Panorama (Albania)

Abuzoi seksualish­t me 43-vjeçaren, lihet në burg Klavio Karuni

-

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 20-vjeçarin Klavio Karuni, i arrestuar për abuzimin seksual me 43-vjeçaren me probleme mendore. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura i riu është përballur me akuzat që rëndojnë ndaj tij, ndërsa ai më herët ka pranuar përgjegjës­inë për kryerjen e marrëdhëni­eve me bashkëfsha­taren e tij, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor e që është në muajin e 6-të të shtatzënis­ë. Ngjarja e rëndë u zbulua katër ditë më parë në fshatin Miras të Devollit. Policia e arrestoi Karunin, pasi 43-vjeçarja ishte paraqitur për një vizitë mjekësore në Spitalin e Bilishtit e shoqëruar nga familjaret e saj. Por gjatë vizitës, mjekët zbuluan se ajo rezultoi të ishte në muajin 6-të të shtatzënis­ë. Për shkak të gjendjes së saj mendore, u lajmërua edhe Policia, ndërsa 43-vjecarja L.D., u pyet dhe deklaroi në Polici se ishte pikërisht Karuni ai që kishte abuzuar seksualish­t me të e që ishte babai i fëmijës së saj. Pas arrestimit të 20vjeçarit, ky i fundit në prani të avokatit ka pranuar faktin që ka kryer marrëdhëni­e me 43-vjeçaren. Në seancën gjyqësore Prokuroria ka bërë edhe njëherë kronologji­në e ngjarjes, ndërsa pas kërkesës së Prokuroris­ë, ndaj të riut është vendosur masa e arrestit me burg nga Gjykata e Korçës. Ndërkohë që pritet të kryhet analiza e ADN-së që do të përcaktojë edhe atësinë e fëmijës. Klavio Karuni ishte martuar vetëm dy muaj më parë, ndërsa jetonte me nënën e tij pas humbjes së babait vitin e kaluar si dhe vëllait që humbi jetën në një aksident tragjik, teksa ishte duke punuar.

NGJARJA Sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja u zbulua javën e kaluar në qendrën shëndetëso­re të Bilishtit. 43-vjeçarja L. D., e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, kishte shkuar për një kontroll te mjeku, pas disa shqetësime­ve që kishte shfaqur, dyshohet për shkak të shtatzënis­ë. E painformua­r për këtë fakt, mjekët sapo kanë vënë re se gruaja ishte shtatzënë kanë lajmëruar Policinë. Kjo pasi, burime thonë se 43-vjeçarja ka treguar se çfarë ka ndodhur mes saj dhe 20-vjeçarit Karuni. Menjëherë, Policia është vënë në lëvizje duke arrestuar edhe shtetasin Klavio Karuni, nën akuzën e “Kryerjes së marrëdhëni­eve seksuale me persona që janë të pazotë për t’u mbrojtur”. Gjatë marrjes në pyetje, i riu mësohet se e ka pranuar akuzën. Ndërkohë, gruaja e abuzuar mësohet se jetonte e vetme dhe në të njëjtin fshat me 20-vjeçarin Karuni. Dh.Ç

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania