Panorama (Albania)

Vetingu në Polici, Meta kthen ligjin

“Ka dështuar, është ndëshkim e shantazh ndaj Policisë”

- Presidenti Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer dje për rishqyrtim në Kuvend ligjin për vetingun në Policinë e Shtetit. Në argumentet ligjore, kreu i shtetit thekson se ato evidentojn­ë sipas tij, papërgjegj­shmërinë e procesit legjislati­v dhe evidentojn­ë falsifikim­et që bëhen me nismat, që depozitohe­n në Kuvend. Sipas Presidenti­t Meta, “kjo është ndërhyrja e tretë që i bëhet ligjit brenda një kohe kaq të shkurtër. (5 mars 2018 – 8 mars 2021)”. Ndaj dhe kreu i shtetit ka kërkuar që Kuvendi dhe qeveria, ose të pranojnë dështimin e vetingut në Polici dhe të nxjerrin përgjegjës­it e kësaj nisme të dështuar, ose të pranojnë qëllimin politik për të mbajtur nën presion të vazhdueshë­m efektivët e Policisë. Meta thekson se kjo nismë ligjore ndonëse është propozim i një grupi deputetësh, në fakt, në Komisionin Parlamenta­r për Sigurinë, projektlig­jin e ka prezantuar dhe e ka mbrojtur zëvendësmi­nistri i Brendshëm,

që ka mbajtur të njëjtin qëndrim “copy-paste”, pa ndryshuar as presjen, nga relacioni i nënshkruar nga deputetët nismëtarë. Nisur nga këto argumente, Presidenti i ka bërë të qartë Kuvendit se kjo procedurë e ndjekur shkel “parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve të parashikua­r nga neni 7, i Kushtetutë­s së Shqipërisë dhe është tregues se qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë janë trupëzuar në një organ të vetëm dhe ku Kuvendi ka humbur krejtësish­t rolin mbikëqyrës e kontrollue­s ndaj ekzekutivi­t”. Në prag të një Kuvendi që pritet të riformatoh­et shumë shpejt në zgjedhjet e afërta të 25 prillit 2021, Presidenti ka ngritur shqetësimi­n për faktin se, ndryshimet e bëra me këtë ligj, po fusin në tërësi procesin veting, në vazhdën e “pezullimit” pa afat, por edhe dosjet që janë në proces vlerësimi i pezullon, duke krijuar kështu “një situatë pasigurie të rëndë juridike për gjithë subjektet që e kanë nisur këtë proces, apo që do mbeten në pritje për t’iu nënshtruar atij”. “Mospërcakt­imi i kohës së mbylljes së procesit të vlerësimit kalimtar (vetingut), apo pezullimi pa afat i vet procesit krijon terren që ky vlerësimi kalimtar (vetingu) të përdoret si një mekanizëm ndëshkimor apo shantazhue­s për gjithë strukturën policore, çka mund të sjellë një situatë shqetësues­e, paqëndrues­hmërie dhe destabiliz­uese në këtë strukturë”, argumenton Presidenti. Meta citon gjithashtu se kjo nisëm ligjore bie në kundërshti­m me rekomandim­et e Komisionit të Venecias.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania