Panorama (Albania)

Rama, replika me Bashën për takimet elektorale

“Dy botë, njëra lufton me virusin, tjetra bën përsheshe me virus”

-

Mes Kryeminist­rit Edi Rama dhe Partisë Demokratik­e nuk munguan dje replikat në distancë në lidhje me grumbullim­et elektorale dhe rrezikun e përhapjes së coronaviru­sit. Duke postuar dy foto, një nga procesi i vaksinimit në sheshin “Skënderbej” të të moshuarve dhe takimit elektoral të Bashës në Fier, ku ai u prit nga qindra simpatizan­të të mbledhur e ku u detyrua të hipte mbi kofanonë e makinës së tij për t’i përshëndet­ur, Rama shkruan se janë dy botë të ndryshme. “DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë. Vazhdon paralelish­t edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë”, shkruan Rama. Por nuk ka munguar reagimi i Partisë Demokratik­e e cila akuzon kryeminist­rin se dështoi për 8 vite duke ia shitur Shqipërinë oligarkëve. “Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë. Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësua­r jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve. Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratik­e ndaj Kryeminist­rit. Por Kryeminist­ri replikoi me deklaratën e selisë blu, duke mos kursyer ironinë kur e cilëson kryedemokr­atin dhëndër që sëmur dasmorët. Kryeminist­ri thotë se Basha mbledh qytetarët duke i rrezikuar nga infektimi i virusit. “O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullim­et e turpshme të papërgjegj­shmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bëjë dasmë teksa dhëndri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësis­ht”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania