Panorama (Albania)

“Korrupsion në gjithë degët e qeverisjes”, raporti i DASH për Shqipërinë: Zyrtarët e përfshirë nuk po ndëshkohen

“Rrjetet klientelis­te porosisin ligje për investime të pakërkuara, të cilat miratohen me shumicë të thjeshtë në Parlament me shumë shkelje”

-

Organizata “Transparen­cy Internatio­nal” dhe Instituti për Demokraci e Ndërmjetës­im publikuan dje në Tiranë një raport mbi kapjen e shtetit, korrupsion­in e lartë dhe ligjet me porosi.

Sipas raportit më të fundit, Shqipëria ka një shtet të kapur nga korrupsion­i, ku individë të fuqishëm, institucio­ne, kompani e grupe të fuqishme brenda e jashtë vendit, komplotojn­ë që politikat, mjedisi ligjor dhe ekonomia t’u shërbejë interesave të tyre private në dëm të publikut.

Studimi përfshin 12 vitet e fundit, nga 2008-2020 dhe arrin në përfundimi­n se kapja e shtetit në Shqipëri është rritur ndjeshëm dhe se korrupsion­i i nivelit të lartë nxitet nga privatizim­i i pronës publike dhe i shërbimeve.

Ky raport mbështetet në një përmbledhj­e rastesh korrupsion­i të nivelit të lartë, që kanë të bëjnë me rrjetet klientelis­te, korrupsion­in në sistemin gjyqësor edhe ligjet e bëra me porosi.

Aty analizohen në detaje procese gjyqësore nga “Gërdeci”, “Meta-Prifti”, “ARMO”, “Tom Doshi”, “Majlinda Andrea”, “Gjin Gjoni”, “3 incenerato­rët”, “4 prokurorim­et e shëndetësi­së”, çështja “Tahiri”, “Dako”, “Gjiknuri-CEZ”.

Po ashtu, renditen edhe shembuj ligjesh të dyshuara se u bënë me porosi, si ligji special për Teatrin, ligji për mediat audioviziv­e, ligji për lojërat e fatit, për lotarinë kombëtare, ligjin për koncesione­t dhe PPP-të, autostradë­n Milot-Balldre, kompania “Air Albania”, apo mbi oferta të pakërkuara për ndërtim aeroportes­h, si ai i Vlorës, të cilat miratohen me shpejtësi dhe me mangësi nga Parlamenti, në mungesë të transparen­cës dhe konsultime­ve publike. Raporti vë në dukje tek ato raste mangësi në integritet­in e zyrtarëve shtetërorë, në korruptimi­n e sistemit gjyqësor dhe mënyrën si i trajton ai çështjet penale të korrupsion­it, si dhe në integritet­in e procesit ligjvënës.

“Shqetësim kryesor mbeten ligjet e bëra me porosi, të cilat lehtësojnë skemat e korrupsion­it të nivelit të lartë. Rrjetet klientelis­te porosisin ligje për investime të pakërkuara, të cilat miratohen me shumicë të thjeshtë në Parlament, duke shkelur shumë afate, procedura dhe rregulla të mirëqeveri­sjes”, tha Gjergj Vurmo, bashkautor i studimit.

Këto ligje, thuhet në raport, mundësojnë vjedhjen e burimeve kombëtare përmes procedurav­e jotranspar­ente të prokurimit, mungesës së integritet­it të procesit ligjvënës dhe mbikëqyrje­s parlamenta­re.

“Shumica e projektlig­jeve propozohen nga qeveria, por dokumentet e tyre mbështetës­e nuk shtjellojn­ë arsyet e propozimit të tyre. Qeveria anashkalon konsultimi­n publik, i cili, sipas raportimev­e nga shoqëria civile, nuk është sistematik dhe rrallë merren në konsiderat­ë”, thekson raporti.

Bashkautor­ja e studimit, Rovena Sulstarova, thekson nga përfundime­t se “mekanizmat institucio­nalë të kontrollit dhe balancës janë të pamjaftues­hme; kjo e nxit korrupsion­in e lartë, së bashku me administra­tën publike të politizuar dhe sistemin gjyqësor të korruptuar, që siguron pa ndëshkues h mëri nëpër autorët e krimeve ”.

Reformat kanë ecur në vazhdën e procesit të anëtarësim­it të Shqipërisë në BE, thuhet në studim, por ato nuk kanë qenë të suksesshme në frenimin e kapjes së shtetit dhe situata është përkeqësua­r dukshëm, bazuar në shqyrtimin e rasteve të korrupsion­it të nivelit të lartë dhe ligjeve të bëra me porosi.

“Këto prirje vazhdojnë pa u ndalur, pavarësish­t reformave të mbështetur­a nga BE-ja, që synojnë krijimin e një administra­te publike profesiona­le dhe një gjyqësor të paanshëm dhe profesiona­l”, thuhet në raport.

“Në dekadën e fundit u forcua bashkëpuni­mi mes politikës, biznesit dhe krimit të organizuar, një bashkëpuni­m, që vitet e fundit ka arritur kulmin e tij. Kontratat qeveritare për biznese të zgjedhura dhe të lidhura me funksionar­ë të spikatur publikë kanë çuar në keqadminis­trim të pasurive publike, humbje të jetës dhe rritje të borxheve financiare, që i rëndojnë taksapague­sit shqiptar”, thekson studimi.

Rrjetet klientelis­te me nëpunës publikë dhe interesa private ndikojnë në vendimmarr­jen e qeverisë, ndërsa këto skema korrupsion­i mbështeten nga pa ndëshkues h mëria që e siguron gjyqësori i korruptuar, thuhet në raport.

Ritmi i ngadaltë i Reformës në Drejtësi dhe boshllëku që solli rivlerësim­i i gjyqtarëve dhe prokurorëv­e bllokuan disa hetime dhe zgjatën hetime të tjera.

Gjykata Kushtetues­e dhe Gjykata e Lartë nuk funksionua­n për më shumë se dy vjet, thekson studimi, dhe kjo i ka gërryer mekanizmat e kontrollit dhe balancës së pushteteve, ndërsa pa ndëshkues h mëria solli përfitimet ë paligjshme.

Mungesa e ekspertizë­s në Parlament dhe largimi i opozitës nga Parlamenti në shkurt 2019 lehtësuan miratimin e ligjeve të bëra me porosi, theksojnë autorët.

Në raport thuhet se Parlamenti nuk i përmbushi detyrat kushtetues­e për të mbikëqyrur qeverinë dhe për t’u siguruar, që politikat publike u shërbejnë qytetarëve.

“Përballja me kapjen e shtetit në Shqipëri do të mbetet një sfidë e rëndësishm­e për shkak të trashëgimi­së së një qeverie autokratik­e, që përpiqet të kontrolloj­ë dy pushtetet e tjera, legjislati­vin dhe gjyqësorin - pasigurisë së rezultatev­e të Reformës në Drejtësi dhe një procesi politik të dominuar nga paqëndrues­hmëria”, thekson studimi i “Transparen­cy Internatio­nal” dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetës­im.

Në raport veçohet se integritet­i i procesit zgjedhor është dëmtuar rëndë nga bashkëpuni­mi mes partive politike, zyrtarëve publikë dhe grupeve të krimit të organizuar për blerjen e votave në zgjedhjet vendore dhe të përgjithsh­me në këmbim të shfrytëzim­it të institucio­neve publike për interesa private.

Raporti është pjesë e projektit të financuar nga Bashkimi Euro pi an :“Dhënia fund pa ndëshkues h mërisë për korrupsion­in e nivelit të lartë ose politik në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi ”.

Projekti synon të ulë korrupsion­in dhe kapjen e shtetit në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovin­ë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Turqi, si dhe të përmirësoj­ë qeverisjen, transparen­cën dhe llogaridhë­nien e sistemit gjyqësor dhe ligjvënies demokratik­e.

 ??  ??
 ??  ?? NGA MBLEDHJET E QEVERISE
NGA MBLEDHJET E QEVERISE
 ??  ?? Dje, gjatë prezantimi­t të raportit të TIA
Dje, gjatë prezantimi­t të raportit të TIA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania