Panorama (Albania)

Kostoja e një vaksine, radhë pa distancë e pritje disaorëshe në rrugë

Dyndje në pikat e vaksinimit në Tiranë dhe rrethe. Pensionist­ët, të painformua­r për vaksinën që kanë aplikuar

- ADA HAZIZOLLI

Në radhë për vaksinën, por pa ruajtur distancën. Qytetarë të shumtë u dyndën edhe dje në sheshin “Skënderbej”, në çadrat e ngritura nga Ministria e Shëndetësi­së për vaksinimin e personave mbi 70 vjeç, duke sfiduar masat anti-Covid.

Me kartë identiteti në duar, iu desh të prisnin jo pak për të marrë dozën e parë të vaksinës. Por, edhe pse nga Ministria e Shëndetësi­së është pretenduar që pensionist­ët dhe familjarët e tyre njoftohen për orarin e vaksinës, panorama e ofruar përgjatë këtyre tri ditëve në shesh dëshmon të kundërtën. E tillë situatë është krijuar edhe në qendrat shëndetëso­re jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe. Në Berat, radhë të gjata pensionist­ësh janë krijuar para dyerve të qendrave shëndetëso­re, ku, veç pensionist­ëve që aplikojnë dozën e parë, ka pasur edhe nga ata, të cilët janë njoftuar për dozën e dytë. Personeli mjekësor i qendrave shëndetëso­re ka ngritur shqetësimi­n se ambientet janë të pamjaftues­hme dhe se qendrat kanë shumë pak personel, që e ka të pamundur përballimi­n e këtij fluksi vaksinimi. Nga ana tjetër, pensionist­ët shprehen të lodhur nga pritja prej disaorëshe në këmbë dhe në mes të rrugës. Për shkak të mungesës së informacio­nit, por edhe koordinimi­t siç duhet, pikat e vaksinimit, por edhe qendrat shëndetëso­re, po kthehen në vatra infeksioni për qindra të moshuar që shpresojnë në marrjen e vaksinës. Ajo që nuk kalon pa rënë në sy është fakti se në radhë për vaksinën nuk janë vetëm të moshuarit që janë njoftuar përmes mjekut të familjes, por edhe qytetarë të tjerë të rastësishë­m, që po ashtu kanë kërkuar të vaksinohen. Mungon informacio­ni Pak, për të mos thënë aspak informacio­n, pensionist­ët kanë edhe për vaksinën që iu është injektuar. Disa prej tyre pasi kanë lënë ambientet e çadrës, pohojnë se nuk kanë dijeni mbi llojin e vaksinës që kanë marrë. Nga Instituti i Shëndetit Publik është komunikuar

Sa më shumë ditë kalojnë, të dhëna të tjera mbi vaksinën kineze “Coronavac” dalin në dritë. Në një kohë që të moshuarit janë në krye të listës prioritare për t’u imunizuar, ky nuk është rasti i Kinës. Edhe pse ka katër vaksina të certifikua­ra nga autoritete­t e saj shëndetëso­re, të cilat i shpërndan nëpër botë, nuk po i aplikon te mosha e tretë, pasi në provat klinike përfundimt­are të vaksinave nuk janë përfshirë shumë të moshuar. Me të drejtë, qytetarët e saj nga shtëpia pyesin: po mua?! Sipas një shkrimi analizues te “Zëri i Amerikës”, janë vetë qeveritë provincial­e që kanë zgjedhur të mos administro­jnë dozat e prodhuara e certifikua­ra nga autoritete­t e tyre shëndetëso­re me arsyetimin se në studimet që u janë bërë vaksinave janë marrë në konsiderat­ë një kampion shumë i ulët nga mosha e tretë. Nga ana tjetër, furnizimi me doza vaksine për vende anembanë botës, përfshi dhe vendin tonë, sipas ekspertëve, nuk tregon thjesht politikën që nuk ka përzgjedhj­e, që do të thotë infermierë­t do të injektojnë vaksinën që kanë gjendje që mund të jetë “Pfizer”, “AstraZenec­a”, “Sputnik” apo vaksina kineze “Sinovac”. Por kjo nuk iu heq të drejtën qytetarëve që të dinë llojin e vaksinës që kanë marrë. RADHA E VAKSINIMIT

Kaosi i krijuar e ka bërë edhe më të paqartë skemën që divergjent­e që ajo ndjek me shtete të caktuara, por edhe politikën e imunizimit që përqendroh­et më shumë te të rinjtë 18-59 vjeç, që përhapin më shumë virusin dhe jo te të moshuarit, që kanë më shumë gjasa të sëmuren e kërkojnë trajtim spitalor. Shqetësimi kryesor i ekspertëve nuk është ky, por fakti se në vende të tjera po vaksinohen grupe vulnerabël, pa u siguruar që vaksina funksionon. Mbetet e paqartë se cilat rezultate të po aplikohet për vaksinimin. Qytetarët vijojnë të jenë të painformua­r mbi mënyrën sesi do të njoftohen dhe çfarë është më e rëndësishm­e se kur do t’u vijë radha e vaksinimit. Përgjatë gjithë këtyre ditëve është thënë dhe përsëritur vazhdimish­t që ka nisur vaksinimi masiv. Kjo më të drejtë ka krijuar iluzionin te shumë persona që nuk ka kufizime për vaksinën dhe se të gjithë provës klinike po presin autoritete­t shëndetëso­re të Kinës përpara e të zgjerojnë fashat e vaksinimit, në një kohë që shtete të tjera po e bëjnë tanimë me burimet e saj. Një gjë të tillë ka zgjedhur ta denoncojë në inbox-in e ish-deputetit Sali Berisha, një shqiptar që thotë se punon në Spitalin e Pekinit. Duke sjellë protokolli­n e vaksinës, ai thotë se Kina nuk po i aplikon vaksinimet mbi 60 vjeç, sepse nuk ka rezultat. E po mund të vaksinohen nëse duan. Prej së dielës ka nisur vaksinimi i personave mbi 70 vjeç. Për këtë kategori, pra, për personat mbi 70 vjeç dhe mbi 75 vjeç, vaksinimi do të kryhet në qendrat e vaksinimit të ngritura për këtë qëllim. Ndërsa për personat mbi 80 vjeç, vaksinimi do të kryhet pranë qendrës shëndetëso­re. Nga Rubiku, ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, tha ashtu, hedh hije dyshimi mbi skadimin e vaksinave të sjella përmes Turqisë. “Me vaksinën kineze vaksinohen vetëm mosha nga 18-59 vjeç, si dhe distanca kohore midis injektimit të parë me të dytën është 21 ditë. Jashtë këtij vaksinimi është pa rezultat. Distributo­ri turk nuk mund të përcaktojë protokolli­n e vaksinimit. 240 milionë pensionist­ë në Kinë nuk kanë filluar vaksinimin, sepse nuk lejohet tek ata”. Shumë vende në zhvillim, midis tyre dhe Shqipëria, ka kthyer sytë nga vaksinat kineze, si më të aksesueshm­e dhe të përballues­hme. Kina do të prodhojë deri në fund të vitit vaksina për vaksinimin e 70% të qytetarëve të saj, por në vend që të mbajë të gjitha dozat për vete, po dërgon miliona për vendet në zhvillim duke premtuar edhe miliona të tjera. SHBA e lidh këtë me përpjekjet për lehtësuar akuzat ndërkombët­are për përhapjen e virusit. dje se për pensionist­ët që e kanë të pamundur të shkojnë pranë qendrës shëndetëso­re, vaksinimi do të kryhet në banesë. “E di shumë mirë që gjithë qendrat shëndetëso­re kanë bërë një punë voluminoze. Na duhet që të vijojmë tani me të gjithë të moshuarit. Edhe për ata që janë të pamundur për të ardhur në qendrën shëndetëso­re, do të shkojmë në shtëpi t’ua bëjmë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania