Panorama (Albania)

Shaland: Spanja model, por tentoj mrekullinë

-

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland është entuziast përpara ndeshjes me Spanjën, e vlefshme për fazën eliminator­e të Botërorit “Katar 2022”. Ai e konsideron këtë duel si një mundësi të artë për t’u rritur dhe për të mësuar. “Ndoshta jam shumë optimist, por është një mundësi e madhe për të mësuar dhe për të kuptuar se ku jemi, apo ku mund të shkojmë duke luajtur kundër ekipeve më të mira në botë”, tregon trajneri zviceran. 69vjeçari ka dashur të vlerësojë rritjen konstante të Kosovës, motiv për të cilin është krenar. “Ne e dimë që nuk do ta kemi zotërimin e topit dhe nuk do të bëjmë më shumë pasime sesa ata. Por, duhet të luajmë në sulm dhe nuk do të tentojmë të jemi në mbrojtje. Unë jam fans i futbollit spanjoll. Luis Enrike ka bërë një punë të shkëlqyer dhe tani nuk është vetëm tikitaka, por edhe shpejtësi dhe vertikaliz­im. Spanja është favorite për Botërorin”, deklaroi Shaland në konferencë­n e djeshme për shtyp në Spanjë.

KONFERENCA Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala detyroi gazetarin e gazetës “AS” që të përmendte emrin e Kosovës në pyetjen e tij. Gjatë kësaj kohe spanjollët kanë thumbuar Kosovën duke e konsiderua­t territori i Kosovës dhe jo shteti. Gazetari i bëri një pyetje trajnerit nëse pret ndryshime nga Luis Enrike, por Shala këmbënguli: Për kë trajner është pyetja? Gazetari vazhdonte të bënte finte sikur nuk e kuptonte, deri sa menaxheri i “Dardanëve” u tregua i prerë. “Për trajnerin e kujt skuadre është pyetja, sepse në mediat tuaja nuk përmendet emri i shtetit tonë?”, ishte pyetja e tij. Gazetari u bind duke thënë për trajnerin e Kosovës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania