Panorama (Albania)

“Hajde ikim, se nëna e Gentianit doli nga shtëpia”

Organizimi i vrasjes në Elbasan, zbardhen bisedat mes dy shokëve

- Gentian Beqiri Nezir Beqiri

Gentianit. Kur janë afruat te dera kanë bërë re se ajo ishte e hapur. Në këtë moment Olsi Leka është kthyer duke zbritur poshtë te sheshpushi­mi dhe ka marrë babanë e Gentianit duke e ngjitur lart. Sapo janë futur brenda, Ervis Bardhi është drejtuar në drejtim të dhomës së Gentianit ku ka vënë re se ai ishte i shtrirë në një dyshek të vendosur në tokë dhe ishte në gjumë. Ervis Bardhi menjëherë ka nxjerrë nga brezi armën, pistoletë me silenciato­r dhe ka qëlluar në drejtim të Gentian Beqirit, i cili si pasojë e zhurmës së dëgjuar kur ata kanë hyrë, ishte ngritur në të ndenjura. Plumbi i parë i shkrepur nga arma që mbahej nga Ervis Bardhi e ka goditur Gentianin në faqe dhe pistoleta ka ngecur. Pas tërheqjes përsëri të këmbëzës, Ervis Bardhi ka qëlluar dhe tri herë të tjera Gentianin në kokë, duke e lënë të vdekur. Në këtë kohë, kur Ervis Bardhi ka qëlluar në drejtim të viktimës

Gentian Beqiri, Olsi Leka ka qenë pas tij së bashku me babanë e Gentianit, Nezir Beqirin, i cili duke parë veprimet e tyre ka filluar t’u thotë: “Çfarë po bëni?” Në këtë kohë Olsi Leka ka qëlluar me grusht në fytyrë shtetasin Nezir Beqiri, i cili ka rënë në tokë. Në kohën që ai ishte në tokë, Olsi ka filluar ta qëllojë me shqelma në gjoks. Pasi e ka qëlluar disa herë, Olsi ka shkuar në dhomën e ndenjes ku ka marrë një jastëk dhe ia ka vendosur shtetasit Nezit Beqiri në kokë, me qëllim që ai të vdiste. Nga veprimet e Olsit shtetasi Nezir Beqiri ka vdekur dhe në atë moment ata të dy, Ervis Bardhi dhe Olsi Leka kanë dalë nga banesa e shtetasve Gentian e Nezir Beqiri. Kur kanë zbritur në katin e tretë të pallatit, ata kanë marrë parukat dhe pasi i kanë vënë në kokë kanë dalë nga hyrja e pallatit për në drejtim të makinës që e kishin parkuar në rrugicën afër.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania