Panorama (Albania)

Indeksimi, kur nis shtesa për pensionist­ët

Pavarësish­t fushatës dhe kufizimeve të KQZ, pensionist­ët do të përfitojnë edhe këtë vit indeksimin. Gazeta zbardh sa pritet të jetë rritja mujore që nis nga 1 prilli. Në total, 24 milionë USD

-

Edhe pse nuk ka ende një vendim të miratuar për indeksimin e pensioneve, efektet pritet që të nisin që prej datës 1 prill, çka do të thotë se bashkë me pensionin e muajit që vjen, pensionist­ët do të marrin edhe shtesën.

FONDI Këtë vit janë planifikua­r 2.4 miliardë lekë apo 24 milionë dollarë, të cilët do të shkojnë për rreth 670 mijë pensionist­ë që janë në skemë. Në këto kushte, rritja parashikoh­et të jetë nga 2.5 deri në 3 për qind mbi masën e pensionit. Së paku kjo është ajo që pritet, duke marrë në konsiderat­ë faktin që pas ndryshimit të skemës nuk ka rritje, por vetëm indeksim, bazuar mbi normën e inflacioni­t. Shtesa e re do të aplikohet për pensionet e plota, ato të pjesshme dhe të reduktuara, pensionet familjare, të posaçme, të invalidite­tit, pensionet e ish-ushtarakëv­e, profesorëv­e etj. Në tabelë janë të listuara edhe kategoritë përfituese. Vendimi pritet të miratohet në mbledhjen e radhës së qeverisë. Përvoja e viteve të kaluara ka treguar se edhe nëse ndodh të miratohet me vonesë, efektet do të nisin që prej datës 1 prill. Kjo është përcaktuar edhe në relacionin e buxhetit për këtë vit, ku thuhet se “rritja e nivelit të përfitimev­e të pensionist­ëve sipas rritjes së indeksit të çmimeve të mallrave të konsumit dhe të shërbimeve, të përcaktuar në shportën e pensionist­ëve. Rritja është llogaritur me indeksin mesatar 2.5 % në vit, duke filluar në periudhën 1.04 i çdo viti, duke respektuar kështu edhe fondet e kontigjenc­ës”.

Kujtojmë që një vit më parë, pensionet u indeksuan me 2.3 për qind. Për pensionist­ët në fshat, pensioni minimal u rrit me 216 lekë, konkretish­t nga 9418 lekë që ishte arriti në vlerën e 9634 lekëve dhe ai maksimal nga 13 753 lekë shkoi 14 069 lekë në muaj. Ndërkohë që pragu për të gjitha kategoritë është 28.139 lekë në muaj.

SKEMA Ligji i ri ndryshoi në thelb edhe mënyrën e llogaritje­s së pensioneve, duke iu dhënë rëndësi kontribute­ve të derdhura ndër vite. Këtë vit, për të marrë atë që quhet pension maksimal, si burrat, edhe gratë, duhet të kenë 37 vite e 4 muaj periudhë kontributi­ve.

Lidhur me moshën e daljes në pension, për burrat vijon të jetë 65 vjeç, ndërsa për gratë mosha e daljes në pension është rritur me 2 muaj, përkatësis­ht nga 61 vjeç që ishte, është bërë 61 vjeç e dy muaj.

Formula përcakton një pension bazë dhe shtesën. Pensioni bazë është 7637 lekë, ndërsa shtesa bazuar në formulën e llogaritje­s së pensionit është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuesh­me, që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve të paguara.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania