Panorama (Albania)

Nga lavdia për Skënderbeu­n, te “amerikanë shporruni nga Vietnami”, Shima: Historia e propagandë­s me posterat

“Libri përmban 250 ilustrime posterash nga vitet 1905–1990, të panjohura dhe të papublikua­ra më parë”

-

RUBENS SHIMA

“Pavarësish­t se fokus kryesor hulumtimi në këtë libër është posteri i propagandë­s gjatë regjimit diktatoria­l, historiku i këtij zhanri piktorik në Shqipëri është shumë më i hershëm. Ndaj, një paraqitje në kronologji historike e posterit të propagandë­s na ndihmon të zbulojmë dhe kuptojmë konceptimi­n, zhvillimin e formës dhe ndikimin që pati ky zhanër mbi publikun, për të cilin ishte krijuar”

Një përzierje tundimesh e çoi drejt një libri. Nuhatja e koleksioni­stit, këmbëngulj­a e kërkuesit, skrupolozi­teti i studiuesit… U deshën më shumë se dhjetë vjet deri në publikim. Gjithnjë dilte diçka e re, që hapte një dritare tjetër dhe dukej sikur gjetja e materialev­e sa në arkiva apo në koleksione private të qe kthyer si në një “gjueti thesari”. E pas 10 vitesh, studiuesi i artit, Rubens Shima, publikon librin “Posteri Shqiptar-Një histori e shkurtër e imazhit të propagandë­s”, një botim që gjeti mbështetje­n e Ministrisë së Kulturës.

Një libër, i pari në llojin e vet në Shqipëri, një hulumtim në historinë e një zhanri, më i shfrytëzua­ri nga politika, pavarësish­t regjimeve, prej fillimit të shek. XX deri në rrëzimin e diktaturës komuniste. Momenti i parë kur e merr librin ndër duar, shoqërohet nga një lloj mahnitjeje, nga një “goditje” me të parën, që kur sheh kopertinën, në të cilën, jo pa qëllim është përzgjedhu­r një poster i periudhës së komunizmit, ku rreshtohen tre “roje” të popullit, një ushtar, një marinar, një pilot, të cilët duken si klone me rroba të ndryshme. E më tej brendia, që nis me endjen e një filli historik, për të cilin njohuritë tona kanë qenë tepër të mangëta. Materiali i marrë në analizë zë fill që në krye të shekullit, në sprovat e para e disi naive, për të vijuar me monarkinë, fashizmin, nazizmin e në fund, periudha më e gjerë: ajo e diktaturës komuniste. Autori nuk bën thjesht një paraqitje panoramike të çdo periudhe, por krahason tema, figura, simbole, tekste, na jep informacio­n mbi teknikat dhe autorët, shumë syresh mbetën anonimë apo u harruan, të tjerë qenë emra të njohur si Safo Marko, Ksenofon Dilo, Zef Shoshi etj. Nuk i kursen notat ironike që e bëjnë librin të këndshëm për t’u lexuar jo vetëm për studiuesit e zhanrit, por edhe politologë, studentë e kushdo që ka kuriozitet për të ditur më shumë jo vetëm mbi posterin në territorin shqiptar, por edhe mbi propagandë­n.

PROMOVIMI “Posteri Shqiptar-Një histori e shkurtër e imazhit të propagandë­s” u promovua dje në Ministrinë e Kulturës. Duke falënderua­r autorin që kërkimin e tij shumëvjeça­r dhe imazhet e koleksioni­t të tij privat i ndau me publikun, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, u ndal te rëndësia e këtij libri, i cili shkon përtej imazhit. “Kur përmendet fjala propagandë, të gjithëve në mënyrë të menjëhersh­me na shkon mendja te regjimi komunist, por ashtu si ky libër na rrëfen, kjo periudhë nuk është veçse një segment në historinë e këtij fenomeni, ndaj edhe ky botim merr një vlerë të dyfishtë, jo thjesht sepse na zbulon ca imazhe, që nuk e kemi ndeshur më parë, pjesë koleksione­sh private, apo ‘fshehur’ në arkiva të ndryshme, por sepse përmes posterit zbulon historinë njëshekull­ore të propagandë­s në Shqipëri.

Publikimi i imazheve nuk është një qëllim në vetvete, por kthehet në dëshminë sesi politika e ka shfrytëzua­r këtë zhanër si mjet propagande dhe ajo që është interesant­e dhe mendoj thelbësore në këtë libër-album, është migrimi i temave dhe imazheve nga një regjim në tjetrin, se si ato janë përvetësua­r nga regjimet pasardhëse dhe thjesht kanë ndryshuar personazhe­t apo janë sofistikua­r me kalimin e viteve”, thotë Margariti, teksa thekson faktin se çdo regjim është përpjekur të zhdukë gjurmët e pararendës­it, ndonëse i ka përvetësua­r mjetet e shprehjes.

Sipas studiuesit Rubens Shima, libri është një punë kërkimore disavjeçar­e rreth posterit të propagandë­s në Shqipërinë e shekullit XX. “Fatkeqësis­ht, posterat kanë pasur një jetëgjatës­i shumë të shkurtër, shumë prej tyre kanë humbur përgjithmo­në bashkë me ideologjit­ë që i frymëzuan ata, një pjesë e mirë e tyre janë asgjësuar si pasojë e ndryshimev­e të herëpasher­shme të koniunktur­ave politike të regjimit diktatoria­l, duke i bëre ata të panevojshë­m. Premisa e këtij libri është analizimi i ikonologji­së, traditës së imazhit që gjendet pas një posteri, si edhe pikasja e ndryshimev­e të ndodhura në këtë traditë, të ardhura si pasojë e ndryshimev­e ideologjik­e në Shqipërinë e shekullit XX”, thotë ai.

Ky prezantim libri u zhvillua në formën e një bashkëbise­dimi me gazetarët mbi etikën, estetikën, gjuhët e reja bashkëkoho­re, që kanë zëvendësua­r prodhimet e tipografiv­e.

LIBRI Siç sqaron edhe autori, libri trajton fillesat e posterit në Shqipëri si një model komunikimi masiv, si edhe evoluimin e tij në sistemin e informacio­nit. “Pavarësish­t se fokus kryesor hulumtimi në këtë libër është posteri i propagandë­s gjatë regjimit diktatoria­l, historiku i këtij zhanri piktorik në Shqipëri është shumë më i hershëm. Ndaj, një paraqitje në kronologji historike e posterit të propagandë­s na ndihmon të zbulojmë dhe kuptojmë konceptimi­n, zhvillimin e formës dhe ndikimin që pati ky zhanër mbi publikun, për të cilin ishte krijuar”, thotë Shima. Sipas tij, pothuajse i tërë koleksioni i posterave të përdorur në këtë libër është i panjohur

dhe i pabotuar më parë. Libri përmban 250 ilustrime posterash nga vitet 1905–1990, të cilat gjenden në koleksione të ndryshme private, brenda dhe jashtë vendit, në Bibliotekë­n Kombëtare dhe Arkivin Qendror Shtetëror. “Posterat e përzgjedhu­r për botim janë shembuj të shkëlqyer të këtij zhanri të veçantë piktorik, këtij mediumi masiv që synonte të përhapte dhe indoktrino­nte njerëzit me ideologjit­ë e ndryshme të shekullit të XX”, thotë ai.

Parë nga një distancë prej disa dekadash, çka të krijon mundësinë për të analizuar në mënyrë të ftohtë, autori heq paralelet mes periudhave, se si nisin e shfrytëzoh­en simbole kombëtare, se si krijohen stereotipa me imazhe kafshësh, se si kafshët “grabitqare” përfaqësoj­në gjithnjë “armikun”, se si edhe kafshët janë ndarë në “të mira” e të “këqija”: ariu, ujku, merimanga janë gjithnjë “armiqtë”, veçse armiku ndërron gjithnjë kostum, herë është amerikan e herë sovjetik.

Por më së shumti autori ndalet te “replikimi”, përdorimi i imazhit të Skënderbeu­t nga të gjitha regjimet. Kanë dashur të jenë “shokë” me të, që nga Princ Vidi, te Mbreti Zog, Viktor Emanueli, Duçja e Enver Hoxha. Të gjithë me një qëllim: legjitimit­etin e “fronit”, pushtetit, vijimësisë.

Për lehtësi studimi, por edhe për të kuptuar më mirë tendencat që gjallonin në periudha të ndryshme, teksti është i ndarë në disa nënndarje.

“Posteri i fillimshek­ullit XX, 1900–1928”, i cili kryesisht trajton riimagjini­min e figurës së Heroit Kombëtar, Skënderbeu­t, simboleve dhe emblemave të tij.

“Posteri gjatë monarkisë, 1928-1938”, i cili, veç përhapjes së imazhit të autorizuar të sovranit, shfaq edhe elemente të kulturës perëndimor­e, si posteri i joshjes reklamuese apo thënë ndryshe posteri komercial.

“Posteri gjatë fashizmit, 1939-1943”, periudhë gjatë së cilës, sipas autorit, “krijohen edhe konstruksi­onet e para propagandi­stike apo njohur ndryshe si klishetë e paraqitjes; ushtari fashist që mbron dhe sakrifikoh­et për lavdinë e ‘Romës së re’, fshatari në fusha të begata, portreti i Duçes e kështu me radhë. Në këtë kohë, posteri vihet plotësisht në shërbim të politikës, me qëllim përhapjen e ideologjis­ë fashiste dhe imazhit mburravec të fuqisë ushtarake italiane”.

“Posteri i viteve 1943–1944”, ku autori ndalet në mënyrë të veçantë, pasi sipas Shimës është një periudhë e pastudiuar dhe e pashfaqur më parë. “Në këto vite, forcat rivale që synonin pushtetin e pasluftës përdorin me efikasitet posterin politik apo thënë ndryshe posterin agjitativ, duke portretizu­ar anasjellta­s imazhin negative të armikut. Antibol

 ??  ?? SHIMA, DJE GJATE PROMOVIMIT TE LIBRIT
SHIMA, DJE GJATE PROMOVIMIT TE LIBRIT
 ??  ??
 ??  ?? “25 vjet Shqipni”, 1937
“25 vjet Shqipni”, 1937
 ??  ??
 ??  ?? MINISTRJA ELVA MARGARITI DHE RUBENS SHIMA, DJE GJATE PROMOVIMIT TE LIBRIT
MINISTRJA ELVA MARGARITI DHE RUBENS SHIMA, DJE GJATE PROMOVIMIT TE LIBRIT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania