë. Speziali: Realitet. Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrë­s që është mirë e banka e financon… mund të bëhen para, pasi shiten 4 milionë 5 milionë për metër… gjysma e Tiranës.

Speziali: Apartament­et… Gallo: Apartament­et. Ky ka në duar tri licenca gradaçelas­h, ky konstrukto­ri. Speziali: 4000 euro jo… 2700-2800 euro. Brutto: Për atë Perëndi, në qendër të Tiranës?

Gallo: Në gradaçelat e reja shiten 3800-4000 euro për metër katrorë dhe e di sa është kostoja e vërtetë? 510 euro.

Speziali: Po nëse e bën diçka luksoze...

Brutto: A mund të flasim me këtë Nikun?

Gallo: Nëse je në Romë, më 9 nëntor vjen… është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri…… i oksigjenit, ka lidhje me spitalet, me Enel, me të gjitha ka lidhje …e ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha, por mund ta paguajnë ata (i referohet Nik)

Biseda, datë 29 nëntor 2017, ora 18:08.33, kohëzgjatj­a 5 minuta 09 sekonda

Bashkëbise­duesit avokati Claudio Larussa e sipërmarrë­si Antonio Gallo. Objekt i bisedës, hetimet e Guardia di Finanza ndaj bizneseve të Antonio Gallo. Nga minuta 3.10 biseda përqendroh­et te bizneset në Shqipëri dhe flet edhe për Nik.

Claudio Larussa: Eh, por nuk arritëm në kohë… bëmë gjithçka… herës tjetër që do të shkojmë, do të marrim në telefon e do takojmë, është i mirë ky (i referohet Nik shqiptarit)..

Antonio Gallo: Po të thashë, ka kompaninë e pestë në Itali Fumagalli Sol ( Sol group), atë të oksigjenit, nuk është një leckaman… Claudio Larussa: E ai është Presidenti? Antonio Gallo: I Grupit Shqipëria, furnizon Shqipërinë, Maqedoninë, është President i gjithë grupit, jo administra­tor…

Claudio Larussa: E ka raporte, ka raporte…

Antonio Gallo: Me kryetarin e Bashkisë dhe me qeverinë…

Claudio Larussa: E ti tani kur do të shkosh?

Antonio Gallo: Në janar dua të shkoj, jo më parë, në janar them.. Claudio Larussa: Në janar flitet tani... Antonio Gallo: Unë i kam shpjeguar Toto (i referohet Antonino Speziali, sipërmarrë­s) se kemi folur me Nik e më ka shpjeguar një seri situatash… në Tiranë ka një problem të thellë… janë disa sipërmarrë­s të fuqishëm që kanë licencë për të ndërtuar grataçela në qendër, e banka nuk i financon më… E nuk kanë të gjithë likuiditet­in për të ndërtuar e kërkojnë ortakë për të bërë këtë operacion, atje merren katër, pesë mijë euro për metër2, ose gjashtë mijë…. Claudio Larussa… Interesant­e kjo… Antonio Gallo: Nik më tha… e Saverio (Saverio Brutto) dëshiroj të investoj, kërkon të hyjë në ortakëri…

Claudio Larussa: Jo, duhet të bëjmë një fond, një fond siç e kam unë…

Faqja 643, përgjimi datë 19.02.2018, ora 14:40, kohëzgjatj­a 2 minuta Vendndodhj­a: Shqipëri Biseda është mes Antonio Gallo, sipërmarrë­s, Saverio Brutto sipërmarrë­s e politikan kalabrez e shqiptarit Nik. Nik: Çimento… ai merret me ndërtim? Saverio Brutto: Po. Antonio Gallo: Po e bën CALME çimento (i referohet sipërmarrë­sit Antonio Speziali)… Merr tenderë… është një i fuqishëm… kur do vish në Romë ti? Nik: Punime bën? Apo... Antonio Gallo: Prodhon e bën punime…

Nik: Në kuptimin që a bën autostrada.. Antonio Gallo: I bën të dyja… Nik: Apo shet vetëm materiale? Antonio Gallo: Shet materiale Saverio Brutto: Shet materiale Antonio Gallo: E ndërton gjithashtu.. Nik: Nëse shet vetëm materiale, nuk di sa hapësirë mund të gjej e them, se janë dy-tri fabrika çimento këtu që kanë ekskluzivi­tetin se kujt t’i shesin, kanë bërë një monopol… kanë gurore… i kanë ata..

Saverio Brutto: I pashë sot… çfarë rastësie… kur po uleshim me avion, pashë dy gurore të mëdha…

Nik: Dhjetë gurore, por nuk është e thënë se nuk bëhet…

Nik: Njëri mund të merret me çimento, tjetri me guroren, meqë janë keq, sillet impianti e bëhesh pjesëtar… por nëse ai ka aftësitë e garat… në sensin, pra, që bën punime me çelësa në dorë, atëherë është më mirë, pasi arrihet vërtet… rrugët.. Punoni bashkë…

Antonio Gallo: Bën edhe këtë… Herës tjetër kur të vijmë… Nik: Nja dy tendera… Antonio Gallo: Janë? Kur skadojnë? Nik: Duhet të dalin tani 60-100 milionë euro ,varet se në çfarë gjendje je me financimet.. Antonio Gallo: Po, këta janë mirë.. Nik: Nëse janë mirë, ka gjë tjetër për të bërë.. Antonio Gallo: Grataçelat më the… Nik: Po si grataçelat dhe dy koncesione… një e bënë … duhet të bëjnë një tjetër PPP, autostradë, koncesione për 30 vite 50 vite…

Antonio Gallo: Jo po është një tjetër mik që…

Antonio Gallo: Janë disa persona, është një mik që ka fonde (me qëllim investimi Larussa-Gallo në Shqipëri).

Antonio Gallo: Nëse je në Romë, më 9 nëntor vjen… është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri…… i oksigjenit, ka lidhje me spitalet, me Enel, me të gjitha ka lidhje …e ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha, por mund ta paguajnë ata (i referohet Nik) Biseda, datë 29 nëntor 2017, ora 18:08.33, kohëzgjatj­a 5 minuta 09 sekonda Bashkëbise­duesit: avokati Claudio Larussa e sipërmarrë­si Antonio Gallo

 ??  ?? Antonio Gallo
Antonio Gallo
 ??  ?? Tommaso Brutti
Tommaso Brutti
 ??  ?? Saverio Brutto, politikan dhe sipërmarrë­s italian
Saverio Brutto, politikan dhe sipërmarrë­s italian

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania