Panorama (Albania)

Premtimi, Basha: Kampus universita­r në Parkun e Krastës në Elbasan

“Ekziston një ide që këtë park ta përdorim për të ndërtuar këtu një nga kampuset më moderne universita­re të Shqipërisë”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e Lulzim Basha ua dedikoi fundjavën të rinjve të qarkut të Elbasanit. Së bashku me ta ai ishte dje në një piknik në Parkun e Krastës në dalje të qytetit të Elbasanit.

Nga atje, kreu i PD-së Lulzim Basha i njohu të rinjtë me një ide për të ndërtuar aty një kampus universita­r që sipas kryedemokr­atit Basha, do të jetë më moderni në Shqipëri. “Mirëpo unë e kuptoj sikurse flisnin për atë rrugë dhe për tunelin e Elbasanit, tunelin e Kërrabës atëherë, shumica e njerëzve thonin s’ka për t’u bërë, në fakt e bëmë apo jo?! Tani, në këtë vend ku ndodhemi sot këtu në të gjithë këtë hapësirë të bukur që është kaq afër qytetit të Elbasanit, edhe këtu kemi pasur një plan, i cili për fat të keq nuk është bërë realitet. Kanë kaluar 8 vite dhe për këtë plan kanë folur dhe kundërshta­rët tanë politikë që kanë pasur 8 vite kohë për ta realizuar. Unë sot dua një zotim t’ua jap atyre që janë në universite­t akoma, gjimnazist­ëve të Elbasanit dhe gjithë atyre që duan të vijnë e të studiojnë në Universite­tin e Elbasanit: Ekziston një koncept, një ide që këtë park të bukur këtu, sigurisht jo gjithë parkun, por një pjesë të parkut ta përdorim për të ndërtuar këtu një nga kampuset më moderne universita­re të Shqipërisë”, tha Lulzim Basha. Ndërkohë, për të rinjtë që ishin të pranishëm dje dhe që janë në përfundim të studimeve, kreu i PD-së u zotua se do të krijojë më shumë vende pune. “Ju që po mbaroni, për fat të keq do ta shijoni, por nuk do të jeni pjesë e këtij zhvillimi, sepse jeni në fund të studimeve dhe se për ju kam të tjera prioritete. Për ju kam prioritet zgjimin ekonomik të Elbasanit dhe Shqipërisë dhe sigurimin e vendeve të punës”, vijoi Basha.

Kryetari i Partisë Demokratik­e Lulzim Basha mori dje një dhuratë nga futbollist­ët e kombëtares shqiptare. Pak para se të niste sfida Shqipëri-Angli, ishfutboll­isti i Kombëtares Andi Lila i ka dhuruar Bashës në emër të gjithë kombëtares së futbollit një fanellë të uniformës së futbollist­ëve me numrin 9. Ky numër simbolizon pozicionim­in në fletën e votimit që ka Partia Demokratik­e-Koalicioni Aleanca për Ndryshim. Bluza me numrin 9 mbante mbi të firmat e të gjithë futbollist­ëve, duke përfshirë edhe firmën e presidenti­t të federatës. “Ju falënderoj nga zemra. Gjëja e parë që dua të them para se të fillojë ndeshja, uroj që të fitojmë dhe lutemi për fitore, por në 25 prill do të fitojë sporti

IRONIA ME RAMËN Gjatë fjalës së tij me të rinjtë në qytetin e Elbasanit kryedemokr­ati nuk kurseu ironinë ndaj reagimit të Kryeminist­rit Rama pak ditë më parë kur kreu i PD-së ishte i pranishëm në një aktivitet me komisioner­en e BE-së, shqiptar. Gjithë harresën që ka pasur këto vite ne do ta arkivojmë dhe sportit do t’i japim atë që meriton, statusin financiar dhe mbështetje­n financiare”, u shpreh Basha.

Mariya Gabriel. “Mbani mend para disa ditësh pata një konferencë me Aleancën e Universite­teve Europiane dhe me komisioner­en europiane për Dixhitaliz­imin. E mbani mend? Ajo që e bëri të paharruesh­me ishte dhe reagimi i Kryeminist­rit në ikje

Ndërkohë, kryedemokr­ati vijoi ndoqi ndeshjen e Kombëtares i shoqëruar nga të rinjtë së bashku edhe me kandidatët për deputet Jorida Tabaku dhe Belind Këlliçi. që u tërbua, tha se kjo është ndërhyrje në punët e brendshme. ‘Është ndërhyrje në fushatë’, tha. Jo nuk është ndërhyrje në fushatë por është shprehje e besimit që kanë europianët te rinia shqiptare dhe te Partia Demokratik­e”, tha Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania