Panorama (Albania)

“Të mos e shohim këtë Bashki si një ‘xhep’ dhe si tranzicion

-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kandidati për deputet Përparim Spahiu zhvilluan dje takime me gratë në Bashkinë e Kamzës. Kryetarja e LSI-së u ndjoh e surprizuar për pjesëmarrj­en e lartë të grave të LSI-së dhe këtë ajo e shprehu edhe gjatë fjalës së saj gjatë takimit. Ajo shtoi se Bashkia e Kamzës nuk duhet parë si një “xhep” që prodhon mitingje dhe revolta, por si një bashki në rritje që prodhon edhe intelektua­lë dhe ngre biznese fitimprurë­se. “Ne gratë dhe vajzat në Tiranë i kemi pasur shumë të fuqishme. Vite më parë ka qenë shumë e vështirë në Kamzë, sepse ishte zonë informale. Unë e kam parë në strukturat e rinisë ku ne kemi një pjesëmarrj­e të madhe të të rinjve që vijnë nga Paskuqani, Frutikultu­ra, Kamza. Të mos ta shikojmë Bashkinë e Kamzës si zonë tranzitore mes Veriut dhe Tiranës. Ne mendojmë që Kamza nuk prodhon vetëm mitingje dhe revolta, prodhon edhe intelektua­lë shumë të mirë, ngre biznese fitimprurë­se. Kamza ka sot një numër të jashtëzako­nshëm votuesish dhe banorësh. Ardhja e Përparim Spahiut nga Dibra në Tiranë në thelb kishte përfaqësim­in e kësaj zonë. Është e disata herë që vij në Kamzë dhe ndryshimi dhe ritmi është i jashtëzako­nshëm. Është hera e parë që ne kemi kaq gra në Kamzë. Ajo që më bën përshtypje është energjia pozitive që shikoj te njerëzit. Mendoj që angazhimi i Rimit, që vjen nga bota e financës. Rimi është fjalëpakë, por në debate pa kamera shkon debati 3 orë, sa i them aman Adam Smithin mos ta vazhdojmë më. Është një sfidë që e kemi të dy bashkë për të pasur atë rezultat që mendoj se do ta kemi në gjithë Shqipërinë”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së denoncoi zhvendosje­n e votuesve në listat e votimit, duke sjellë disa raste në Tiranë. “Puna me listat është bërë në mënyrë shumë ngatërrest­are, për t’i lëvizur njerëzit nga një qendër votimi apo tjetrën, ndërkohë që ato njihen nga kryepleqtë apo drejtuesit e njësive si votues kundërshta­rë të rilindjes. Ajo që më ka bërë përshtypje, një vendosmëri e njerëzve për të gjetur veten në listë dhe kur nuk e kanë gjetur vendin në listë, nga inati kanë thënë ‘jo vetëm do shkoj të votoj, por do bëj edhe të tjerë kundër tyre’”, shtoi ajo.

 ??  ?? Monika Kryemadhi, dje me gratë në Kamzë
Monika Kryemadhi, dje me gratë në Kamzë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania