Panorama (Albania)

LDK vendos të mos pengojë Vjosa Osmanin për Presidente

Berisha mbështet LDK-në: Vendim konstrukti­v dhe burrëror

-

Të premten pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e Presidenti­t të ri të Kosovës. Për t’u zgjedhur Presidente kandidatja e Lëvizjes Vetëvendos­je, Vjosa Osmani, do të duhen 80 vota të deputetëve, vota të cilat Osmani nuk i ka.

Lëvizja Vetëvendos­je dhe koalicioni i saj kanë deklaruar se i kanë 60 vota të siguruara, por ato janë të pamjaftues­hme qoftë edhe për të zgjedhur një Presidente në raundin e tretë të votimit, në rast të dështimit të dy raundeve të para. Në atë raund duhet të paktën 61 vota që kandidati i votuar të zgjidhet President. Osmani priste votat e Lidhjes Demokratik­e të Kosovës, por edhe sikur të gjithë deputetët e LDK-së të votonin pro Osmanit, ishnënkrye­tare e kësaj partie, sërish nuk do të bëheshin 80 vota. PDK-ja dhe AAK-ja është e sigurt që nuk do ta mbështesin Osmanin, pasi nuk do të jenë fare në sallën e Kuvendit gjatë seancës së votimit. Ndërkohë kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se kryesia e kësaj partie ka vendosur që të jetë në sallë gjatë ditës së votimit të Presidenti­t, pa dhënë më tej detaje nëse do ta mbështesin apo jo Osmanin. Kreu i LDK-së tha se kjo parti do të mbajë qëndrim konstrukti­v në zgjedhjen e institucio­neve dhe pret që të njëjtin qëndrim ta mbajnë edhe paritë e tjera, gjatë këtij legjislaci­oni apo në të ardhmen, për të pasur institucio­ne funksional­e. REAGON EDHE BERISHA

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, ka përshëndet­ur vendimin e kryesisë së LDK-së për votimin e Vjosa Osmanit për Presidente. “Një përshëndet­je për LDK-në dhe vendimin e saj!”, ka shkruar Berisha. “Miq, kryetari i

LDK-së, z. Lumir Abdixhiku deklaroi publikisht se kryesia e LDK-së në një akt në vlerësimin tim në interesin më të mirë të Kosovës, ka vendosur me shumicë absolute votash t’i mundësojë Parlamenti­t të vendit zgjedhjen e zonjës Vjosa Osmani si Presidente

e Kosovës”, shtoi ai. “Me këtë rast shpreh kënaqësinë time dhe përshëndes nga zemra kryetarin e LDK-së, z. Abdixhiku dhe kryesinë e kësaj partie për këtë vendim largpamës, konstrukti­v dhe burrëror e në respekt të plotë të vullnetit të qytetarëve dhe interesave më të mira të Kosovës”, përfundoi Berisha. PD-ja, ku Berisha është pjesë, është në organizatë­n e njëjtë europiane si LDK-ja, me EPP-në. Kjo organizatë mbledh të gjitha partitë e krahut të djathtë konservato­r të Europës.

ABDIXHIKU TREGON PIKA TË PLATFORMËS SË OSMANIT Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zbuluar disa pika të platformës së kandidates për presidente, Vjosa Osmani. “Një platformë e ka të shkruar, nuk do ta publikoja unë, me siguri pretendent­ja nëse zgjidhet, e bën këtë para ose pas zgjedhjes. Pra, në platformën që e kemi diskutuar e shumë tema që janë aty, kemi një pajtim me të gjitha komentet që kemi dhënë”, tha Abdixhiku. Ai ka përmendur edhe disa pika të platformës, për të cilën thotë se kjo ideologji e Osmanit është ndërtuar me kohë brenda LDK-së. “Është çështja e dialogut, është çështja e funksionim­it kushtetues të Kosovës, çështja e përfaqësim­it jashtë, çështja e pavarësisë së gjyqësorit, çështja e pavarësisë e mekanizmav­e të sigurisë dhe është çështja e temave sensitive që i kemi pasur në tavolinë prej shumë kohësh. Tema, pak a shumë në brumin ideologjik të Osmanit, të ndërtuar me kohë brenda LDK-së, e përfaqësoj­në atë bindjen tradiciona­le të LDK-së, për shtet të pavarur sovran, si projekt përfundimt­ar”, u shpreh Abdixhiku.

 ??  ?? Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani
Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania