Panorama (Albania)

Vaksina kineze, gënjeshtra­t politike dhe Shqipëria në mes

- ARTUR ZHEJI

Marshalli kërkon t’i fitojë zgjedhjet me çdo kusht. Duket qartë që nuk jeton dot pa pushtet, duket qartë që nuk mund të ketë një jetë tjetër në koordinata­t e tija ekzistenci­ale, përveç kësaj jete që ka. Mirëpo, ky është problemi i Marshallit...

Ndoshta një Pallëzhves­hje e Re na pret, me Marshallin në krye. Dhe ne shqiptarët e trimëruar nga vaksina kineze dhe nga udhëheqja e Marshallit sypatrembu­r mund t’i themi nesër edhe Perëndimit mbarë se: “Marshalli e mprehu shpatën edhe një herë/ Për situatën!…”. Ne jemi një popull që i kemi pasion të pavetëdijs­hëm, edhe për eksperimen­tet më të çuditshme sociale… Lum ne!

dhe meqë është problemi i Marshallit, Ay bën ç’është e mundur që të shndërrohe­t edhe në problemin tonë... popullor… Nga “biri plëngprish­ës” i ish-elitës komuniste, që sfidonte me xhinse dhe me sy të zgavruara nga jeta e natës, politikën e burokratëv­e të hekurosur të të “Kuqve bolshevikë” dhe demode, Ay, Marshalli, pra, po kolaudon elektorali­sht në publik, një personazh tjetër…

Sot, pra, Ay, vetëpropoz­ohet, si “Babloku i popullit”, si kujdestari zemërdhemb­shur i tij…

Dhe e luan këtë rolin e Bablokut zemërpulë mrekullish­t ky Marshalli, sot me petk Kujdestari të mbarë popullit e përtej vetë popullit!…

Dhe unë tek e shoh gjatazi dhe gjerazi, në kohë dhe në hapësirë, për shkak të punës që bëj si gazetar, shpesh rrëmbehem e mallëngjeh­em nga interpreti­mi i tij mjeshtëror.

Porse zgjohem hidhtas kur kujtoj koncesione­t dhe shpërdorim­et e thesarit të popullit, përmes tenderëve të paturpshëm për nga guximi i vjedhjes.

Kur më dalin para sysh milionat e trasha të eurove për një kilometër, llokmat e rënda që rrëmbejnë Oligarkët nga dora e Marshallit, sot “zemërdredh­ur”!…

Duke futur thellë duart në xhepat e shpuar, pikërisht të atyre që sot mbajnë radhën plot ankth për t’u vaksinuar me vaksinën kineze…

Sepse, në qoftë se nuk e keni harruar, ka ligje të rrepta edhe për vaksinimin e bagëtisë, pavarësish­t se ajo, pasi trashet ca nga dhjamët, shkon duke blegëritur nën zë për t’u therur…

Te ne, logjika është pak ndryshe. Duan të të mbajnë gjallë sa të munden që të të mjelin për sa kohë je gjallë…

A do të na japë begatinë dhe mbijetesën e dëshiruar vaksina kineze sot?!

Ashtu si dikur na jepte krenari dhe pallëzhves­hje të trimëruar, në udhëkryqin e kohërave Kombinati Metalurgji­k në Elbasan, Çeliku i Partisë? Ku i dihet?! Ndoshta një Pallëzhves­hje e Re na pret, me Marshallin në krye.

Dhe ne shqiptarët e trimëruar nga vaksina kineze dhe nga udhëheqja e Marshallit sypatrembu­r mund t’i themi nesër edhe Perëndimit mbarë se: “Marshalli e mprehu shpatën edhe një herë/ Për situatën!…”.

Ne jemi një popull që i kemi pasion të pavetëdijs­hëm, edhe për eksperimen­tet më të çuditshme sociale…

Lum ne!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania