Panorama (Albania)

U kap nga RENEA, sëmuret Ardian Çapja, shtrohet në spital

Pati probleme kardiake, u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore

- Ardian Çapja

Në vijim të këtij operacioni, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Ardian Çapja, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar edhe një tjetër person, i cili fshihej në ambientet e banesës së shtetasit Ardian Çapja. Është vënë në pranga Ardi Çekani, person në kërkim, i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshti­mi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshti­m me vendimin e Gjykatës”. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjeçarit Çapja, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua­n edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.

Ardian Çapja, i cili u arrestua dy ditë më parë në Elbasan, gjatë një operacioni të realizuar nga forcat RENRA, është nisur me urgjencë në spital, për shkak të problemeve kardiake.

Çapja u arrestua pasi në bashkëpuni­m edhe me shtetas të tjerë dyshohet se ka porositur vrasjen e shtetasve Gentian dhe Nezir Beqiri, babë e bir, në vitin 2012. Ardian Çapja është arrestuar nga forcat speciale RENEA, pas një operacioni të zhvilluar në qytetin e Elbasanit. Akuza për të cilën është arrestuar 53-vjeçari është ajo e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në qytetin e Elbasanit nëntë vite më parë, ku viktimë kanë mbetur Gentian dhe Nezir Beqiri. Në operacion për kapjen e tij kanë marrë pjesë forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë për shkak se ai konsideroh­ej me rrezikshmë­ri të lartë, ndërsa është shpallur në kërkim nipi i tij, Florenc Çapja, 40 vjeç. Mësohet se arrestimi i Ardian Çapjas është bërë pas dëshmisë së një bashkëpunë­tori të drejtësisë të arrestuar pak kohë më parë në këtë qytet. Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit u krye në banesën e tyre, pasi i riu ishte i paralizuar dhe në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Edhe pse ruhej me policë në hyrje të shtëpisë, autorët mundën të shmangnin kontrollet dhe të kryenin krimin. Të arrestuar për këtë ngjarje janë shtetasit Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani dhe Klajdi Dokoli. Nga ana tjetër, Policia ka marrë në mbrojtje prokurorin që ka hetuar Ardian dhe Florenc Çapjan. Ritvan Sukaj është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit, pasi firmosi tri urdhra ndalimi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania