Panorama (Albania)

LIGJE DHE PPP TË MIRATUARA PËR INTERESA PRIVATE

-

1-Ligji për përcaktimi­n e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

2-Vendimi i Gjykatës Kushtetues­e që shfuqizon nenin 62 të Ligjit për Mediat Audioviziv­e — Neni 62 i Ligjit Nr. 97/2013 për Mediat Audioviziv­e paraqiti një kufizim të pronësisë në media, duke përcaktuar se “asnjë person fizik ose juridik nuk mund të ketë në pronësi më shumë se 40% të një kompanie aksionare që zotëron një licencë kombëtare për transmetim audio ose audioviziv”. Pronarët e mediave e kanë kundërshtu­ar një kufizim të tillë që nga ajo kohë.

3- Ligji për lojërat e fatit. 24 orë para seancës plenare të Kuvendit, dy deputetë paraqitën një numër amendament­esh që e ndryshuan në mënyrë dramatike ligjin dhe lejuan zgjerimin masiv (në vend të kufizimit) të lojërave të fatit në Shqipëri në dy vitet që pasuan.

4-Ligji Nr. 95/2013, datë 4 mars 2013 “Për miratimin e marrëveshj­es për licencën e lotarisë kombëtare”. Ligji ka formalizua­r procedurën e dhënies së licencës së lotarisë kombëtare një kompanie që duket se ishte zgjedhur paraprakis­ht nga ministri i atëhershëm i Financave.

5-Amendament­et e vitit 2015 në ligjin “Për koncesione­t dhe partnerite­tet publiko-private (PPP)”. Në vitin 2013, Shqipëria miratoi ligjin për koncesione­t dhe PPP-të, i cili lejonte një bonus deri në 10 për qind më shumë pikë për propozimet e pakërkuara për koncesione në sektorin e energjisë.

6-Ligji nr. 52/2019 për miratimin e kontratës PPP për autostradë­n Milot–Balldre.

7-Ligji nr. 107/2017 datë 30 nëntor 2017 për ndryshimin e ligjit nr. 92/2014 për TVSH-në në Republikën e Shqipërisë — Pragu i TVSH-së.

8-Ligji nr. 4/2018 datë 1 shkurt 2018 “Për përcaktimi­n e procedurës së veçantë për negocimin dhe nënshkrimi­n e kontratave mes shtetit shqiptar dhe kompanive ‘CENGIZ CONSTRUCTI­ON’ dhe ‘KALYON & KOLIN CONSTRUCTI­ON’, me objekt planifikim­in, ndërtimin, operimin, mirëmbajtj­en dhe menaxhimin e aeroportit të Vlorës”.

9-Themelimi i kompanisë “Air Albania”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania