Panorama (Albania)

Halit Valteri: Pse zgjodha PS dhe jo PD

-

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Halit Valteri, i ardhur në Parlament si përfaqësue­s i opozitës së re nga listat e Partisë Demokratik­e, një nga më kritikët e qeverisë tregoi dje arsyet pse pranoi të kandidojë me ngjyrat rozë. Një nga cilësitë e tij duket se është kritika e fortë ndaj PD-së. “Ndjej keqardhje edhe për shëmtinë se si e kanë katandisur atë parti, një parti ku ka pasur djem e vajza të mrekullues­hëm, të cilat bashkëjeto­nin me njëri-tjetrin, ndërmerrni­n nisma shumë të bukura opozitare, protestoni­m kudo ku mendonim që duhet të ishim një zë i fortë për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Sot po ndodh një problem shumë i madh. PD-ja është një aset kombëtar, është një aset i vlefshëm për të gjithë shqiptarët, por sot është kapur nga 5 njerëz”, tha Valteri gjatë një takimi me drejtuesin politik të qarkut të Tiranës. “I jam bashkuar Partisë Socialiste pas ftesës së Kryeminist­rit Rama për të qenë pjesë e një ekipi që punët që janë lënë për tu bërë t’i çojmë përpara, mos të jemi bllokadë për ato punë që janë për të bërë. Jemi në mes të pandemisë, në mes të rindërtimi­t. E imagjinon t’ia lësh Petrit Vasilit, apo Fatmir Mediut rindërtimi­n e vendit? Dashamir Shehit e Nard Ndokës pandeminë?! Është tmerr! Një nga arsyet më të forta që më bëri të marr këtë vendim është vajza ime Hera, sepse Hera, Kajani, Pirro, Grejsi duhet të rriten në këtë vend. Nëse unë punoj fort që fëmijët tanë të rritën në këtë vend, atëherë duhet të vazhdojmë programin e nisur nga kjo qeveri”, tha Valteri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania