Panorama (Albania)

Në San Marino gjykon ai që i solli fat Skënderbeu­t

-

Sot Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë kualifikue­se për Botërorin “Katar 2022”, pikërisht në transfertë ndaj San Marinos. Sfida do të luhet në orën 20:45 dhe drejtësinë në këtë takim do të vendosë një treshe gjyqtarësh nga Norvegjia. Arbitër kryesor është Kai Erik Sten, ndërsa ndihmës të tij janë Jan Erik Engan dhe Anders Olav Dale. Arbitër i katërt është norvegjezi Rohit Sagi. Kryesori Kai Erik Sten është 32 vjeç dhe stemën e FIFA-s e ka marrë në vitin 2017. Ai ka vendosur drejtësi edhe për Skënderbeu­n në vitin 2018, në përballjen që skuadra korçare luante në transfertë me skuadrën nga Andorra, Sant Hulia, ku bardhekuqt­ë triumfonin me rezultatin 0-5.

Trajneri i Kombëtares Edi Reja shpesh deklaron se nuk është i prirur të bëjë eksperimen­te me formacioni­n, por vlerëson gjendjen e lojtarëve duke aktivizuar ata që janë më në formë. Gjithsesi, nga formacione­t që nisin ndeshjet, risitë apo të ashtuquajt­ura eksperimen­te nuk mungojnë, gjë e cila pritet të ndodhë edhe sot me San Marinon. Duke ditur nivelin e kundërshta­rit, që kurrë nuk ka fituar një ndeshje zyrtare, por edhe ngjeshja e ndeshjeve në këtë periudhë, me shumë mundësi sot trajneri Reja do t’u japë një shans edhe lojtarëve, të grumbullua­rve të tjerë në ekip që nuk kanë luajtur apo kanë pasur minutazh të vogël ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Formacioni - Në dallim nga dy ndeshjet e para, sot pritet që trajneri Reja të bëjë rrotacion të ndeshëm në ekip, duke u dhënë mundësi edhe disa lojtarëve të tjerë. Italiani nuk ka provuar formacion, por dilemat mbeten.

Tomas Strakosha do të jetë portieri titullar, ndërsa Hysaj do të mbajë shiritin e kapitenit. Rreshtimi i parë pritet të jetë 35-2. Strakosha do të jetë në portë, në mbrojtje pritet një rreshtim ndryshe me Hysjan, Ajetin dhe Hoxhallari­n. Mesfusha me pesë mendohet të përbëhet nga Roshi dhe Lenjani nga krahët, ndërsa Çokaj, Bare dhe Memushaj në brendësi. Dyshja sulmuese mund të përbëhet nga Manaj dhe Uzuni, të cilët mbyllën sfidën me Anglinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania