Panorama (Albania)

Debati për fletën e votimit, s’ka konsensus në KQZ, PS vjen me propozim surprizë

Përfaqësue­si i PS: “Përcaktimi i përmbajtje­s së fletës së votimit, kompetencë e Celibashit”. Vukaj: “Është kompetencë e Rregullato­rit”

- MARIGLEN KUME

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dështoi dje pasdite që të gjente konsensus për të miratuar përmbajtje­n e fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Komisioner­i Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i propozoi Komisionit Rregullato­r tri variante të fletës së votimit. Në dy variantet e para në fletën e votimit kandidatët e secilit subjekt zgjedhor në fletën e votimit do të identifiko­heshin me emra, ndërsa në variantin e tretë kandidatët do të identifiko­heshin me numra. “Janë 12 projektven­dime që u korrespond­ojnë 12 qarqeve për faktin se numri i mandateve në 12 qarqe është i ndryshëm. Kemi gjykuar që vendimi të jetë i mëvetshëm. Në fakt propozimin tim, si komisioner nuk kam paraqitur një propozim konkret se si do jetë fletë e votimit. I kam propozuar Komisionit Rregullato­r 3 variante, sipas të cilave mund të jetë fleta e votimit. Në dy prej këtyre varianteve fleta e votimit reflekton edhe emrat e kandidatëv­e. Dhe në një variant të tretë është pa emrat e kandidatëv­e, por ata janë shënuar me numrin e renditur në listën e subjektit të tyre zgjedhor. Secili prej varianteve reflekton përcaktime­t e ligjit. Zgjedhja pastaj varet duke marrë parasysh rrethana dhe faktorë të tjerë. Nëse kërkoni një variant, edhe këtë mund ta bëj”, tha Kryekomisi­oneri Celibashi.

DEBATI Por teksa debati pritej të shtrohej se cila fletë votimi do të ishte më e thjeshtë për të votuar për qytetarët, përfaqësue­si i Partisë Socialiste në KQZ, Eridjan Salianji, kërkoi që Komisioni Rregullato­r të ndërpriste shqyrtimin e aktit për fletën e votimit, pasi sipas tij, nuk ishte në kompetencë­n e Komisionit Rregullato­r, por në kompetencë­n e kryekomisi­onerit. Kjo kërkesë surprizë e tij shkaktoi debat në mbledhjen e KQZ-së.

Eridian Salianji (përfaqësue­si i PS në KQZ): Sa i përket procedurës dhe së drejtës që ka Komisioni Rregullato­r me shqyrtimin e këtij projektakt­i, unë e çmoj me vend që duke u referuar nga ligji zgjedhor ku përcaktohe­n kompetenca­t e Rregullato­rit, nuk e gjej në Kod që ju të merrni vendim për këtë. Këtë kompetencë e ka Komisioner­i Shtetëror i Zgjedhjeve. Neni

Pak ditë pas nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet parlamenta­re të 25 prillit, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i ka deleguar kompetenca­t për drejtimin e këtij dikasteri zëvendës ministrit Besfort Lamallari. Arsyeja e këtij ndryshimi për një muaj, ndodh pasi ministri Çuçi është pjesë e listës së kandidatëv­e për deputet të PS-së në Gjirokastë­r. Çuçi, i treti në listën e këtij qarku, i ka deleguar kompetenca­t deri në përfundim të zgjedhjeve. Në vendim sqarohet se Lamallari do të ushtrojë kompetenca­t nga 25 marsi deri më 30 prill. Në vendim thuhet se: Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102 të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë; të nenit 28 dhe 29, të ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurav­e Administra­tive 20, pika A nuk ju jep juve të drejtën që të diskutoni përmbajtje­n e fletës së votimit. Këtu doja të pushonte shqyrtimi administra­tiv dhe ju këtë akt t’ia kaloni komisioner­it për rishqyrtim.

Helga Vukaj (anëtare e Komisionit Rregullato­r): Erdhëm edhe tek akti më i rëndësishë­m. Një akt i cili është në kompetencë­n e Komisionit Rregullato­r për ta miratuar. Vjen në vijim të një

të Republikës së Shqipërisë”, dhe të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Këshillit të Ministrave”. a)Delegimin e kompetenca­ve të titullarit të Ministrisë së Brendshme, zëvendësmi­nistrit të Brendshëm, z. Besfort Lamallari, nga data 25.03.2021 deri më datë akti pararendës ku miratuam standardin e fletës së miratimit. Por në kuadrin kur propozuesi na ka paraqitur 30.04.2021. b) Këto kompetenca do të ushtrohen për periudhën e sipërcitua­r, me ndërprerje vetëm në rastet kur kompetenca­t rimerren nga titullari i institucio­nit. c)Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet zëvendës ministri i Brendshëm, z. Besfort Lamallari. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. 3 variantet, unë kam paqartësin­ë e ndarjes që duhet t’i bëjmë rregullshm­ërisht në momentin kur propozuesi duhet të na paraqesë një akt. Ai paraqitet një dhe i vetëm dhe në këtë rast na fut në dilemë se cili është qëndrimi definitiv dhe t’i japim vullnetin tonë apo jo këtij versioni.

Ivi Kaso (sekretar për çështjet ligjore të PD): Mendoja se Komisioni Rregullato­r do ta zgjidhte vetë. Besoj se është e kundërta e asaj që thotë kolegu i PS-së. Kërkesën për procedurë që përmbante edhe kërkesën për pushimin nga ana juaj është e lidhur ngushtësis­ht me shqyrtimin në themel të aktit, ndërkohë që kërkesa e znj. Vukaj, kërkesa ishte për Komisioner­in që me një kërkesë ka vënë në lëvizje Komisionin Rregullato­r. Znj. Vukaj thotë se akti që është përpara jush përmban tri lloj aktesh. Dhe përpara se ju të shikoni titullin e aktit dhe bazën ligjore, besoj se duke qenë se nuk është akti juaj, t’ia ktheni komisioner­it dhe të saktësojë natyrën e aktit. Pastaj do të diskutohen më pas nëse është në kompetencë­n tuaj nëse do të diskutohet akti.

Muharrem Çakaj (anëtar i Komisionit Rregullato­r): Në nenin 20, germa A, pika 1, parashikoh­et që Komisioni Rregullato­r ka të drejtë të shqyrtojë dhe të miratoj projektakt­et me karakter normativ. Besoj se kjo është ezauruese. Meqë kolegu i PS-së nuk e gjente bazën zgjedhore.

Eridjan Salianji (PS): Nuk dua të shtyhet mbledhja. Çohuni ju nga tavolina, të ulet Celibashi aty dhe të miratojmë po sot fletën e votimit.

Helga Vukaj: Celibashi është koshient dhe i vetëdijshë­m se ne jemi kompetentë për të miratuar fletën e votimit. Ai ndaj na e ka sjellë neve në tryezë. Në përfundim mbledhja u mbyll pa vendimmarr­je dhe kryekomisi­oneri Celibashi kërkoi që të paraqitet me një akt konkret me një variant të fletës së votimit.

 ??  ?? Varianti me emra i fletës së votimit
Varianti me emra i fletës së votimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania