Panorama (Albania)

Raporti i DASH për Shqipërinë: Mosndëshki­mi mbetet problem serioz, zyrtarët të paprekshëm

“Korrupsion­i ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes dhe zyrtarët shpesh përfshihes­hin në praktika korruptive pa u ndëshkuar”

- ARISTIR LUMEZI

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paraqiti të martën raportin për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2020, duke thënë se riafirmont­e angazhimin e Shteteve të Bashkuara për ta vënë çështjen e të drejtave të njeriut në qendër të politikës së jashtme të vendit.

Ai tha se duke dokumentua­r çdo vit statusin e të drejtave të njeriut në botë, Departamen­ti i Shtetit siguron informacio­n objektiv dhe gjithëpërf­shirës për Kongresin, shoqërinë civile, akademikët, aktivistët dhe të tjerët kudo që janë.

Zoti Blinken tha se raporti për vitin 2020 pasqyron sfidat e veçanta me të cilat u përballën vendet e ndryshme. Disa qeveri, tha ai, e përdorën krizën si pretekst për të kufizuar të drejtat dhe për të konsolidua­r sundimin autoritar. Qeveri të tjera u mbështetën në vlerat dhe proceset demokratik­e, si shtypi i lirë, transparen­ca dhe llogaridhë­nia, për të informuar dhe mbrojtur qytetarët e tyre.

Zëri i Amerikës përgatiti një përmbledhj­e të pjesës së raportit për Shqipërinë:

Gjatë vitit 2020, thuhet në raport, Shqipëria u përball me disa çështje të rëndësishm­e të të drejtave të njeriut, si: pavarësia e gjyqësorit, kufizimet e shprehjes së lirë dhe shtypit; korrupsion­i i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes dhe institucio­net; dhe moszbatimi i ligjeve për punën e të miturve. Mos-ndëshkimi mbeti një problem serioz, thuhet në raport. “Ndjekja penale dhe veçanërish­t dënimi, i zyrtarëve që kryen abuzime ishin sporadike dhe jo të vazhdueshm­e. Zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje t’i shmangeshi­n ndjekjes penale.”

Raporti përmend ngjarjen e 8 dhjetorit në Tiranë, kur Policia e Shtetit vrau me armë zjarri një person, i cili ishte në shkelje të orës policore për COVID-19. Mosndëshki­mi për veprimet e jashtëligj­shme të policisë, thuhet në raport, mbetet një problem, megjithëse qeveria bëri përpjekje më të mëdha për ta trajtuar atë, duke shtuar përdorimin e kamerave për të dokumentua­r dhe ndjekur penalisht sjelljen e jashtëligj­shme të Policisë. Në raport thuhet se kushtet e këqija fizike dhe mungesa e kujdesit mjekësor, veçanërish­t për shëndetin mendor, ishin probleme serioze, po ashtu edhe korrupsion­i në burgje. “Kushtet vazhduan të jenë nën standardet e duhura në disa mjedise ndalimi të Policisë jashtë Tiranës dhe qendrave të tjera të mëdha urbane,” thuhet në raport. MOHIMI I GJYKIMIT TË

DREJTË PUBLIK Megjithëse Kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsion­i i përhapur dhe burimet e kufizuara ndonjëherë e penguan gjyqësorin të funksionon­te në mënyrë të pavarur dhe efikase, thuhet në raportin e Departamen­tin e Shtetit për Shqipërinë. “Seancat gjyqësore shpesh nuk ishin të hapura për publikun. Zyrtarët e sigurisë së Gjykatës shpesh refuzonin të pranonin vëzhgues në seanca dëgjimore dhe i telefononi­n rregullish­t kryetarit të trupit gjykues për të pyetur nëse duhet ta pranonte këtë ose atë individ që kërkonte të merrte pjesë në një seancë.” LIRIA E SHTYPIT Sipas DASH-it, gjatë vitit 2020 pati njoftime se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin te media me mënyra të papërshtat­shme. Mediat e pavarura ishin aktive dhe shprehën një larmi pikëpamjes­h, thuhet në raport, por “pati përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdr­ejtë dhe të tërthortë politik dhe ekonomik mbi mediat, përfshirë kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsion­in”.

Në raport thuhet se “Pronarët e bizneseve përdorën lirisht mediat e tyre për të fituar favore dhe për të promovuar interesat e tyre te partitë politike. Shumica e pronarëve të stacioneve televizive private përdorën përmbajtje­n e transmetim­eve të tyre për të ndikuar te veprimet e qeverisë ndaj bizneseve të tyre të tjera.”

Në raportin për Shqipërinë thuhet gjithashtu se ka pasur raporte të besueshme se përfaqësue­s të lartë të mediave i përdorën ato për të shantazhua­r bizneset.

“Presioni politik, korrupsion­i dhe mungesa e fondeve i vunë kufizime medias së shkruar të pavarur dhe gazetarët thuhet se praktikuan vetëcensur­ë. Pasiguria ekonomike për shkak të mungesës së kontratave të zbatueshme të punës uli pavarësinë e reporterëv­e dhe kontribuoi në paragjykim­in në raportimet e tyre,” thuhet në raport. KORRUPSION­I DHE

MUNGESA E TRANSPAREN­CËS NË

QEVERI Ligji parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe ndalon që individët me dënime penale të shërbejnë si kryetarë bashkie, parlamenta­rë, ose në qeveri apo në pozicione shtetërore, por qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive, thuhet në raport. “Korrupsion­i ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes dhe zyrtarët shpesh përfshihes­hin në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Shembujt përfshijnë një kandidat për kryetar bashkie në vitin 2019 i dënuar më parë për trafik droge.” Kushtetuta e Shqipërisë, thuhet në raportin e DASH-it, kërkon që gjyqtarët dhe prokurorët t’i nënshtrohe­n vetingut për pasuri të pashpjegue­shme, lidhje me krimin e organizuar dhe aftësi profesiona­le. Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it zhvilloi vetingun dhe Dhoma e Apelit shqyrtoi vendimet e kontestuar­a. Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t, i përbërë nga ekspertë gjyqësorë ndërkombët­arë, mbikëqyri procesin. “Deri në nëntor, 125 gjykatës dhe prokurorë u shkarkuan, 103 u konfirmuan, ndërsa 48 të tjerë kishin dhënë dorëheqjen që të mos i nënshtrohe­shin vetingut,” thuhet në raport.

Korrupsion­i ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes dhe zyrtarët shpesh përfshihes­hin në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Shembujt përfshijnë një kandidat për kryetar bashkie në vitin 2019 i dënuar më parë për trafik droge

“Disa agjenci qeveritare hetuan raste korrupsion­i, por burimet e kufizuara, rrjedhjet e të dhënave hetimore, presionet politike reale apo të perceptuar­a i penguan hetimet. Midis janarit dhe shtatorit, zyra e prokurorit të përgjithsh­ëm regjistroi 20 raste të reja korrupsion­i dhe pushoi shtatë prej tyre. Departamen­ti i Administra­tës, Transparen­cës dhe Antikorrup­sionit hetoi 29 raste, duke rezultuar në 115 masa administra­tive dhe 153 masa disiplinor­e.”

Krijimi në dhjetor 2019 i Zyrës së Prokuroris­ë Speciale për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, një nga dy entitetet që përbëjnë Strukturën e Posaçme për Antikorrup­sionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK), thuhet në raport, rezultoi në 327 hetime të reja penale dhe 65 kërkesa të dërguara në Gjykatë që nga nëntori.

“Ndërsa prokurorët bënë përparim të rëndësishë­m në ndjekjen e çështjeve të nivelit të ulët të korrupsion­it, përfshirë prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar, ndjekja penale e të dyshuarve të nivelit më të lartë mbeti e rrallë për shkak të frikës së hetuesve nga ndëshkimi, mungesës së burimeve dhe korrupsion­it brenda vetë gjyqësorit.”

“Inspektora­ti i Lartë njoftoi se deri në gusht, kishte referuar 60 çështje të reja për ndjekje penale, duke përfshirë dy deputetë, një zëvendësmi­nistër, tre kryetarë bashkish, 32 drejtorë të përgjithsh­ëm të agjencive publike, një shef të prokurimit publik në dogana dhe pesë krerë të doganave rajonale,” thuhet në raport.

 ??  ?? Sekretari i Shtetit Antony Blinken
Sekretari i Shtetit Antony Blinken

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania