Panorama (Albania)

Rama vijon fushatën me batuta, Basha: ja pse nuk do t’i përgjigjem deri më 25 prill

Kreu i PD: Akuzat e Ramës ndaj opozitës për t’iu shmangur dështimeve, s’do t’u përgjigjem, ky është fundi i tranzicion­it

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, vijoi dje turin e fushatës në qarkun e Fierit. Ai zhvilloi atje dhjetëra takime me mbështetës­it, por u ndal për të folur me gjatë me gratë e zonës, të cilat vuajnë më së tepërmi largimin e fëmijëve të tyre.

Ndonëse në kushte të ndryshme, por sipas raportimit të zonjave që ishin në takim me kryedemokr­atin Basha, arsyeja ishte e ngjashme: mungesa e mundësive për punësim dhe perspektiv­a në Shqipëri. Teksa mori fjalën, kryetari i PDsë, Lulzim Basha, u shpreh se në Shqipëri emigrimi nuk është thjesht një plagë, por është plaga më e madhe. Kjo, sipas tij, ka ndodhur për shkak të politikave të gabuara të qeverisë Rama në këto 8 vite. Duke marrë shkas nga Fieri, Basha tha se paratë që qeveria ka shpenzuar për incenerato­rin e Fierit (23 milionë euro) mund të ishin përdorur për trajnimin e mijëra të rinjve në profesione­t inovative, të cilat kanë më shumë mundësi për punësim në këtë periudhë që po jetojmë. Këtu Basha u ndal edhe te programi që ka PD-ja. Sipas kreut të PD-së, programi politik i opozitës aktuale, i përgatitur nga 500 ekspertë, synon të rrisë mundësitë e punësimit të të rinjve, duke ofruar mundësi trajnimi falas në 20 profesione dhe në 5 gjuhë të huaja.

Lulzim Basha: “Në Europë kërkohen sot afro 500 mijë programues, ata janë gati të paguajnë rroga, paga të cilat nisin në nivelin e pagesë së një deputeti në Shqipëri dhe shkojnë deri në 2000, 2500 e deri në 3000 euro. Por që të ndodhë kjo, duhet që qeveria të bëjë dy gjera: e para e punës, të krijojë kushte që investitor­ët të vijnë këtu dhe e dyta, të trajnojë rininë shqiptare që të jetë e gatshme për t’u punësuar në këto lloj punësh apo në punë të ngjashme me këto. As më shumë e as më pak nuk ka bërë Maqedonia e Veriut. Ka trajnuar mijëra të rinj në fushën e programimi­t, në fushën e industrisë automatike, në këtë që prodhojnë pjesë për makinat apo të semikonduk­torëve, fushë që ka shumë interes industria europiane. Çfarë interesi kanë ata? Ata sjellin specialist­ët e tyre që t’i trajnojnë profesiona­lisht të rinjtë, hapin fabrikat e tyre këtu, në vend që t’i hapin në vende të largëta në veçanti pas pandemisë, siç është fjala bie Kina apo India, i hapin në zemër të Europës dhe arrijnë që një punë, e cila kushton 3-4 fish deri në 10 fish më shumë për t’u bërë në Gjermani, ta bëjnë me një kosto më të ulët në vende si tonat. Po për ne çfarë leverdie ka? E para punës trajnojmë të rinjtë tanë, i trajnojmë në një profesion, i cili iu duhet për sot dhe për mot, se ekonomia po ndryshon dhe këto janë fusha në të cilat do të ketë kërkesë për punësim në 10-15-20 vitet e ardhshme. E dyta, leverdi që kemi është që bashkë me trajnimin e tyre vijnë edhe investimet”. Ndërkohë, nga ana tjetër, sipas Bashës, qeveria do të lehtësojë kostot e çifteve të reja. Ndihma do të konsistojë në dy drejtime: do të rimbursohe­n interesat e kredive të çifteve të reja për kreditë për shtëpi dhe për çdo fëmijë të sapolindur do të ketë 3 mijë lekë të rinj në muaj për 5 vite. Në fier kryedemokr­ati foli edhe për sulmet e Kryeminist­rit Rama ndaj tij. Sipas Bashës, fushata e sulmeve të Ramës është për të hequr vëmendjen nga dështimet ndaj ai ka zgjedhur të mos i përgjigjet. “Zotërinj, vëllezër, zonja, motra, gjyshër. Ka nisur një fushatë që nuk do i përgjigjem, dhe asnjë mos ketë dyshim, jo se nuk di t’i përgjigjem, por s’dua të harxhoj më kohën tuaj. S’dua të harxhoj kohën, po përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet. Deri më 25 prill s’kam punë me të. Unë kam punë me hallet e njerëzve, me ëndrra tuaja, planet tuaja, dalin e teprojnë për një njeri të përgjegjsh­ëm. Unë s’kam pse merrem me të, s’dua të merrem me të. Ky është fundi i tranzicion­it. Një politikan i përgjegjsh­ëm nuk e përdor politikën për teatër”, tha Basha

ZOTIMI PËR NAFTËTARËT Ndërkohë gjatë turit që pati në Fier, kreu i PD-së u takua edhe me naftëtarët. Basha u zotua para tyre se qeveria do t’u paguajë detyrimet e prapambetu­ra që i kanë shkaktuar kompanitë. Ndërkohë, theksoi se paratë që do të paguhen pagat e prapambetu­ra për naftëtarët nuk do të merren nga taksapague­sit shqiptarë, por nga kompanitë të cilat kanë shfrytëzua­r rafineritë. “Shteti shqiptar do të marrë përsipër pagesën e pa kryer nga kontraktor­i dhe do të përdorë pastaj të gjithë fuqinë e tij ligjore, të gjithë fuqinë e tij shtetërore që këtë pagesë ta rikuperojë nga ata që kanë mbushur xhepat. E mbaj mend fare mirë se çfarë ju kam thënë. Ato para ju do t’i merrni! Do t’i merrni si detyrim i përgjegjës­isë shtetërore ndaj jush, por ky është premtimi im ndaj jush. Premtimi im ndaj gjithë taksapague­sve shqiptarë është që asnjë qindarkë nga ato para që ju do merrni dhe që janë djersa juaj dhe do t’i merrni, asnjë qindarkë në fund të fundit nuk do të paguhet nga xhepat e taksapague­sve shqiptarë. Po përsëris shprehjen që ju kam thënë kur keni qenë të shtrirë në grevë urie: ‘Po, do t’ua nxjerrim ngado ku i kanë, në konto bankare, në pasuri të paluajtshm­e, në cash, po të jetë e nevojshme edhe nga hundët atyre që jua kanë vjedhur me të padrejtë”, tha kryedemokr­ati Basha. Në vijim kryedemokr­ati tha se pas 26 prillit rafineria do të vendoset në punë dhe kompania apo administra­ta, drejtorët që do ta administro­jnë do të jenë nën lupën e Policisë, Prokuroris­ë dhe ligjit antimafia.

Kryeminist­ri Edi Rama edhe gjatë takimit të zhvilluar dje në qytetin e Lezhës ka pasur si bazë të fjalës së tij katër personazhe­t kryesore politike në vend.

Ai nuk ka kursyer sarkazmën dhe ironinë kur tha se Lulzim Basha, është një dhëndër imagjinar, ndërsa shton se shkesi janë Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. “Thuaj Sali, Monika dhe Ilir dhe i ke thënë të tëra thotë kënga popullore. Por nuk janë tre, sepse vjen Nard Ndoka, Idrizi, Mediu, me këta do të bëni Shqipërinë e fëmijëve tanë. Por ku thonë që na votoni ne që të rrinë shqiptarët. Është e qartë që Luli është dhëndri që ka nisur se do bëhet i dasmë, me shpresën që ta hajë kush ta hajë. Nusja që kërkohet është Shqipëria, nuk kërkohet për Lulin sepse është si Gjinoja, por kërkohet për shkesët, për Ilirin, Saliun dhe Monikën. Ai është për të krijuar idenë që një dasmën do të ndodhë, djali është i mirë, por gjumi i tepërt i ka dëmtuar zonën që njeriu mendon, e krijon vatra infeksioni, por vetë rri lart në makinë dhe thotë dua nuse, e dasmorët poshtë bëhen përshesh. Këta po vazhduan kështu, larg qoftë, s’ia uroj askujt, por mitingun e mbylljes do e bëjnë te ‘Shefqet Ndroqi’. Këta aq kanë, dy gishta dhe Rama ik. Ndërsa ne jemi për të përzënë COVID-in”, tha Rama.

VOTA Kreu i qeverisë i tregoi të pranishmëv­e se përse edhe demokratët duhet të votojnë Partinë Socialiste. “Një pyetje kam unë me biznesmenë­t e vegjël. TVSH-në e keni zero sot, pse duhet të votojnë PD-në? Le të jenë, unë nuk i them të jenë me ne. Nuk iu pëlqej unë? Unë s’po ju kërkoj nuse, as të bëjmë krushqi, asgjë tjetër. Po ju them që kjo punë bëhet kështu. Kam treguar që di ta bëj këtë punë. S’të pëlqej unë, je me PD-në? E ke kollaj, tak, kaq, tak. Iki unë nga ekrani, del Luli. Shih Lulin kënaqu, merre fotografin­ë vërja në dyqan. S’ka problem. Do ta vësh në shtëpi,vëre. Votën do ma japësh mua, sepse taksën zero ta garanton kjo palë. Luli dhe ajo palë ku t’i je pjesë thotë do vë taksën e sheshtë. T’i fyesh këtyre të djathtën, ofendon gjithë të djathtën europiane e botërore. Këta s’janë as të majtë e të djathtë, këta s’dinë çfarë janë e çfarë duan të

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania