Panorama (Albania)

Prokuroria i kërkon ambasadës së SHBA informacio­n për Tom Doshin

Ambasadorj­a Kim: “Të shmangen personat me rekorde kriminale”. Doshi: “Jam personi kyç i Reformës në Drejtësi”

- Tom Doshi

Në letër thuhet se Prokuroria kërkon të dijë më shumë mbi informacio­net që kjo ambasadë disponon rreth tij, nisur dhe nga fakti që Departamen­ti Amerikan i Shtetit në prill të vitit 2018 vendosi që t’i ndalojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara zotit Doshi. Prokuroria shpjegon se në varësi të përgjigjes “do të ndërmarrim hapa”. Tom Doshi është pjesë e listës me 28 kandidatë nga disa forca politike garuese më 25 prill për të cilët KQZ ka kërkuar verifikim më të hollësishë­m nga prokuroria. Javët e fundit ambasadorj­a Kim ka rritur presionin mbi partitë politike, duke u kërkuar të filtrojnë listat e kandidatëv­e për deputetë, në mënyrë që të shmangen personat me rekorde kriminale. Së fundmi ajo është shprehur se Doshi nuk është i pafajshëm dhe prokurorët duhet të bëjnë punët e tyre. “Mendoj që KQZ-ja ka përgjegjës­i të shqyrtojë të gjitha rekordet në mënyrë që të sigurohet që kandidatët të kualifikoh­en. Në këtë rast ai nuk është skualifiku­ar, e kjo nuk do të thotë që ai është i pafajshëm”, tha Kim. “Dua të them që është një gjë shumë e mirë që Partia Demokratik­e ka qenë e qartë në dënimin e këtij personi, duke kërkuar që ky person të largohet nga lista e kandidatëv­e për deputetë”, tha ajo. Ndërsa sa i takon PS-së, Yuri Kim u shpreh: “Kam krijuar pak konfuzion, por mendoj që është koha e duhur për të qartësuar çdo konfuzion dhe për të qenë absolutish­t të qartë se ku qëndrojmë të gjithë”, shtoi ambasadorj­a. Pas kërkesave të vazhdueshm­e të Yuri Kim, nuk vonoi edhe përgjigjja e Tom Doshit, i cili u shpreh: “Na jepni besimin, t’ju kthejmë shpresën. Unë jam një mbështetës­es i Amerikës dhe punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët është Reforma në Drejtësi. Në këtë reformë, unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në Parlament”. Ndërsa Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Doshin për korrupsion domethënës, kryeminist­ri Rama thotë se ai është engjëll përpara Sali Berishës dhe Ilir Metës. “Vetë ambasadorj­a më parë e ka komunikuar me publikun për atë që unë i kam thënë. Së dyti, nuk kemi asnjë dallim me ambasadore­n dhe së treti, unë dhe ne kemi ndërkohë një target më të gjerë se sa individi për të cilin flasim, sepse ne duhet të merremi me Saliun, përpara të cilit Tom Doshi është engjëll, duhet të merremi me Ilirin, përpara të cilit Tom Doshi është engjëll, duhet të merremi me Monikën, përpara së cilës Tom Doshi është engjëll. Ndërkohë për Tom Doshin unë nuk kam asnjë dallim nga ambasadorj­a dhe qëndrimi i Shteteve të Bashkuara”, do të shprehej Edi Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania