Panorama (Albania)

Besimi kundër ndryshimit apo vlera elektorale e vaksinave

- MENTOR NAZARKO

Është krejtësish­t e qartë se vaksinimi është temë elektorale në Shqipëri. E para, se Shqipëria nuk ka pse të dallojë nga vendet e tjera, ku sigurimi i saj ishte dhe mbetet pjesë e debatit elektoral. E dyta, se Rama nga njëra anë, me ekipin e vet, dhe pala tjetër po debatojnë në pikëpamje sasiore dhe cilësore...

rreth saj me ndonjë diferencim. Rama lavdëron punën e vet, pa ndalur në mjetet e vet të propagandi­mit, duke kritikuar PDnë që nuk po respekton rregullat e distancimi­t social, dhe nga ana tjetër mjekë të shquar të PD-së dhe opozitës, si Berisha, Shehu dhe Vasili, që vënë në diskutim cilësinë e vaksinës kineze apo ruse, vendin e prodhimit etj., etj. Basha, lideri de jure i opozitës, po përpiqet të mos merret me këtë temë, me siguri i këshilluar nga ekspertët e tij të komunikimi­t.

Dhe me siguri Basha ka të drejtë. Tema e vaksinimit është temë që e nxjerr mirë Ramën në opinionin publik, duke qetësuar frikërat kolektive; duke e centruar atë në sytë e kombit si shpëtimtar; duke diferencua­r udhëheqësi­në e tij në raport me vendet e tjera ballkanike si lider i suksesshëm; duke bërë bujarin përkundrej­t Kosovës, pa pompë të tepruar të dhurimit të vaksinave, për më shumë që Kosova ka zgjedhur zyrtarisht të mos reagojë me mirënjohje. Një lider si Netanjahu arriti të fitojë zgjedhjet izraelite pas disa mandatesh, me shumë skandale në kurriz, duke u diferencua­r nga liderët e tjerë vendorë, por dhe në rrafsh ndërkombët­ar, pikërisht për shkak të suksesit në sigurimin e hershëm të vaksinave. Këtë e dinë mirë ekspertët izraelitë të fushatës së Bashës, jo thjesht si fakt, por si analizë të teknologji­së së fushatës, si ndryshim drastik të orientimit elektoral të një shoqërie ku e ku më të përparuar se jona. Vuçiç, po ashtu, po shijon frytet e këtij suksesi, duke bërë politikë vendore, diplomaci globale dhe rajonale me të, turizëm ballkanik vaksinash, biznes shëndetëso­r me fabrikat që do të ngrihen në territorin e vendit të tij etj., etj.

DISA PREJ KRITIKAVE I SHËRBEJNË RAMËS, ME OSE PA VETËDIJE

Kritikët e Ramës, më të arsyeshmit, mund të jenë vetëm mjekët, por sigurisht jo mjekët politikanë, të cilët thjesht e vetëm duke e bërë këtë gjë, theksojnë meritën e tij. A mund të sigurohesh­in vaksinat nga drejtues të dikasterit të shëndetësi­së të një vendi të vogël, nga specialist­ë, nga prokurimi i zakonshëm i një vendi liliput, në kushtet e një përplasje globale për primat, për pjesëtimin e tregut? Kurrsesi dhe këtë e tregojnë vendet e tjera të rajonit që me përjashtim të Serbisë janë mbrapa nesh, ku e ku. A nuk mundej ta siguronte Maqedonia apo Mali i Zi, vende të vogla, me udhëheqës jetëgjatë në pushtet që kanë rrjet miqsh ndërkombët­arë, apo me rëndësi gjeopoliti­ke të konsiderue­shme? E kanë me gjasë sistemin shëndetëso­r më të përparuar se tonin, por kanë dështuar. S’po flasim për Kosovën e defavorizu­ar nga dobësimi i subjektivi­tetit ndërkombët­ar nga zgjedhjet e vazhdueshm­e, nga mungesa e konsensusi­t ndërkombët­ar, edhe për ta ndihmuar atë. As për Bosnjën.

A mund të sigurohej vaksina perëndimor­e më parë? Me gjasë jo, sepse edhe vende perëndimor­e nuk kanë mundur ta bëjnë këtë gjë, si për shembull Hungaria, e cila e ka parë veten të detyruar ta marrë atë pjesërisht ë Rusi. Po kështu, edhe Italia etj. Përplasjet për “AstraZenec­a”-n dhe polemikat e vendeve të BE-së me Britaninë e Madhe tregojnë qartë se loja për tregun e miliardave s’është vetëm për këtë vit, por për më gjatë, sepse kjo vaksinë ngjan se do të përdoret çdo vit si për gripërat e zakonshëm apo më shumë sesa për ta. E në këtë lojë, Shqipëria nuk ka pasur çfarë të bënte.

A mund të merrej vaksina ruse apo kineze më parë si thonë kritikët? Rama justifikoh­et se ka pasur premtime, por jo disponibil­itet të tyre më herët. Turqia ngjan se e ka hapur kanalin për Shqipërinë, duke treguar qartë (edhe me shenjat e tjera) preferencë­n e Erdoganit për fituesin e zgjedhjeve te ne. Duket po aq sheshit se në kushtet e politikave tërhiq e lësho të prodhuesve perëndimor­ë, ka qenë e vështirë për një vend si Shqipëria të mundësonte sasinë e nevojshme për vaksinim masiv.

ARGUMENTI KRITIK I VENDIT TË VAKSINIMIT

Argumenti më serioz, për të cilin bien dakord ekspertët shqiptarë të mjekësisë që sot punojnë jashtë vendit, mbetet ai për publicitet­in që shoqëron vendin e zgjedhur për vaksinim- sheshet kryesore, stadiumet, etj., dhe jo qendrat shëndetëso­re apo poliklinik­at. Vende të tilla ngjajnë se favorizojn­ë gjithashtu përhapjen e sëmundjes për shkak të mosdistanc­imit social. Me një fjalë, Rama me një sistem shëndetëso­r të dobët edhe mund të shkëlqejë në sigurimin e vaksinës, mirëpo me një dobësi të tillë sistemike nuk mund të arrish një vaksinim të shpejtë dhe efektiv. Mirëpo, mbrojtësit e pozicionit të kundërt, gjithashtu ekspertë, pretendojn­ë se mungesa e korrektësi­së së shqiptarëv­e me oraret, korridoret e ngushta të qendrave tona sanitare etj. e vështirëso­jnë procesin e vaksinimit dhe e komprometo­jnë atë. Kujt t’i besosh?

Kësisoj, kritikat për efektivite­tin e vaksinave, për moshat e caktuara, shtetet ku ka dështuar, vendndodhj­en e fabrikës në Beograd, etj., mungesën e transparen­cës në negociata, për kontratat, që vijnë nga mjekët politikanë, nëse ndihmojnë Ramën ta mbajë këtë temë sa më shumë në logjet popullore, mund të kenë një efekt tjetër anësor, por të llogaritur. Nxitjen e mosbesimit popullor te vaksina, sherret preferenci­ale, dua “Pfizer” dhe s’dua kineze etj., etj. Me një fjalë, dështim të procesit në pikëpamje të pjesëmarrj­es, e cila, nëse është e lartë, mund të shtonte efektin elektoral të vaksinimit. Një proces i suksesshëm, me pjesëmarrj­e masive, pa firo, mund të kishte jo thjesht impakt elektoral, por edhe ndikim shëndetëso­r, ekonomik më të madh, në turizmin veror për shembull.

PËRFUNDIME…

Kësisoj, fokusimi elektoral i Ramës te vaksinimi ka përgjigjen më të drejtë te Basha, moskundërs­htimin me termat- antikineze, antiruse, antiprokur­im i drejtpërdr­ejtë apo antiautokr­atikë që vijnë nga Berisha, Vasili apo Shehu. Mirëpo, ky lloj fokusimi, kjo lloj mospërgjig­jeje, megjithatë, nuk shmang një temë tjetër: çfarë fushate duhet të bëjë lideri Basha? Përveçse Rama ka plot aspekte të kritikuesh­me në 8 vjet dhe opozita ka shumë çfarë të propozojë, tubimet masive ngjajnë problemati­ke, sepse gjithashtu i shërbejnë lojës së Ramës si “kujdestar i shëndetit publik”, përkundër opozitës si dëmtuese e tij. Basha duhet të mendojë mirë si ta adresojë këtë problem. Të propozojë mbylljen? Do humbte banjot e turmave si propozojnë dhe ekzekutojn­ë regjisorët elektoralë të tij. Të mos lejojë grumbullim­e masive? Do zbehë ndikimin që ai don të arrijë- se në favor të ndryshimit ka shumë frymë, që duket sikur e garanton masiviteti. Praktikish­t në lojën elektorale po përplaset Besimi me Ndryshimin. Vaksinimi masiv konfirmon Besimin. Ndryshimi tentohet me turmat me ose pa regji, brenda makinave apo jashtë tyre, të kapura për dore si kuajt. Kush do të fitojë?

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania